POLITIKA KOMBËTARE

Mikpritje në PBKD për z. Haxhi Dauti, president i Albanian American Council

Tiranë, 19 Nëntor 2016 – Zyra e Shtypit e PBKD

Sot z.Artur Roshi,kryetar i Ballit Kombetar Demokrat priti ne zyren e tij z.Haxhi Dauti, president i Albanian American Council. I pranishem ishte edhe sek.per Diasporen i PBKD z.Edi Belishova.

Ata diskutuan rreth shqetesimeve te diaspores ne Amerike, situaten politike ne Shqiperi e Kosove dhe çeshtjen kombetare ne kontekstin kohor qe jetojme.

Z.Roshi ne fjalen e tij tha: ”Shqiptaret e Amerikes diten te integronin mendimin e tyre ne ate inteligjent te qytetareve Amerikane, per menyren e drejtimit te votes se tyre drejt konservatorizmit modern te perfaqesuar nga kandidati per president z.Trump. Amerika nepermjet kesaj zgjedhjeje iu kthye parimeve ne themel te jetes,lirise,dinjitetit,moralit,te te drejtes,vlerave.z.Trump do te vendose ekulibra te reja ne bote ku nje raport te permiresuar do te kene lirite e te drejtat e qytetarit ndaj kufizimit te te drejtatve te shtetit. Shteti shqiptar deri me sot nuk ka treguar karakterin paternalist ndaj diaspores ne amerike qe ti beje ata me te vemendshem ndaj vendlindjes.Ne duhet te ofrojme realisht mundesira per ne administraten Shqiptare te gjithe atyre qe jane shkolluar ne Amerike. Balli Kombetar Demokrat eshte i hapur te perkedheli krenarine e atyre shqiptreve qe duan te jene pjese e parlamentit shqiptar duke ju dhene mundesine atyre te perfshihen ne listat tona te kandidateve per deputete ne zgjedhjet e vitit qe vjen 2017.”

Me tej per situaten politike ne Shqiperi z.Roshi vazhdoi: “ Kemi nje situate ku grada e qeverisjes ka rene ne zero,mbasi qeveria nuk menaxhon asgje vec llogarive elektorale,te cilat do ti dalin me bilanc negativ ne zgjedhjet qe vijne.Ketu ekonomia eshte futur ne nje depression dhe statistikat e deformuara nuk kane me efekt. Trafiku ka kapluar optimizmin per nje jete normale.Trafikantet jane kthyer ne nje model qe vendosin sensin e jetes. ”

Per situaten ne Kosove z.Roshi shtoi : “ Kosova besoj se nga fillimi i vitit qe vjen shkon ne zgjedhje te parakohshme dhe ketu Balli Kombetar Demokrat do te jete pjese e zhvillimeve politive politike. Ne jemi te qarte pse dhe si duhet te bashkohemi.

Rrugen e bashkimit e kerkojme nepermjet unifikimit te ekonomise se Shqiperise dhe Kosoves.
Se pari duhet te balancojme nivelet ekonomike te Kososves me te Shqiperise nepermjet politikave zhvilluese reciproke.

Ne duhet te kuptojme se zgjerimi i tregut eshte ai qe na intereson per te mos humbur kohe per te ngritur mireqenien tone,qe do te thote bashkimi i tij krijon fuqi ekonomike me te madhe dhe rrjedhimisht te ardhura me te medha.
Nje shembull i thjeshte :

“Nje market ne Prishtine ka me shume kliente dhe fiton me shume se sa nje market ne nje fshat te Prishtines qe ka me pak kliente. Kjo eshte logjika e bashkimit te tregut.”

Ne fjalen e tij z.Haxhi Dauti tha:” Ne kemi nje vemendje te diferencuar ndaj Shqiperise,Kosoves dhe Shqiptareve te Maqedonise.Vleresojme vizionin e Ballit Kombetar Demokrat per nje te ardhme me te mire te shqiptareve.Ne do te ndihmojme qe mesazhi juaj te shkoje ne Diasporen e Amerikes ,pse jo dhe ne departamentin e shtetit amerikan.Shqiptaret e kane ndjenjen e kerkeses ndaj vetes per tu zhvilluar dhe nuk u mungojne energjite per te ecur nen gjurmet e demokracise Amerikane.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *