HISTORIA

Jeta kombëtare dhe konditat ekonomike

Nga Branko Merxhani

Botuar më 1935

Teoritë e Nacionalismës

Nga një pikëpamje filozofike-sociologjike teoritë e Nacionalismës ndahen në dy kategoria kryesore:

  1. Theoritë që shpjegojnë jetën kombëtare me determinismën lëndore.
  2. Theoritë që shpjegojnë me determinismën shpirtërore.

Faktorët e determinismës lëndore, për sa ka lidhje me theoritë e Nacionalismës, janë këta: Raca, konditat gjeografike (Anthropogjeografi), Konditat ekonomike. Faktorët e determinismës shpirtërore janë këta: Gjuha, karakteri kombëtar, Tradita, historija kombtare, Kultura dhe Qytetërimi Kombtar, Feja…

Të gjitha këto elemente të gjurmimit shkencor të sotmë rreth kuptimit të Nacionalismës, kanë nga një vlerë të veçantë dhe përbëjnë po thua thelbin e problemevet të Sociologjisë e të Filosofisë shoqërore të sotme. Sot Ideologjia shoqërore, d.m.th. bisedimi rreth gjetjes së formës më të mirë të jetës shoqërore të njersvet, të gjitha polemikat mendore që nga Dogmatisma monarkike, Konstitusioni, Demokratia, gjer te Socialisma dhe te prova Komuniste (Rusi, zhvillohen rreth ndryshimeve teorike, që paraqitin këto të dy rryma deterministe.

Ne këtu do të përpiqemi të japim një ide të përgjithëshme mbi këto ndryshime, sa te jete e mundur më shkurt dhe pa hyrë në analiza shkencore të fjeshta. Një pjesë të këtyre elementëve e kemi zhvilluar në disa artikuj të përparshmë. Sot do të bëjmë fjalë mbi lidhjet që ekzistojnë midis Jetës kombtare dhe konditavet ekonomike.

Ekonomia Kombëtare

Nga shkrimtarët që përkrahin rrjedhjen ekonomike të Nacionalismës, i pari vjen Ekonomisti gjerman Friedrich List, themelonjës i njohur i Shkollës së Ekonomisë Kombëtare.

List-i i hapi një udhë të re shkencës ekonomike. Ekonomia klasike mbështetesh kryesisht mbi hypothezën se njerëzit shtyhen më tepër nga sigurimi i interesavet të tyre vetjake. Të gjitha po thua parimet e Ekonomisë klasike mbështeten mbi këtë hypothezë. Për ‘të themeli i jetës ekonomike janë disa ligje, si bje fjala, ligja e ofertës dhe e kërkimit, ligja e antagonismës etj.

Po List-i përkrahu pikërisht të kundërtën. Për ‘të jeta ekonomike nuk është jeta e interesit vetjak, po ësht Jeta e Kombit. D.m.th. Shkenca ekonomike s’ka për qëllim individin, po tërë Kombin. Çdo Komb, thotë List-i ka politikë ekonomike të vet së cilës i shtrohet nga individi. Kombet janë të shtrënguara të shkojnë nga stade ekonomike të ndryshme. Stadin e fundit të këtij zhvillimi, që nis nga perioda e jetës blegtorale, List-i e quan “Agrikulturmanufakturhandelspriode”.

Grada e fundit e këtij zhvillimi kombtar ekonomik ecën paralelisht me Bujqësin, tregtin dhe Industrin. Po elementi që ngjall dhe lodh “Kombin” ësht “Industria”. Qëllimi i Kombit (për List-in Shtet e Komb janë një gjë) ësht Pasuria e Fuqia.

Në sistemin e tij politik ekonomik List-i përmbledh edhe pasurin morale, po me ndryshimin që pasuria morale si element ekonomik s’ka asnjë vlerë shpirtërore më vetëhe. Pas mëndjes së tij, edhe vetë vlerat morale përmbahen brënda në kuadrin e jetës ekonomike. Dhe me qënë se Kombet kanë për qëllim të vënë në dorë pasuri e fuqi, bashkimi i kombeve dhe ngritja e luftës dhe sigurimi i paqes së përherëshme mund të bëhen vetëm me anën e imponimit të nevojës ekonomike e të fuqis.

Disa pika t’errëta…

Këto janë posht-lart bazat e sistemit t’Ekonomis Kombëtare së List-it. Dhe janë me rëndësi. Po neve, që kërkojmë t’i japim një shpjegim teorik kuptimit të Nacionalismës, këto idera t’Ekonomistit gjerman na lënë në errësirë në shumë pika:

Nga njëra anë List-i, kur thotë “Komb”, kupton të gjithë ata njerëz që përmbahen në bashkimin politik që formon Shtetin. Po nga ana tjetër nuk qëndron gjer këtu. Shkencën ekonomike e shqyrton si një “fonetion”, që nuk siguron nevojat e individit, po nevojat e një “Shoqërie të caktuar historikisht”. Ky ësht edhe cjapi që bën përpara List-i në punën e kuptimit të Nacionalismës.

Me gjithë këtë, ç’kujdesjet për një pikë me rëndësi, që nuk e intereson aspak. Ç’farë përpjekjeje ësht ajo e kombeve të sotme, që rrojnë një jetë Kombtare në vehte ose që dëshirojnë të sugurojnë një jetë kombëtare të tillë?

Këtu na del përpara pyetja e madhe: Ç’është Nacioanlisma? A është vallë përfundimi i rrymave ekonomike? Ideali i njeriut a është vallë prodhim dhe skllav i veglës që përdor?

List-i thotë se Ekonomia ësht përgjithësisht një nga frazat më me rëndësi të jetës shoqërore e sidomos kombtare. Po nuk na thotë se cili ësht shkaku dhe cili ësht efekti. D.m.th. me fjalë të tjera, përse Kombet i japin kaq rëndësi Ekonomisë Kombëtare? Përse kërkojnë një t’ardhëshme kombtare ose përse ka disa vështirme ekonomike dhe interesa, që vrasin nga prapa si hiera jetrat Kombtare? Ndjenjat Kombtare a mos janë vallë një çfaqje e doraj-dorëshme e interesavet ekonomike?

Në të tëra këto pyetje përgjigjen para të gjithëve anëtarët e Shkollës së Materialismës Historike. Javën që vjen do të shohim se ç’thonë edhe ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *