OPINIONE

Pse ia kanë frikën hoxhallarët flamurit kuq e zi si djalli kryqit?

Shkruan: Gani MEHMETAJ

1.
Para festës së flamurit një pjesë e xhamive në Kosovë, në Shqipëri e në Maqedoni ziejnë nga tërbimi i hoxhallarëve të cilët shkumëzojnë kundër shpalljes së shtetit shqiptar, duke mos e thënë asnjë fjalë të keqe për pushtimin e territoreve etnike nga Serbia e Mali i Zi. Vajtojnë me përulësinë e pjata lëpirësit pse u dëbua Turqia, ndërsa nuk u del asnjë ofshamë a psherëtimë pse nuk u bë shteti shqiptar ashtu si duhej të bëhej, në tërë hapësirën shqiptare. Një hoxhë agresiv i Shkodrës e vë në ballë të xhamisë vulën e sulltanit gjakatar që vrau mijëra arbëror. S’ka zog shqiptari a pushtetari që mund t’ia heq këtë shëmti. Apo nuk duan, sepse dikush ua ka shkel bishtin më këmbë? Ajo që bëri hoxha me mentalitet anadollaku, është njëjtë sikur në xhami të Kosovës të vihej fotografia e Milosheviëçit, vrasësit tjetër të shqiptarëve. Hoxhës së Shkodrës feja e tij ia ndalon të vë portrete të Sulltanit gjakatar, ndryshe do ta bënte.

Po në Shkodër dy-tre ditë para përvjetorit të pavarësisë dikush hodhi koka “kurbanesh” në rrugën e këmbësorëve, mbase për t’i paralajmëruar shkodranët se Turqia do të kthehet një ditë më gjak e koka të hequra. Dikur po këta shpirt shitur për të nxitur vëllavrasje shqiptarësh, hidhnin koka derrash nëpër xhami. Shkodra po përdhoset nga islamikët muajve të fundit si asnjë qytet tjetër, pikërisht pse dikur ishte simbol i veriut shqiptar nga Prishtina deri në Shkup e Tetovë. Kërcënimet islamike e detyruan organizatorin ta bartë ndeshjen në Elbasan.

2.
Kreu i BIK-ut në xhaminë kryesore të Prishtinës e ka vënë dhe e ve në spikamë flamurin turk, ndërsa kurrë nuk e ka vënë flamuri shqiptar. Po në këtë xhami e në xhami të tjera ka qëndruar dikur për festa shtetërore flamuri serbë e jugosllavë. Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës e lavdëroi Sulltan Muratin vrasësin e mijëra arbërorëve. Po ky hoxhë servil një herë e lavdëroi Gulenin, duke e krahasuar më shenjtorin e myslimanëve, pastaj e kafshoi gjuhën dhe e lavdëroi Erdoganin, duke u përpjekur të përmirësonte gabimin e parë, meqë Erdogani e bëri armik, Gulenin, ish-pejgamerin e kreut të BIK-ut. Servilizma të tilla nuk ndodhin askund tjetër në botë. Dhe ai qëndron në krye të organizatës së vet në mënyrë të paligjshme, falë qëndrimit puthadorë e mbështetjes së hapur turke. Pushtetarët tonë nuk duan ta prishin më Ankaranë. Hoxhallarët që mendojnë e veprojnë ndryshe janë margjinalizuar, ose ndiqen.

3.
Nga simbolet kombëtare pjesë e konsiderueshme e hoxhallarëve e urrejnë flamurin kombëtar, por kurrë nuk kanë folur më urrejtje apo më përbuzje për flamurin serb, në emër të të cilin Serbia vrau mijëra shqiptarë. Hoxhallarët u thonë besimtarëve të festojnë, ose të kujtojnë luftërat e përgjakshme okupuese arabe e turke, por kurrë nuk u thonë, festojeni 28- nëntorin, ditën e shpalljes së pavarësisë, apo nuk u thonë festojeni ditën e kthimit të Gjergj Kastriotit në Krujë. Nuk ka klerikë fetar në faqe të dheut, sikurse hoxhallarët tonë që punojnë kundër kombit e shtetit të tyre. Dhe askush nuk i pengon.

Është e habitshme se si pjesës jo e pakët të hoxhallarëve nuk u del kurrë nga goja asnjë fjalë e keqe apo ndonjë mallkim kundër Serbisë që masakroi aq shumë shqiptarë të pafajshëm, nuk u shkon as nëpër mend të paraqesin në predikimet e tyre krimet turke ndaj shqiptarëve, por nuk u shpëton pa i mallkuar heronjtë shqiptarë që kontribuuan në luftën kundër perandorisë turke, nuk u shpëton pa gënjyer për historinë e shqiptarëve, duke e propaganduar versionin serb të historisë sonë. Kur predikojnë nëpër xhami, ata nuk e përçojnë fjalën e Zotit, ata bëjnë politikë kundër interesave tona kombëtare, na turpërojnë e dëmtojnë rëndë, duke mobilizuar të rinjtë që të luftojnë për islamin, por asnjëherë nuk kanë predikuar që ta luftojmë pushtuesin serbë. Ata e përçojnë fjalën e djallit që i cyt të denigrojnë heronjtë, të fyejnë flamurin kombëtar, duke e lartësuar ish pushtuesin.

Në fëmijërinë time pjesë e madhe e hoxhallarëve pa fije turpi e lavdëronin Jugosllavinë. Sipas tyre Jugosllavia po na jep bukë, liri e të drejta më të mëdha në botë. E madhëronin Titon, të cilin herë e venin para Zotit, herë pas Zotit, apo e barazonin me Zotin. “Tita dhe Zoti na e fali jetën”, çirreshin shumë prej tyre, duke harruar se mijëra shqiptarë të Kosovës e të Maqedonisë nuk mund ta dëgjonin këtë lavd, sepse ushtria serbo-malazeze e Titos i vrau mizorisht.

Dikur hoxhallarët e shitur, ngurronin ta shanin më aq pafytyrësi flamurin kuq e zi, sikurse e shajnë sot, megjithëse ishim nën okupim. Atëbotë kishin frikë nga të rinjtë që do t’ua bënin kokën me xhunga në terrin e natës larg nga sytë e UDB-së që i mbronte hoxhët. Është e habitshme që askush nuk u reagon, as nuk ua tharton turinjtë atyre që flasin kundër Ditës së pavarësisë, kundër flamurit shqiptar dhe kundër Gjergj Kastriotit. Kush i mbështet aq fuqishëm sa të bëhen të pafytyrë e trima kundër shqiptarëve, kur dihet që historikisht pjesë e madhe e hoxhallarëve janë treguar burracak.

Pse ia ka frikën një pjesë e konsiderueshme e hoxhallarëve flamurit kuq e zi mu si djalli që ia ka frikën kryqit? Druajnë se do të mbeten pa fonde? Nuk janë shqiptarë as nga nëna, as nga babai? Janë mendërisht të sëmur? Por një gjë dihet një pjesë e tyre janë më fytyra të vrerosura nga tehuajësimi e çnjerëzimi që kanë përjetuat.

6 thoughts on “Pse ia kanë frikën hoxhallarët flamurit kuq e zi si djalli kryqit?”

  1. Pasi vertete kshtu qendron puna atherë duhet ba nji referndum ne te gjitha trojet shqiptare. Kush eshte islam qe pretendon lindjen e kush eshte shqiptare qe pretendon perendimin edhe shpirtnisht.Pastaj te ndahen dhit prej dhenve .Ma ne fund te dali nji lider dhe ti prij grixhes, sepse nese vazhdojme keshtu ne u fundosem perfundimisht.Populli thot se me,, rrena nuk shkohet ne xhenet,,

    1. Meti,
      Nuk ka nevoj per referendum, por eshte mire qe ne SHQIPTARET pa kurfar ngurrimi te thojme ne : JEMI SHQIPTAR………..ndersa keto egersira dhe hordhi muslimane le te shkojne ne faltoret e tyre……por mos ti lejojme te na imponojne neve SHQIPTAREVE kulturen primitive arabootmanike.

  2. z. Gani Mehmetaj,
    Ju e keni parashtruar si titull…pse muslimanet e trojeve SHQIPTARE e urrejne flamurin SHQIPTAR.

    Un e kam pergjegjen precize ne kete pyetje te juaj si vijon:

    Postulati dhe rregulla kryesore qe perhapet te Muslimanet ne Kosove , por edhe ne Shqiperi, e veqanersisht ne Maqedoni, eshte se Musilmani nuk ka komb, por i ndalohet perkatesia kombetare….ne rastin tone SHQIPTARE.

    Pra Islami eshte antikombetar dhe ky antikombetarizem i urdheron te gjithe Muslimanet e Kosove(30-32 mije) qe te luftojne dhe urrejne qdo cilesi apo qdo karakteristike te kombit SHQIPTAR. Nuk kam informata se , sa Musliman jane ne Shqiperi , ose Maqedoni sepse nuk e di numrin e faltoreve Islamike dhe numrin e Muslimaneve qe praktikojne religjionin e tyre te importuar primitiv dhe terrorist nga Arabia Saudite si filozofi, dhe nga Turqia si dhune ne okupimin 500 vjeqar.
    Gjergj Kastrioti e filloi qlirimin nga otomanet islamik me kete flamur qe urrehehet nga hordhite Islamike te udhehequra nga NaimTrrnava, Xhabir Hamiti, Shefqet Krasniqi, dhe te mbeshtetura nga Rexhep Qosja, Shpend Ahmeti, Albin Kurti, Lutfi Haziri, Halil Matoshi edhe idiotet tjere islamik te Kosoves.

    Te Gjithe Muslimanet e Kosoves (30-32 Mije) e ndiejne vehten Musliman e jo SHQIPTAR. Pra nuk eshte e vertete ajo statistika e KIPRED-id se 32% te Muslimaneve te Kosoves e ndiejne vehten si Musliman, por 100% qdo Musliman i Kosoves e ndien vehten Musliman dhe urren gjitheqka qe eshte SHQIPTARE.
    Muslimanet e Kosoves kane prejardhje te ndryshme(Shqiptare, Rome , Serbe, Boshnjake, Turke, Hashkalike….)dhe absolutisht nuk deshirojne asgje te kene te perbashket me Shqiptaret. Qdo Imam Musliman i Kosoves ne qdo Xhami, ne qdo bisede private, ne qdo bisede neper Oda, apo kudoqofte urdherojne qe Muslimani te mos martohet me SHQIPTAR, ose me Shqiptar te Kosnfesionit Katolik, por iu lejon te martohen me Serbomusliman te Bosnes, apo TurkoMusliman , apo me Banglladesh Musliman….por jo me SHQIPTAR ….Kjo eshte 100% e vertete.

    Prandaj edhe rrenat per tolerance fetare jane rrena antishqiptare, sepse TOLERANT JEMI NE SHQIPTARET, ndersa Muslimanet jane absolutisht jotolerant, por i marrin kreditet apo meritata per tolerance prej neve SHQIPTAREVE.

    Besoj i nderuar Gani qe te spjegova pse Muslimani e urren FLAMURIN SHQIPTAR.

    P.S. Po e pres me padurim diten kur nje dite Gani al Mehmetaj te quhet Ilir Dardani,

    Un e kam bere kete.
    Përgjigje

    1. po i pergjithesoni kure thoni te shqiptaret mysliman duhet te nsem se pari nga vetevetja stergjysh gjysh babe e ne si pasardhes te tyer jemi mysliman shkojme ndonjeher ne xhami pore ne jeten tone dhe ne familjen tone skemi pase simbole tjera pos shqiptare gjdo fest e ngris flamurin kombetare ne kulme te shtepise prandaj na ofendon kur thua 100% te muslimanve jane anti kombetare kam shkrua edhe me heret per asimilimin masiv te Prizerenit askush sme perkrahu veteme ndonje pelqin verbal nena na ke rrefye mbi jeten e Mulla Idriz Gjilanit ku ne familjen e saje ka qen i strehuar jo si perkrahes i turqise po i qeshtjes kombetare dhe ne funde ku na qone ky kualifikim apo e keni pase sa per te thene diqka

      1. Sejdi muslimani,

        Gjysh e stergjysh kane qene te pafe….sepse Islami qe njihet si tradicional nuk ka qene Islam por hajgare….

        Islami qe sot e praktikojne ne Kosove ESHTE islam i rregullt dhe i vertete. Naim Trrnava, Xhabir Hamiti, Lavdrim Muhaxheri, Ridvan Haqifi, Fuad Ramqi, Mazllam Mazzlami keta jane Muslimanet me te mire te mundshem….por nuk jane SHQIPTAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *