POLITIKA KOMBËTARE

Zoti Basha: Unë apo Panariti i LSI

Shkruan: Rexhep SHAHU

Nuk do te doja kurrë që kryeministri i nesërm Lulzim Basha i PD të dilte prej mitres së LSI, kurrë. LSI është parti shqiptare, e suksesshme dhe që duhet nderuar për arritjet e saj. Askush askënd nuk ka penguar LSI të bënin si ajo, t’i ngjanin asaj.

Nga sukseset e saj, nga pragmatizmi i saj, nga zelli e këmbëngulja e saj për të punësuar njerzit e saj në administratën publike sikur të jetë pronare e shtetit, sot ka ardhë puna që njerzit të besojnë te LSI dhe brenda dy partive të mëdha të krijohen partiza të tipit LSI e PS dhe LSI e PD, pra anëtarë LSI që militojnë në PS apo që militojnë në PD dhe nuhasin në pritje.
Edi Rama i PS është sot kryeministër që ka dalë nga mitra e LSI.

Nuk ka mëkat këtu, asnjë mëkat, loja politike është politike.
Por kjo lojë vlen vetëm për ata që duan pushtet me cdo kusht, vetëm për ata që rrinë e më thonë ditë për ditë, jemi keq, duhet marrë pushteti të fitojmë ndonjë gjë se kemi ngelë dhëmb për dhëmb… Pra kjo vlen për ata që nuk shkruajnë vjersha, që pushtetin e postin e shohin si biznes fitimprurës dhe jo thjeshtë si rrogë apo detyrë që duhet kryer pa luajtë letra në kompjuter.
Lulzim Basha kryetar i Partisë Demokratike, kryeminister i nesërm, në emisionin e fundit televiziv ia celi dyert LSI që ajo të vijë tek PD, të bëjnë aleancë bashkë dhe ta marrin pushtetin PD me LSI sic e ka sot PS me LSI.

Duke ardhë LSI tek PD, zoti Basha bëhet kryeministër, por vjen edhe Panariti, ministri i bujqësisë i LSI që më ka larguar mua nga puna para 3 vitesh dhe ju e kritikuat. Kam qenë nëpunës civil, me status, invalid që nuk lejohet të hidhem në rrugë dhe shkrimtar me 11 libra që Panariti nuk i sheh në ëndërr. Janë larguar 5 shkrimtarë prej pune nga kjo qeveri dhe duhet ditë mirë se vec rraca e shkrimtarëve nuk shtohet kollaj për asnjë shtet. Ka larguar edhe pushetti i PD më parë nga puna. Po, kush po thotë jo dhe kush po e lavdëron…
Zoti Basha, nuk jam kundër LSI, nuk jam kundër që ti të bëhesh kryeministër, po unë, unë ku të shkoj pastaj? Unë apo Panariti? E vështire zgjedhja mes meje e Panaritit nuk është sepse ai është parti e unë jam individ dhe ju jeni në politikë e unë jo, unë jam gjithmonë në cdo kohë vetem në fushën e moralit.

Unë e di se thirrja juaj për hapje të PD është e sinqertë, por a mos duke ardhë LSI, duhet me ikë unë nga PD.
Thirrja juaj për hapje e bashkim të të gjithëve duhet të ketë një qartësim. Dikur këta që janë në pushtet sot bënë thirrjen, maskarej të gjithë vendit bashkohuni ta shporrim Sali Berishën.

Nga ju kam pritë thirrjen, idealistë të këtij vendi, bashkohuni ta dëbojmë Edi Ramën nga pushteti. Unë nuk dua që të bashkohen rreth jush dashnorët e pushtetit dhe të vijë PD në pushtet thjeshtë që ju të bëheni kryeministër dhe njerzit që ju sillen si pordha nëpër brekë të marrin poste se kanë besimin tuaj përsonal. Jo, kështu nuk dua sepse kështu bëhet thjeshtë qëllim pushteti. Të kuptohemi, unë kam pak rëndësi, edhe mendimet e mia kanë pak rëndësi, por unë vec po e shkruaj mendimin tim pa diktuar gjë.

Une iki z. Basha, shmangem kollaj se tani nuk vlej dhe nuk coj peshë as bardh as zi tek PD, por unë jam historia e PD e gjallë e paarkivuar ende, histori e PD që vloj, unë kam shkruar e folë aq shumë për PD sa në cdo grimcë ajri që thith e nxjerr administrata e sotme e PD, ka germa e fjalë të miat që janë të ruajtura në gazeta e libra, pa folë për ruajtje tjetër në kujtesën e ajrit dhe të njerzve. Në rrugicat e pllakat ku ecën sot administrata e PD që shpesh ndjehet si e huaj e në vend të huaj e jo në shtëpinë e vet, që më ngjan shpesh si e ëma e Zeqos majë thanës, janë të shtruara fjalët e mia që i kam nxjerrë me shpirt, pra është shpirti im, fjalë që i kam shkruar pa më paguar asnjeherë askush asnjë cent. Le të shkelin në ato fjalë, punë e madhe, pushteti vlen për ato më shumë se cdo gjë në këtë botë dhe u ka ardhë radha.

Ku të shkoj unë zoti Basha, ku të shkoj unë me Panaritin, kur të vijë Panariti, ku të shkoj unë, ku do të më vendosësh mua kur të jetë edhe Panariti aty bashkë me ne të dy.
Unë kam 3 vjet i dëbuar nga puna në mënyrën më poshtruese nga Panariti, nga ai Panarit që ti e fton të vijë të bashkëpushtetojë me ty, që thotë në koifidencë se të ka mik se të ka patur kryetar në martesën e parë të PD me LSI, kur ai ishte nënkryetar i yti në bashkinë e Tiranës.

A mos jam i tradhëtuar unë z. Basha, a ndjehem i tradhëtuar unë, a po tradhëtohem unë dhe gjithë si unë që duhet të na bëhet e huaj shtëpia jonë e lirisë – Partia Demokratike.

Të kuptohemi drejt me ju dhe miqtë që lexojnë, jeta e fati im nuk ka qenë e nuk është në dorë të Panaritit se ndryshe do ta pshurrja atë fat. Isha mërzitë tetë vjet në Ministri, por u dëbova si armik, edhe pse isha invalid, edhe pse isha shkrimtar, nuk u përcolla si njeri, u pastrova nga ministri e ministresha e kësaj qeverie, u pastrova si ai atyre, si i Berishës, si i PD, jo si njeri me kontribut për atë ministri. Sa kam shkruar e botuar unë për atë Ministri Bujqësie për ta bërë prezente në jetën e shtypin shqiptar, Panariti nuk ka lexuar gjithsej në jeten e vet veterinare.

Kam jetuar e po jetoj e do te jetoj dhe nuk do te vdes nga ky shkak, sepse di të bëj shumë gjëra në jetë, por ku të shkoj unë z. Basha kur të vijë Panariti që më ka dëbuar nga puna si armik, si ithtar i PD që ti drejton sot z. Basha, dhe me ka fyer e poshtruar. Ku të shkoj unë…

Nëse për hatër tënd që të bëhesh kryeministër dhe PD ta marrë pushtetin, që unë emocionalisht, thjeshtë emocionalisht të jem më i qetë dhe të kem besim se kam ku bëj ndonjë propozim, të kem ku të mbaj më shumë shpresë se do të bëhen disa gjëra që nuk dëshiron as nuk guxon t’i bëjë qeveria e sotme, atëhere duhet të marrësh masa zoti Basha që Panariti apo ju duhet të më paguani 1.2 milionë lekë të vjetra për cdo muaj që unë kam qenë i dëbuar dhunshëm nga puna prej Panaritit të famshëm të LSI që nga nëntori 2013. (Nuk është problem kjo pasi Serbia pati dëbuar nga puna 75 mijë shqiptarë të Kosovës… Edhe unë shqiptar jam ani se jam pak malok…). Kaq e kam patur rrogën mujore bruto kur kam qenë në punë. Pra i bie që për 4 vjet që bëjnë 48 muaj, që shumëzon me 1.2 milionë lekë të vjetra për cdo muaj, duhet të më japë në dorë Panariti rreth 58 milionë lekë të vjetra ose rreth 50 mijë dollarë amerikanë. Këto lekë ai mi ka borxh sot e mot dhe do t’i paguajë një ditë. Në mos Panariti mua, fëmijët e tij do t’ua paguajnë fëmijëve të mi. Ky është borxh dhe nuk parashkruhet kurrë. Këtë ai e di dhe nuk ka për ta harruar kurrë. Nëse e harron, do të kem durimin e kohën e duhur që t’ia kujtoj shpesh, shumë shpesh sidomos kur të mos jetë ministër. Borxhi i vonë do e gëzojë të zonë… Dikujt, në një mënyrë a një tjetër, ai do t’ia paguajë lekët që më ka mua borxh për gjithë vitet që më ka dëbuar prej pune pa sqarim, pa asnjë fjalë por vetem duke më lënë një letër bythe në tastierën e kompjuterit të zyrës sikur unë të isha me kancer e ai nuk mund të më takonte se ia ngjisja kancerin.

Mund të thuash zoti Basha se e ula shumë nivelin e letrës. E di, por kur bëjnë pazar të gjithë, unë pse jo.
Pazar qenka kjo punë e kjo botë, unë vonë po e kuptoj, unë jam poet, shkruaj vjersha, ky është misioni e qëllimi im, jam botues, por fëmijëve të mi u kanë munguar nga 1.2 milionë lekë të vjetra bruto cdo muaj, me gjithe siguracionet e mia, ose nga 850 mijë lekë të vjetra kesh në dorë cdo muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *