POLITIKA KOMBËTARE

Pse e ndërpreva fejtonin “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” ?

Shkruan: Sinan Kastrati

Kush ishte nofka që prezenohej si “Sabit Geci”, “Ibrahim Gashi”, “Gjarpëri” e ndosha kishte edhe ndonjë nofkë, ”ftyre” e faqe tjetër?
Po komandant “Çeliku”, “Ftyra” e ”Bashkim Fino”, kush janë ?

“Sabit Geci”, “Ibrahim Gashi”, “Gjarpëri” ishte Hashim Thaqi. Këto ishin ”nofkat”, ”llagapi”, ”pseudonimi” që i mbajti Hashim Thaqi në kohë të ndryshme gjatë gjithë kohës së ”luftes” por ”nofka” më e shpeshtë dhe që e mbajti më gjatë ishte ajo e ”Gjarpërit” që edhe tash ky ka dëshirë me i thënë: gjarpër, helmues apo ”shërues”?.

Kurse nofka e Fatmir Limës ishte ajo e “Çeliku-t” që tash tash, ish bashkëpartiakët dhe kryetari i PDK-së për Komunëne e Malishevës, Isni Kilaj e quan ”komandant Pamuki” ndërsa “Ftyra”, ishte Naser Shala.

UCKJakup Kastrati, Cen Desku e Halil Kastrati, nuk e di a janë ende ata që unë i kam njoft apo edhe këta i kanë ndërrua emrat, identitetin dhe ftyrat.

-Po pse i mbanin ”komandantët” këto nofka?
Është një pyetje që do të mundohem ti jap përgjigje në shkrimin tim. E vërteta, me pakë fjalë, shkurt e shqip është: ”Nofkat” i kanë përdor ”komandantët” analfabetë për me i mbulua faqet e zeza, punët e liga e poshtërsitë tjera që të shumta.

Tash kur dualën shumë të vërteta sheshit, në ledinë sidomos pas daljes publike në televizion, të vëllait të Ramiz Hoxhës nga Bellanica- Hajrizit dhe djemëve të Ramizit- Enverit e Fadilit, në emisionin “Drejtësia në Kosovë” po edhe deklaratat shumë kundërthënëse të Prokurorit të Prokurorisë, Reshat Millakut dhe “intervistat” e “deklaratat” e Jakup Kastratit e Cen Deskut, dy viktimave, të kidnapuara nga Hashim Thaqi, në vend se të ngritën aktakuzat me bazë të fortë kundër Hashim Thaqit, ato hidhën në koshin e mbeturinave, si të “pabaza” nga prokuroria (?) e Kosovës ?.

Edhe për këte kam gati përgjigjen e radhës që do të shkruaj në një fejton tjetër në disa vazhdime, pas dite ditëve për të gjithë këta “heronj” e “viktima” që vërtetë, më nuk është e qartë e nuk po dihët kush është ”hero” e kush është ”viktimë” apo nuk ka fare ”heronj” e ”viktima” ose të gjithë janë ”heronj” e ”viktima” të ”luftës” së fundit, asaj të të 1998, 1999.

Por më parë dua të vazhdoj pjesën aty ku e kam lënë, Vazhdimin e 11-të të fejtonit “A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës” ? të cilin e kisha kapërcye nga vazhdimi i 10-të në të 12-tin.

Më 23 shtator 2016 kur vazhdonte rrugën fejtoni “A kishte lufte çlirimtare në rrethin e Llapushës” ? me pjesën e dhjetë: “Urdhërat për haraç të Fatmir Limës me shokë, silli pesë mijë marka, pasaportën dhe hesht se të pushkatojmë – zbulohen lidhjet me serbë (Dokumente)” nga fejtonoi: ”A kishte luftë çlirimtare në rrethin e Llapushës? (10) në gazetën “Shqiptari.eu”, 23 Shtator, 2016 dhe në disa portale të tjera si në “Lajm.co” etj . dhe më nëntitull: “Pse e arrestuan UÇK-ja Halil Kastratin nga Damaneku?”, plasi sherri në komunëne e Malishevë, ”kryeqendër” e Llapushës dhe ish ”zonë e çliruar”, të cilën tash, ”komandantët”, ”zëdhënësit” i ish UÇK-së po heshtin, po e mohojnë ata që dikur kanë thënë: ZONA E ÇLIRUAR E MALISHEVËS, atherë kur shkrimi im lexohej me të madhe dhe merrja çdo natë response, fjalë falënderimi, përkrahje e përshëndetje nga lexuesit, por edhe këshilla e vrejtje, grupet mafioze zgjohen nga varri si lugetër kundër fjalës së lirë dhe përsëri fillojnë aty ku e kishin lënë, te viktimat e tyre, ata që kishin mbetur ende gjallë.
Si të shpjegohët ndryshe kur personazhi i ”fimave të Holivudit” ndër më të përfolurit, Hashim Thaqi e fillon ”fushatën” me pite, pula e me raki rrushi në teritorin e ”çliruar” të Malishevës?

Hashimi nisët për në fshatin Bubël, te Ahmet Rrahmanaj, të mërkuerën me 2 nëntor bashkë me Isni Kilajn zv. ministër i financave dhe kryetar i pdk-së për komunën e Malishevës.

Pse ?

Menjëherë, pas publikimit, te fejtonit në “Shqiptari.eu”, Halil Kastrati më thirri dhe më shkruajti disa herë, SMS-a: ”fshie shkrimin menjeherë se nuk o gjendja mire se nuk është gjendja mirë. Per momentin pastaj bisedojm rreth kesaj teme”.

Sinan Kastrati dhe Halil Kastrati
Sinan Kastrati dhe Halil Kastrati

Një grup “vullnetarshësh” nga administrata e komunës së Malishevës, argat të dreqit e udhehequr nga “nisma” e Fatmir Limës ishin shprënda në grupe kaubojësh nëpër fshatra si kur të ishin QENT (rojet e deleve të) e Sinan Pashës Qehajës, në mbrojtje të ”vlerave të luftës” dhe komndantëve të tyre. Por për këto do të shkruaj, pak më vonë kur të ”qetësohën” komandantët dhe hyzmeqarët e tyre të ulën me B… në tokë.

(Për lexuesit e painformuar një sqarim: ky ëshë vetëm vazhdim. Ata që duan më shumë, mund ta gjejnë shkrimin e plotë në Google.se: Sinan Kastrati, ”Pse e arrestuan UÇK-ja Halil Kastratin nga Damaneku?” e pastaj kur të hapet faqja e kërkimit, dalin shkrimet e mia në rrjete sociale, portale e gazeta)

Halil Kastrati
Halil Kastrati

Tash po e vazhdoj aty ku e kam lënë:
Fatmir Limaj dha urdhër …!
Fatmir Limaj dha urdhër që të më fusin në kerr, në një gjyp kurse vellait tim, Fatmir Kastratit i tha:
-Ti shko në shtëpi, bjere pasaportën e Halilit dhe 5.000 DM. ndërsa ushtarëve iu drejtua:
-Ju këtë të poshtër, këtë të ndytë qojeni e bajeni LLUM!
Vëllaut e mikut iu drejtua:
-Hupni! Ua ktheu automatikun në drejtim të tyre sikur kur don ti vras vëllain dhe mikun e shtëpisë.
Kur e pash se edhe vëllain dhe mikun tonë duan me i rreh, hyra në kerr “vullnetarisht”.
– O ndaluni burra bre, se këta i kam miq!
Kur filluan ushtarët të na sulmojnë, miku i shtepisë që kishte ardhur me neve, Isë Mazreku nga Malisheva iu tha “ushtarëve”:
– Ndaluni burra bre, këta i kam miq! Ata iu kthyen:
-Ty ta bajme edhe ma zi, hup he ….!
Përveq Fatmir Limës, aty ishte edhe Nexhmi Krasniqi (vozitës), ish shofer i autobusit Malishevë-Prishtinë-Malisheve, tash komandant i përgjithshëm i policisë për rrethin e Prizrenit në Prizren dhe “Bashkim Fino”, emri i të cilit ishte Naser Binishi.
Gjatë rrugës më kanë sharë, me kanë fyer, më kanë kërcënua se do të më mbysin, me vdekje-pushkatim.

Burgu i Lladrofcit, në Mahallën Gegaj

Në kerr, rrugës për në Mahallën e Gegajve, ”Bashkim Fina” e ka nxjerr revolen ma ka drejtua dhe disa here më ka ra me grusht.
Rrugës e kemi takua Ramiz Gegën i cili kish qenë duke ecur, ish mësues matematike në gjimnazin e Malishevës dhe unë e kam pershendetur me dorë nga kerri, pasi që e njihja.

-Pse e përshendete këtë idiot? më thanë të inatosur!
Në oborrin e burgut, dorën ma kanë dredhua mbrapa shpine, ma kanë thye dorën ndërsa ”Bashkim Fino” mblidhte gurë me më ra.
Ne hajat të odës, ”Bashkim Fino” më ka ra me një stupc, kamzë të kerrit. Duke e mbrojtur kryet, më kanë ra në dorë dhe ma kanë thyer dorën dhe disa brinjë e qafën ma kanë lëndua rëndë.

Edhe pse i kisha duart e thyera, Fatmir Lima e urdhëroi Ilirin me më marr në pyetej afro dy orë.
Në burg më kanë mbajtur dy ditë (të hënen dhe të martën (?) prej orës 10.30 deri në orën 11.00 të ditës tjetër…).
Më pyesnin, edhe për Jakup Kastratin, LDK-në e më gjërë.
Më futën në burg, në odën e të vëllait të Ramiz Gegës. Fatmir Limaj e Nexhmi Krasniqi më mbanin kurse ”Bashkim Fino” alias Naser Binishi dhe një person tjetër që nuk e njihja më rrihnin. Më rrahën derisa më ra të fikët e rashë në tokë i alivanosur. Kur u kthjella e pash se dorën e djathtë e kisha të thyer dhe disa bri e gjaku më rridhte pa ndërprerë dhe në at gjendje “përgjegjësi” i burgut, Iliri më merrte në pyetje. Ndihmën e parë ma ka dhënë një mjek të cilin e kanë thirr e ai më ka ndihmua shumë. E falënderoj edhe pse nuk e di kush është ai.

Hashim Thaçi në fshatin Bubel
Hashim Thaçi në fshatin Bubel

Vëllai (Fatmir Kastrati) në ndërkohë kishte ardhur, por deri kah ora 19:00-të (shtatë e mbrëmjes) askush nuk kishte fol me të.
“Ftyra”: Edhe Zoti me zhdryp në tokë, nuk e lirojmë këtë pis!
Në mbrëmje doli Naser Shala, i njohur me pseudonimin “Ftyra” dhe i përsëriti fjalët e “komandantit” (Celikut):
-5.000 Marka Gjermane dhe pasaportën duhesh me i sjell nesër se sonte edhe Zoti me zhdryp në tokë nuk e lirojmë sepse ky pis ka ba propagandë kundër neve që mos të paguajnë shqiptarët pare në “vendlindje….”!
Vëllai, Fatmir Kastrati, është vrarë nga policia serbe në maj të vitit 1999, në fund të Ulicës së Turjakës, te ara e Bratatinit të Islam Maliqit e Imer Seferit nga snajperistë policë serbë që ishin vendosur në shtëpinë e Liman Avdi Hamidit, që kishte qenë edhe “Shtabi” i UÇK-së për Turjakë.

Fatmir Kastrati, vëllai erdhi përsëri të nesërmen në Lladrofc bashkë me Bacin (Bac i kanë thënë babës, Azem Januz Kastratit, mësuesit më të vjetër të lokalitetit tonë, Veteranit të Arsimit bashkë me Xhemë Krasniqin e Negrofcit… Hazir Shurdhën, Avdullah Llullën nga Vll. Drenofci etj. Duken pak qesharak por në Fshatin Vll. Drenof shumë familje kanë Mbiemrin Familjarë si: Llullë-a, Shurdhë (an), Tupan etj.).
Kush është i tmershmi “Ftyra” ?
Për ”Ftyrën” tashmë flitët kudo. ”Ftyra” e tregoi ”ftyrën” dhe u afirmua e u aktualizua ky faqezi me “ftyrë” e paftyrë, në përgjimet “Pronto”) të Adem Grabovcit, shefin e shefave me hashimat e kadri veselat, me mujë rugovat e m…. at e tjerë të pdk-së, kundër të gjithëve edhe kundër ish partiakëve, Jakup Krasniqit e Flora Brovinës si dhe me rastin e vrasjes ende të pasqaruar të Ramiz Hoxhës nga Bellanica. ”Ftyra”.
Ky, gjithnjë dhe gjithkund ”hero”, i pa kompromis për të zi e për të zeza.
Sa Marka gjermane paguajti Halili në “Shtab”?
Kur erdhi Baci, me Fatmirin, i pyet “komandantët”:
Baci -Pse e keni marr djalin tim, çka ka bërë?
“Ftyra” -Ky ka bërë propogandë kundër “vendlindjes”!
I përgjigjet “Ftyra” (faqja e zezë, vr. ime) Bacit dhe Fatmirit:
-Ky ka bërë propagandë kundër “vendlindjës…”; nuk i ka krye “obligimet” e as nuk na paguajt “parezin” neve! Tash ju keni me i pagua 1. 000 DM. për “Vendlindjën”, 1. 000 DM. dënim për avokatin Bajram Krasnoiqin (vr. aut.) dhe 1. 200 DM. i keni Borc (?). Gjithësejt 3. 200 DM. Nga 5. 000 DM. që ia dha Baci e Fatmiri, “ftyra”, na i kthyen 1. 500 DM. Pra i vodhën 300 DM. aty për aty. Ishkruajtën 3. 200 DM. e “vërtetimin” na e dhanë se i kemi paguar 2. 000 DM. Përsëri i vodhën 1. 200 DM. “Vërtetimin” e kanë shkruar dhe nënshkruar vetë, në emër tonë dhe në vend se me e shkruajt Halil Kastrati e kanë shkruajt Halil Krasniqi.
Çka bisedoi Halil Kastrati me “rojën”, “gardianin” (?) e burgut, Ilirin?

Kush ishte Iliri?
As Halili nuk “e dinte” kush është Iliri.
Ai më tha mua, në bisedën që pata në odën e ti në Damanek se Iliri ishte “roje”, “gardian” i burgut e djalë shumë i sjellshëm.
Ilirit, rojës së burgut i cili edhe më kishte marrur në pyetje i thash: “Kam menduar se pas ushtrisë së Skenderbeut, kjo ushtri do ta kryej misionin e vetë historik e kombëtarë….”. Dëshiroj që unë te jem i fundit dhe i tregova çka më kishte ndodhur e çka më kishin bërë “ushtarët shqiptarë”. Roja e burgut filloj të qaj dhe me lot në sy e duke dënesur më tha:
-Një vëlla mu ka vra në “luftë” por ti po më dhimsesh më shumë e po më më vie më keq për ty.

Sinan Kastrati, Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha
Sinan Kastrati, Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha

Unë isha te Halili, në familjen e tij, në shtëpinë e tij në Damanek dhe biseduam shumë gjatë. Më erdhi keq dhe u ndjeva ngusht për të satën herë për të si njeri, si mësues i cili fliste para gruas, resë dhe fëmijëve të tjerë. Të gjithë e dinin këtë histori të dhimshme. Po kjo është një nga dhjetëra e qindra histori të ngjashme në Kosovën e Vogël me “komandantët” e “Medhenjë” e të shumtë që në emër të luftës plaqkitën, kërcnuan, burgosën vodhën e vranë njerëz të ndershëm, vranë të ardhmen, lirinë e vendit. Biseda ishte shumë, shumë e gjatë por unë zgjodha disa pjesë nga ajo. Ai më tregoi ate që i kishte ndodhur, “historinë” e tij. I pash me sy e i degjova me vesh, nga ai. Jane sikur përjetimet e Ana Frankut, ndoshta, ndoshta edhe më të dhimshme, ndoshta … .
Jup Rexhepi nga Turjaka nuk deshi të flas !

Brahim (Jup) Kastratit nga fshati Turjake me punë në Zvicërr… . “komandantët” e UÇK-së e ndalojnë në Lladrofc, qendër e ndalimit. Kur vjen Jup Rexhepi, babai i Brahimit në shtëpi, në Turjakë, pyet:
-Ku është Brahimi?

DREJTORIA E UCK-Në Lladrofc, e kanë “ndal” në “Shtab”! Jupa shkon menjëherë te Kadri Tafil Krasniqi, mik, nga fshati Tërpezë dhe i tregon mikut e ky shkon në “Shtab”. Në “Shtab” askush “i madh” s`kishte qenë e Brahimi i thot Kadri Krasniqit se në orën 24.00-të të natës kam me u paraqit në “Shtab”. Ata kanë me më marr në pyetje, ata të “medhenjët”. Kadriu ia “merr” një deklaratë Brahimit dhe atë deklaratë e lenë në “Shtab”. Ata të “Shtabit” i thonë Kadriut:
-Jupa mundet me e marr djalin por më së pari le ti bjen paret!

“Akuza” ishte sikurse e Halil Azemit” nga të njëjtit “njerëz” gjoja se edhe ky nuk ka paguar në “fondin” e vendlindja ”bërtet”. Por babai i Brahimit, Jup Rexhepi nuk deshi të flas pasi që miku i tij, Kadri Tafil Krasniqi nga fshati Terpezë i kishte marr paret Jupës, në “dorzani” dhe iu kishte dhënë njerëzve të Shtabit në “besë”. Thuhet se paret ia ka dhënë Fatmir Limës. Mua nuk ma treguan faturën duke u arsyetuar se nuk munden me e gjetur por shihej se Baca Jup i ikte bisedës. Pastaj Brahimi ishte liruar nga arresti që kishte ndejtur dy ditë e dy netë në Lladrofc në shtëpinë e Brahim Hajdinit e të Ali Miftarit dhe ia kishin kthyer pasaportën.

Edhe ndaj tij, UÇK-ja kishte qenë “zemërgjerë”. Ia kishte kërkuar 6.000 DM. ose 5.000 Franga Zvicerane por ia kishin ndalur vetëm 2. 400 franga e ia kishin kthye 2. 600 franga. Brahimi është nip i Rrustem Tahirit nga Lladrofci.

Malmö, e martë, 21 nëntor 2016
P. S. Në kohën kur po e dërgoj këtë shkrim, për botim, ndryshe nga atherë, kur e fillova kanë ndodhur ndryshime të mëdha. Shumë nga ”viktimat” e mia për të cilat mburresha, tash janë bërë ”heronj”. Disa, madje kanë dalur edhe publikisht gjoja ”…po i manipulohet emri i tyre dhe familjeve të tyre, nga disa portale” (?)

Fadil Hoxha, djali i Remzi Hoxhës
Fadil Hoxha, djali i Remzi Hoxhës

Gjithashtu, dolën me të ”dhëna të reja” edhe Prokuroria e Kosovës, prokurori Millaku, Jakup Kastrati, Cen Desku dhe Halil Kastrati … dhe ”ftyra” më e re dhe më e skalitur e këtij shkrimi, ”FTYRA” sigurisht më e ”dashura” edhe për lexuesit, që edhe nga burgu, kur fliste me telefon me Adem Grabovcin iu shtinte tmerin ”gojëkqinjëve”, goxha ”burra” që i kanë pa thënë vetit.

I vetmi që iu ndejti besnik fjalëve, ishte Fadil Hoxha, djali i Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Familja e tij.
Edhe diqka: thuhët e flitët se Cen Desku është futur në listë si ”Veteran i lufës së UÇK-së” (por unë kur e kërkova e nuk e gjeta (në ”Zona e Pashtrikut me 5550 veteranë”) edhe pse ai ishte akuzua nga UCK-ja se ”ka bëre propagandë për dorëzim të armëve në bashkëpunim me kolaboracionistët Selman Biniqi nga fshati Banjë dhe Ramiz Hoxha nga Bellanica, kohë më parë të ekzekutuar nga UÇK-ja” dhe ”Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së kishte lëshuar komunikatë për arrestimin e tyre. Konsideroheshin të dëmshëm për luftën e UÇK-së.” Thuhët po ashtu se Halil Kastrati e ka fillua punën, përsëri, si mësues në fshatin Bubavec.

Dhe pas gjithë kësaj, Prokuroria e Kosovës, në vend se të merret me hashimat, vjedhjen e dëshmive … vjedhjen e arit në Polilicinë e KOSOVËS ku kishte edhe kamera, pra fakte dhe skandalet, vjedhjet e vrasjet tjera të pazbuluara që ndodhën dhe po ndodhin para hundëve të policisë, prokurororisë e AKI-së së Kosovës, prokurorori Millaku thot: ”Mirëpo, ky hetim është mbyllur para pak kohësh nga prokurori special, Reshat Millaku, me arsyetimin se viktimat, Cen Desku dhe Jakup Kastrati kanë tërhequr dëshmitë e tyre të dhëna në UNMIK.” ndërsa në anën tjetër millakët kanë fillua gjuetinë e shtrigave kundër FJALËS SË LIRË, gazetave e portaleve, kundër gazetarëve e redaktorëve që po i publikojnë keto shkrime për Hashim Thaqin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *