KULTURA

MOS MA MBYLL PORTËN E LIRISË

Shkruar nga AGIM DESKU

Më botën askush nuk mirret
As bota nuk e di si të flas me vetën
Si të ngas nga cila anë e globit
Ti qaset zbulimit të kockave të njeriut.

Kryq e tërthor korbat e zi fluturojnë
Errësirën e thithin klysh ë hienash
Tërbohet Porta Triumfale
Shndërrohet në hyrje pasaportash
Fatkeqsish e jetë ferri.

Sa doja të flija sonte një shekull lirie
As në ëndërra s῾dua të jemë më varg burgu
Pa yjet e agimt dhe hënën e skuqur zemre
Për dy emra të shkruar ditarit tim.

Pa dhimbje e pa plagë atdheu.

Sonte vërtet s῾di çfarë dua më shumë se ty o varg
Pse më ndjek orë e çast e më rri në shpirt e trup
Nuk e di as cili jemi bërë lojëra fati të ëndrrës sime
Ti oj natë e bekuar nga vet zotnat e këti dheu.

Mos ju merr luleve aromën, as mplakjen diellit
Jepu pak shpirt vargu e zjarr lirie trëndafilave
Ngjyje dheun me fjalët për flamur bashkimi
Mos e harro uratën dhe lutjen që ju bëra engjëjve.

Tek ti të ndezet zjarri dhe dritë u bëfshin sytë e ty
Që hapin portën e Purgatorit siq rri e çelur zemra e jote
E di,ju gjunëzjova shekujve e ju përkula mbretërisë sime
Mos ma mbyll portën e lirisë ti varg o i vetmi varg jete .

Më mirë rri mbi re qielli, shndërrohu në stuhi deti
Se sa të bëhesh ferri im a një burg sy e zemre
Më mbaj me fuqinë e engjëjve të pi edhe unë ujë lirie
Më dërgo bukurinë e hjynive, më beko me shpirtin e zjarrtë.

Ma thurë vargun që asnjë poet nuk mund ta shkruan
Të jetoj e të çmallëm,të vdes i lirë si Orfe i vargut tim
Të shndërruar në Yll Davidi e buzëqeshje hëne
Edhe zotnat i luta mos të ma mbyllin portën e lirisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *