KULTURA

Ç῾FARË MË THUA BAC, E DI!

Agim Desku – Në ditëlindjen tënde, bac! 28 Nëntor 1955 Prekaz

Çfarë të them, e di bacë Adem
Edhe çfarë më thua, e di.

Të lehtë e keni fytyrën time ta vizatoni
Të bëni mijëra foto në ditëlindjen time
Të më përqafoni fortë sa do më shkulni nga këtu
Por unë edhe në lapidar mbijetoj siq kam mbijetue.

Nuk e kam edhe të lehtë të të vizitoj bacë
Kam shumë frikë për brezat që mos të ju harrojnë
Sepse unë isha bashkëluftëtari yt në mijëra beteja
Babai im ishte bashkëluftëtar me babë Shaban Jasharin.

Edhe gjyshi e stërgjyshi njëjtë luftuan,u masakruen e mbijetuan
Mbijetuan bashkë me tokën e Zotit e të zanave që shqip frymojnë
Por, ti bacë Adem shkove larg ,u ngrite dhe zbrite bashkë me yjet
A flijohet një komb,një Evropë sikur ti bacë për atdhe .

Të dytë e dijmë ku mund të takohemi me zemër e dhembje lirie
Për fjalën e besën kur një ditë dhe tërë jetën do të këtë Shqipëri
Nëse e tërë bota më genjen sytë e mi kurrë nuk më gënjejnë
Se si dua të të shoh emrin tënd bacë Adem valvitur flamurit kuq e zi.

Sa vështirë e kam të të ruaj në zemër që nuk arrite ta sheh Mitrovicën e bashkuar
A kam frikë për brezat që ti nuk je sot,për ujin që fle e armiku nuk fle
A kam frikë për gurët e murët që kurrë nuk dijnë të bëhen Kala shqipesh
Bacë, merr pak lotë nga mijëra lotë nënash ,motrash e fëmijëve bonjakë.

Kurrë s῾ka numrër zhdukjesh, masakrash, vrasje ëndrrash
Për lirinë as që bëhej fjalë dje, as sot, për nesër vetëm Zoti di
Ku do të jesh ti dhe ku unë me Shqipëri
Për ty bacë e di mbetesh diell për sëcilin brez sot dhe nesër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *