Petrit Belliu, Kryetar i Qendrës Shqiptare për Kulturë Demoratike "Fan Noli"
OPINIONE

ÇKA DUHET TË MËSOJNË SHQIPTARËT

Shkruan Petrit Belliu, Diplomat dhe President i Qendrës Demokratike “Fan Noli”

SHQIPTARËT DUHET TË MËSOJNË SE, SIPAS LISTAVE TË BËRA NGA SHËRBIMET SPECIALE SERBE DHE TË DËRGUARËT E POSAÇËM JUGOSLLAVË (GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE), U HARTUAN LISTAT E PERSONAVE DHE FAMILJEVE ATDHETARE, PROTAGONISTE DHE PËRGJEGJËSE PËR SHPALLJEN E PAVARËSISË KOMBËTARE NËPËR RRETHE DHE NË KUVENDIN KOMBËTAR TË VLORËS, (QË SIGURISHT PËRFSHININ EDHE ATA TË KONGRESIT PËR SHKRONJAT SHQIPE), TË CILËT DORADORËS, QË GJATË LUFTËS DHE FILL MBAS SAJ, DUHEJ TË ASGJËSOHESHIN TË GJITHA, FIZIKISHT DHE TRASHËGIMISHT, NËPËRMJET VEGLËS SERBO-SLLAVE, DMTH KALIT SERB TË TROJËS SHQIPTARE, – PARTISË KOMUNISTE SHQIPTARE, ÇKA DHE U BË ME SUKSES SPEKTAKOLAR.

SHUMICËS SË TYRE, DUKE FILLUAR QË NGA HOMERI I EPOSIT SHQIPTAR, – AT GJERGJ FISHTA, IU ZHDUKËN EDHE ESHTRAT, APO I VARROSËN NË VENDE TË PADEKLARUARA EDHE SOT E KËSAJ DITE. MERRINI ME RADHË EDHE EMRAT E KËTYRE APOSTUJVE TË ÇËSHTJES SË SHENJTË KOMBËTARE, TË KONGRESIT TË SHKRONJAVE SHQIPE. VARRET E ATYREVE QË VDIQËN PARA LUFTËS SË DYTË, U ZHDUKËN GJATË DHE FILL PAS SAJ, E PO ASHTU U PERSEKUTUAN EDHE FAMILJET E TYRE.

KURSE ATA QË VDIQËN NË KOHËN E LUFTËS DHE PAS SAJ, NUK U LEJUA TË KENË VARRE, PËR SHKAK TË MLLEFIT KRIMINAL SERBO-KOMUNIST NDAJ KLASËS NACIONALISTE E PRIJËSE TË KOMBIT NË KOHËRA!

KY FAT IU REZERVUA EDHE PROTAGONISTËVE TË KONGRESIT TË LUSHNJES DHE ATYREVE TË BLLOKUT NACIONALIST TË MUKJES..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *