POLITIKA KOMBËTARE

Jehona e jashtëzakonshme e dokumentarit

Mustafë Shabani: 27.11.16 Emmendingen

Në RTV Dukagjini me një sukses të paparë u dha premiera e shumëpritur e filmit dokumentar kushtuar kolonel Ahmet Krasniqit.

Ishte shoqata humanitare: “Sali Çekaj – Zvicër“ dhe anëtarët e sajë përkundër faktit që të njëjtit ndan kafshatën e gojës, ata të cilët hoqën të zitë e ullirit derisa e realizuan filmin, i cili ka bërë jehonë t madhe gjithandej ku flitet dhe ndihet shqip, gjithandej dhe kudo që koloneli kishte lëne gjurmë .

Vetë realizimi i filmit dhe vështirësitë me të cilat u ballafaqua finalizimi, të kujtojnë jetën dhe veprën si dhe perpecit e kryepersonazhit të regjisorit Fatos Lokaj.

Filmi ka kohën, hapësirën, vendin, temën, subjektin dhe kompozicionin, gjuhën artistike dhe stilin e regjisorit, i cili është shumë i kapshëm dhe tepër i veçantë.

Mesazhi dhe ideja

Filmi nxjerrë dritë rolin dhe rëndësinë e njeriut dhe kolonelit në shoqëri, dhe kjo po u pengonte atyre të cilët nuk e dëshironin atë , andaj edhe sot e kësaj dite dalin si pengesa.

Realizimi ishte penguar në forma dhe mënyra të ndryshme dhe llojllojshmëria e tyre ,me ose pa vetëdije, finalizimin e këtijë projekti e bën edhe më të rëndësishëm dhe me vlera të cilat fjalët e mia nuk mund ti përshkruajnë as për së afërmi.

Mu ashtu sikur vetë dalja e kolonelit në skenë nuk është rastësi,sepse ai ka rrënjë të thella kombëtare, po ashtu nuk janë rastësi as pengesat me të cilat ballafaqohet gjatë gjithë jetës së tijë ,e cila ishte më shumë luftë se sa jetë ,andaj edhe pengesat të cilat dualën gjatë realizimit të filmit nuk jan rastësi.

Premiera e filmit përmbyll dhimbjet dhe homazhet për engjëjt tjerë të lirisë, dhe na vie si lajmëtar i ditës së flamurit të shenjtë. Premiera e filmit sjell faktet te cilave mund tu tremben vetëm hienat dhe vrasësit e passhpinës!!!

Unë ju gezova pa masë daljese në dritë të filmit dhe në rastin e parë kur më ipet mundësia, do të mirrem me një shkrim më të gjatë, mirëpo tani shfrytëzoj rastin të përshendesë editorin: shoqatën „Sali Çekaj“ Zvicër, kontributi i të cilëve është shembulli më i mirë për Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën.

Një falemënderim i madh regjisorit deri ne perkulje i cili ka marrë guximin qytetar, njerëzor dhe intelektual, të realizoj diçka e cila ishte krijuar si mollë e ndaluar nga ata të cilët nuk e duan dhe nuk e deshën Lirin e Kosovës së cilës askush nuk i a dha më shumë se sa koloneli.

Ishte ushtari i tij besnik Saim Tahiraj, ai i cili i kreu urdhrat ushtarake të atdheut si dhe amanetin e tij.

Falënderim po ashtu i madh RTV Dukagjinit i cili publikoj filmin i cili do shkruaj historinë më të re të Kosovës.

Zoti ju bekoftë!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *