POLITIKA KOMBËTARE

Samiti i Diasporës, apo Samiti i Organizimit të PS-së në Diasporë?

Shkruan: Fatmir Gjoçi

Ju faleminderit z. Kryeministër për ftesën tuaj, por nuk marrë dot pjesë në organizimin e partisë që ju përfaqësoni. Të dashur miq!. Në Tiranë u mbajt takimi i parë i Samitit të Diasporës, ku drejtohet nga vet kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama. Një ndër të ftuarit e Diasporës isha edhe unë, me ftesë të kryeministrit. Të bëhesh pjesë e Samitit të Diasporës është me të vërtetë kënaqësi dhe jo vetëm, por një Samit i tillë, i organizuar me anëtarë dhe simpatizantë të PS-së nuk do ta quaja serioze dhe aspak dinjitoze.

Dihet shumë mirë që, që nga rrëzimi i komunizmit dhe deri më sot, në gjithë vendet e botës jetojnë rreth 2 milionë shqiptarë. Një çerek shekulli, ku mund të themi që është ndërtuar një diasporë tepër solemne, tepër e denjë, tepër kontribuuese për vendlindjen, tepër ndikuese dhe pozitive duke përcjellë tek vendasit ku jetojnë, traditat dhe kulturën e shqiptarizmit, vlerat dhe dinjitetin e kombit, bazuar në zgjuarsi për të rrezatuar si një komb inkurajues, kërkues mes sfidash dhe konkurrencës, përballjes me vështirësitë më të paimagjinueshme që mund t’i mendojmë.

Diaspora meriton shumë më shumë. Duke u nisur që nga ndarja e ftesave, duket qartazi, që mijëra e mijëra shqiptarë ndihen të ofenduar. Ndarje selektive e ftesave, “TURP” i madh për të gjithë ju që morët pjesë në këtë organizim. Po çfarë janë këto ftesa?? Pse ftesat nuk bëhet online, publike z.kryeministër që kushdo që të kishte dëshirë të merrte pjesë. Pse në këtë Samit duhet të marrin pjesë qindra anëtarë të PS, të ardhur nga Greqia?Q. Këtë pyetje e bëj me baza, pasi e njohe vetë situatën, të paktën për në Greqi). Ju me dërguat një ftesë, për të marrë pjesë në Samitin tuaj. E dinit shumë mirë zotëri, (nuk e kam fjalën për ju personalisht, por për ata që janë marrë me organizimin e samitit tuaj), që unë përfaqësoj mijëra e mijëra shqiptarë në Greqi, në cilësinë e kryetarit të PD-së për emigrantët. Pra, kemi qindra intelektualë, kemi qindra biznesmenë, qindra studentë, të rinjë e të reja, kemi qindra e qindra individë aktiv në shoqata të ndryshme, që bëjnë pjesë në kontributet e komunitetit shqiptarë në Greqi. Ju them me bindjen të plotë që të gjithë çfarë përmenda me lartë, nuk janë ftuar në këtë samit, qofte një përqindje e vogël, (përveç meje), në një kohë që qindra anëtare të PS kanë marrë ftesë.

Nuk më shqetëson aspak fakti që nuk jam aty prezent, (pasi nuk me interesojnë aspak leksionet e tua), shqetësimi ynë është më i rëndësishëm se sa ju e mendoni.. “Shqipëria jonë e dashur, kjo na intereson. Po, po Shqipëria është në pikën e hallit!. E shikojmë me ndryshe nga ju z.Rama , pavarësisht që dhe ju kishit emigruar dikur… e dimë mirë historinë tuaj. Ne, shqiptarëve në emigracion z. kryeministër na dhemb shumë Shqipëria!. Në ishim ata që hodhëm gurët e parë të themeleve, për ndërtimin e një Shqipërie të zhvilluar dhe demokratike. Ne ishim ata që sollëm modelin ndryshe të integrimit në çdo lloj fushe z. Kryeministër. Po, po ne…!. Jeni shumë mirë në dijeni që, emigrantëve po ju mohohet e drejta me themeltare, e drejta e votës, ku thjeshtë i sorollatni në raste fushatash, duke ju premtuar dhe asgjë!. Mbi 1 milion emigrantëve ju mohohet e drejta e pensioneve në Greqi dhe Itali.

Probleme të ndryshme ndër më elementare, por ju nuk e merrni dot mundimin të zgjidhni ndonjë. Të zgjidhesh probleme duhet iniciativë e madhe, duhet dëshirë dhe vullnet, duhet program, duhet angazhim dhe ambicie. Ne jemi të zotët e vetes z. Kryeministër dhe nuk presim nga ju, por bëhuni pak me serioz me shqiptarët që jetojnë në Shqipëri. Populli shqiptarë, po jeton një gjendje tepër të vështirë, zhytur në errësirën e pa fund dhe të pa shpresë. Korrupsioni, pasiguria, varfëria, humbja e shpresës, presionet e ndryshme të një modeli të vjetër, që i ngjason sistemit komunist, po mbizotëron në saj të qeverisjes tuaj. Ta gëzoni samitin, por jo te Diaspores, pasi ky samit nuk i përket asaj. Diaspora pavarësisht programit tuaj reklamues, nuk pajtohet me modelin tuaj. *Fatmir Gjoci është Kryetar i Partisë Demokratike, dega Greqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *