OPINIONE

Ç’farë po ndodhë me Evropën dhe me botën përendimore në përgjithësi?

Shkruan Butrint Bardhi

Këtë pyetje po ia shtojnë vetës shumë qytetar të BE:së, Kandës dhe SHBA-së. Pse po ia shtojnë vetës këtë pyetje përendimorët? për shkak se po vjen ndryshimi. Këtë ndryshim elita e majtë-kulturmarxiste multikulturaliste po mundohët ta shëndrroj në frikë. Duke i frikësuar dhe shtypur qytetarët përendimor, duke i ofenduar dhe kërrcënuar. Për shembull në shkolla dhe në media ndikimi marxist ka arritur deri në atë pikë sa edhe kombi, familja dhe zoti konsiderohën si struktura artificiale të sistemit Kapitalist. Ata që nuk dakordohën me të majtën elitiste, që nuk e pranojnë invazionin lindor, që nuk i pranojnë vlerat anti-përendimore të sistemeve religjioze të lindjës së mesme, që nuk e pranojnë multikulturalizmin, globalizimin radikal dhe shkatrrimin e martesës së shenjtë monogame mes burrit dhe gruas konsiderohën si: Ksenofob, Racist, Islamofob, Homofob, Seksist etj.

Popujt përendimor janë lodhur, janë lodhur nga antivlerat, nga epitetet ofenduese që pushtetet iu ngjesin vetëm pse janë krenar për qytetrimin e tyre, janë lodhur nga Bashkimi Evropian dhe politikat e saj antidemokratike, janë lodhur dhe nuk po e njohin më Evropën dhe Amerikën që e ndërtuan stërgjyshërit e tyre sepse këtë qytetrim madhështor përendimor Neo-Marxistët elitist kanë vendosur ta shkatrrojnë. Kanë vendosur ti zhdukin kombësitë, familjet dhe traditat. Në shoqëritë përendimore sot ka shoqëri paralele dhe ndarje të mëdha ndëretnike dhe pasiguri të madhe. Popujt autukton përendimor nuk kanë asnjë të drejtë të kundërshtojnë kundër shfarrosjës së kulturës së tyre.

Sidoqoftë sa do të vendosur që janë majtistët elitist për ta shkatrruar përendimin tonë, amerikën tonë, evropën tonë, qytetrimin tonë, lirinë tonë kurrë nuk do të ia arrijnë qëllimit të tyre, sepse vendosshmëria e popujve përendimor është më e madhe dhe më e fuqishme se distopia Socialiste. Sot si kurrë më parë popujt përendimor janë bashkuar për ti kthyer shtetët e tyre, për ta rikthyer kulturën e tyre dhe lirinë e tyre. Dalja e Britanisë së madhe nga BE-ja, fitorja e Donald Trumpit në SHBA dhe ngritja e partive atdhetare në Francë, Suedi, Danimarkë, Hungari, Shqipëri, Kosovë, Itali, Holandë e shumë vende tjera janë rezultate pozitive për të djathtën e vërtetë të bashkuar. Rezultate pozitive që po e tregojnë fuqinë dhe vendosshmërinë e popujve përendimor që i thojnë qeveritarve majtist dhe globalistëve të ashtuquajturës së djathtë se: Mjaft! Mjaft më. Nuk lejojmë që të poshtërohemi dhe të shkatrrohën vlerat tona përparimtare dhe tradicionale. Ne po e rikthejmë përendimin dhe do ta bëjmë ndryshimin, ndryshimin për të mirë, ndryshimin për ta bërë përendimin të fuqishëm dhe të pathyshëm sërish!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *