POLITIKA KOMBËTARE

Gjermania nxjerr në dritë mashtrimet e Ramës

Përralla me përmbushjen e të gjitha kritereve dhe “mirëkuptimin” për “vetting-un” mori fund. Vendi më i madh i BE-së e thotë hapur se me qeverinë e Edi Ramës Shqipëria ka bërë hapa prapa dhe ka shtyrë negociatat përtej 2018-s. Jo vetëm drejtësia, por kryesisht dialogu politik dhe prishja e ortakërisë së qeverisë me nakrotrafikun mbetet sprova e madhe ku do testohet politika dhe shoqëria shqiptare.

Jo vetëm Krishbaumm, por edhe Lammert, edhe Shtajnmajer, konfirmojnë veton gjermane

Pyetja e Ditës: A duhet ta lëmë peng integrimin për hir të karriges së Edi Ramës?

Integrimi Evropian i vendit tonë vijon të mbetet peng i Edi Ramës dhe shpurës së tij. Përralla me përmbushjen e të gjitha kritereve dhe “mirëkuptimin” për “vetting-un” mori fund. Ditën e djeshme një lajm i keq na erdhi nga Gjermania, vendi më i madh i BE-së, ndërsa njoftohemi se nuk do të ketë çelje negociatash të paktën deri më 2018-ën. Lufta kundër drogës, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Pikërisht janë të gjitha këto çështje mjaft problematike që po mbajnë peng hapjen tonë evropiane. Rama ia ka dalë që të mbjellë në vend farën më të keqe, me bazë drogën, krimin, korrupsionin, duke na bllokuar edhe për disa vite nga ëndrra jonë e vjetër dhe e re, ‘ëndrra evropiane’. Gjermania e ka nënvizuar me të fortë se vendi ynë nën drejtimin e Ramës ka bërë veçse hapa pas. Por, rilindja që ushqehet me mashtrime, me suksese të rreme i ka përkthyer të gjitha këto në arritje të tyren.

Ashtu sikurse theksohet në dokumentin me 7 prioritete, reformat e rilindjes Rama nuk i shërbejnë interesit qytetar, pasi siç theksohet edhe në dokument, vendet evropiane presin procese të drejta dhe të prekshme. Konkretisht nënvizohet: “Lufta ndaj korrupsionit në Shqipëri është ende në nivele të pamjaftueshme. Që nga progres-raporti i fundit nuk shënohen hapa përpara. Korrupsioni mbetet në Shqipëri e përhapur gjerësisht në shumë sektorë, përfshirë drejtësinë dhe policisë.

Janë shtresat e varfra që e vuajnë më shumë korrupsionin. Lufta ndaj korrupsionit është testi më i fuqishëm për të provuar shtetin e së drejtës. Gjithashtu lufta ndaj trafikut të drogës duhet të rritet ndjeshëm. Në luftën ndaj trafikut të drogës janë bërë hap pas. Kjo duhet të shndërrohet në një detyrë parësore. Të gjitha këto prioritete kyçe duhet të përmbushen përpara se të jepet një votë pro. Ligji për kthimin e pronave është në përpunim e sipër, por duhet të bëhet më shumë transparencë në lidhje me këtë proces. Shqipëria ndodhet larg standardeve evropiane në këtë drejtim. Sa i përket zgjedhjeve duhet të bëhet më shumë punë për mos manipulimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet duhet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane, e theksoj me vullnetin dhe angazhimin e të gjitha palëve politike. Ligji për dekriminalizimin duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”. Në këto 3 vite e pak, iu shtrua rruga banditëve dhe trafikantëve, ndërsa në krye të qeverisjes së vendit u përzgjodhën persona me rekorde kriminale. Njerëz si Roshi, Bushi, Prenga& Co po mbajnë Ramën në pushtet, ndërsa qytetarët janë duke paguar kosto tepër të lartë.

Rama në këto 3 vite investoj tek droga, duke e bërë atë pjesë të projektit politik. Mediat më prestigjioze të botës, opozita, qytetarët ngrenë shqetësimin për shndërrimin e vendit në një narko-republikë. Është pikërisht droga, e cila po rrezikon standardet zgjedhore. Shqipëria nuk mund të ecë përpara pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Më së miri u pa në Dibër, banda të veshura me pushtet blen votën e lirë qytetare, sikurse ndodhi në Kolonjë. Zgjedhjet e lira janë edhe zëvendësimi i një qeveri të korruptuar dhe kontrolluar nga krimi në një qeveri që i shërben interesave qytetare. Sot në vendin tonë sundon krimi, ky i pozicionuar në çdo sektor, ku ne, qytetarët shqiptarë nuk po shohim asnjë reformë në të mirë të vendit që na hap dyert dhe na sjell mundësira. Por, për qeverinë Rama, pikërisht këto çështje mund të konsiderohen serumi i vetëm i një të sëmuri që po jep shpirt, që është qeveria e Edi Ramës. Por, së fundmi lind pyetja: A duhet të mbetemi peng të karriges së Edi Ramës? Sigurisht që jo. Pa eliminimin e të gjitha këtyre barrierave kriminale, partnerët evropianë nuk mund të na hapin derën. Qytetarët shqiptar e kanë kuptuar se e vetmja zgjidhje për vete dhe të ardhmen e fëmijëve të tyren mbetet largimi i Edvinit dhe skutës së tij nga pushteti. / G55

One thought on “Gjermania nxjerr në dritë mashtrimet e Ramës”

  1. KOMENTI ESHTE SHUM I KJARTE, SI DO QE TE SHKRUAJ JU GJENI NJHE SEBE DUKE TGENE SE ESHTE GABOM, DHE NUK E POSTONI. POR KUSH E KONTROLLON KETO SHKRIME DUHET TE THOTE SE CFAR ESHTE GABIMI QE TA PERMISOJME, PRANDAN SKA KOMENT ESHTE SIC SHKRUHET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *