POLITIKA KOMBËTARE

Me veshët e mi dëgjova duke e maltretuar Begun në stacionin policor në Kumanovë

Nasuf Beqiri – Kaçaki

20.04.2015 unë dhe daja Sul jemi taku në Stançiç me beg Rizën dhe me Mirsad Ndrecën kemi ba katër orë muhabet. Puna ka qenë të hyjnë disa pjestarë të UÇK-së vetëm si figura por jo me nis konflikt por të bëjmë marrëveshje që të realizohet Marrëveshja Kornizë e Ohrit që prej vitit 2001 e deri sot ende nuk është realizuar. Begu dhe NATO kanë thënë se e kanë me dije qeveria e Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Në mbrëmje e kemi marrë stacionin e policisë në fshatin Llukar ku morëm pjesë shtatë persona e jo dyzet (40).

Unë, daja Sul, Vali Begi, Nato dhe dy nuk i kamë njoftë. Armët i kemi qu në Brezë. Dy ditë mbetëm në Brezë, na rrethunë policija dhe u dasht mu largu. Begi dhe Nato vetë deshtën me shku për ne Hotlle, mirëpo i thash se rrug’t jan krejt të bllokume dhe shkum për në Kosovë. Daja Sul mbeti në Brezë për me i mshefë armët që i morëm në stacion.

Në Kosovë u ndava prej tyne dhe e kam marrë në telefon Xhezair Shaqirin, Zoti e rujt Xhezair Shaqirin. Xheza më tha hajde në Prishtinë.

Shkova në Prishtinë u takova me një kafe veq sa jam ul Xheza më tha veq mos thuj qe sje kan në Llukar. Unë i thashë po jam kanë. E dijë më tha qe je kanë, edhe më tha nuk ke lyp me shku paske bo shumë gabim dhe më tha se duna mu taku Shikun e Shqipërisë. Un i thashë po dhe i thirri. Erdh një i Shikut dhe u ul dhe i tregova muhabetin krejt.

Edhe aj më tha paske ba shumë gabim se ju nuk e dini se kan me ju vra tanve dhe më tha mos shko më tha. BDI-ja dhe VMRO-ja i kanë pun’t shum keq me qato bombat e Zaevit. Kan me ju shti dhe me ju vra krejtve. Veq me i ndal bombat e Zaevit.

Shiku në Prishtinë më tha se qato armë që i keni marrë në stacion dy ditë para se me marrë stacionin, i kanë qu policija në stacion.

Te Penda e Likovës un e di prej në vitin 2003 policia rrin 24 orë, nuk hekën hiq. Dy ditë para se me marrë stacionin në Llukar, polic nuk ka pas te Penda e Likovës. Në ket rast kan gisht edhe disa politikan të Kosovës.

Para se me shku në stacion Begi dhe Mirsadi e kishin dit sa polic janë në stacion sa armë ka dhe duhet me marrë një kazëm me thy drynin edhe kanë qenë thanë një polic asht n’roje krejt e kishin dit.

Ata kanë shku n’kamë une i kam gra xhipit. Kur e kanë marrë stacionin mue me kan lajmru dhe kam shku me xhip kam hy në oborrin e stacionit. I kem ngarrku armet: 60 kallash, 60 revole dhe municion.

Dhe Begi më tha se armët i qon në brez i qova armët në brez ato kanë ardh n’kam.

Begi dhe Mirsadi than marrëveshja e Ohrit u kanë dasht mu realize në 2004. Tash kem ba marrëveshje me hy disa pjestarë po jo me ba gjak derdhje dhe thanë se kem garanca t’mdhaja. Kem bisedu than me amerikant, na kanë than hini.

Qato 4 polic që janë kanë në stacion dy prej tyne janë kanë nga ministrija e punëve të mbrendshme.

Se naten e 21 prillit kanë mu arrestu nga një grup i UCK-së.

Shiku më pyti për Valdet Zekën se a është n’ket grup un i thashë se nuk e njof. Më tha se është djal trim, kanë me marrë n’qafë. Dhe un i thash se nuk shkoj masi puna kana qeshtu. Edhe Xhezës i premtova se nuk do të shkoj. Mas tre dite daja Sul erdh në Letnicë dhe un shkova me pa veq sa u takova me dajën Sul kur e thiri dajën Sul ne telefon një i Ali Ahmetit dhe i tha se nesër bajnu gati se keni me shku për Kumanovë. Un i thashë dajës Sul nuk kemi me shku se puna është kshtu, kshtu. Edhe e thirra Xhezën në tel dhe i thashë hajde sqaroja Sulës mirë dhe mos të shkojmë. Erdh Xheza dhe i tregoj krejt se kshtu-kshtu asht puna. Xheza naj kish dashtë t’mirën. Zoti e bekoftë Xhezën. Daja Sul i tha në rregull nuk shkojmë.

Mirpo të nesërmen qaj i BDI-së kur i tha daja Sul se nuk jemi tu shku ka ardh në Letnic dhe na ka thanë se puna asht vetëm keni me hi në Kumanovë luftë nuk ka po tha unë e dij se Xheza ju ka ba pishman. Po mos e ngojni une tha e dij se kapaki i ksaj pune kush ësht nuk mun me ju tradhtu, kshtu ja thej menën dajës Sul dhe u nisëm.

Në Stançiç prap jam taku me Begin dhe Naton me Valdet Zekën dhe disa shok të tjerë.

grupi i kumanovesNë kufirin Stançiç – Bellanoc na kanë hap korridor policia e Kosovës dhe e Maqedonisë. Policia e Maqedonisë na kanë përcjellë me helikopter për mbi, na kan siguru por e kishin pas t’na shtin në Kumanovë dhe t’na vrasin. Një natë kem nejt në Bellanoc. Natën e 3 majit jemi kanë te pishat në Sllupçan, aty na ka dal para Komandant Shqiponja, Begi dhe Nato kanë ba muhabet me ta diku 1 orë dhe aj ka shku, ne kemi qëndru në pisha përmi Sllupçan. Të nesrit mrama kemi hi në Kumanovë me ndimen e shpejt të spitalit të Kumanovës. Jemi stacionu ne Lagjen e Trimave dhe 4 ditë i kemi prit gazetarët me ardh dhe me tregu për çfarë arsyje kemi hy në Kumanovë , edhe një letër Nato e pat shkru si sod m’kujtohet me lexu para gazetarëve. Me 9 maj herët në mëngjes na ra policija dhe ushtrija se e kan dit se sa jemi dhe qysh jemi dhe u nis lufta, mirëpo ne armë t’rana nuk kem pas përveç kallash dhe deri para terri kemi qëndru me 500 forca dhe në mbramje u dorzum me urdhrin e Ali Ahmetit. Ne e kem ditë se është OSBE-ja prezent, se nuk ishim dorzu, po na rrejtën, aty skish pas OSBE veçse polic.

Gjashtë shokë ranë dëshmorë.  Begi, Nato, Samiti dhe Valoni të gjallë janë dorzu, me syt e mi i kam pa. Nato ka qenë në kamën e majt i plagum para se mu dorzu Begi dhe Nato. Nji polic shqiptarë i ka vikat Natos, dorzoju se loj asht kjo, dorzoju mos u vra se tradhti ju kan ba.

Dhe u dorzun. Begi ka qenë afër meje por e kanë shtri për toke. Një polic shqiptar i tha, a ti je Begi po të ha Begi. Polici shqiptar i tha qysh dhe kush ju mashtroj që ju shtini ktu? 5 polic shqiptarë janë të vrarë. Kur na kanë qu në stacion me veshët e mi e kam ndi Begin tu e malltretu edhe atë për 2001-shin e pytshin. Kur na kanë pru në burg un e kam ditë se edhe ata janë gjallë po kur i ngova lajmet se Begi dhe Nato janë vrarë, u habita dhe e dita se tradhti shum të madhe na paskan ba. U bon 18 mujë, ne në burg me malltretime e me t’kqija. E mallkoj veten që nuk jamë vra edhe un at dit. Të kisha shku bashk me shokt, po me rujti i madhi Zot. Në të dy kambët morra plagë.

Nuk jam pishman aspak pse jam në burg, por po më hanë nervoza pse shqiptarët me naj ba ket tradhti për interesa të politikës.

Nuk dojmë mëshirë nga politikanët, sidomos jo nga BDI-ja.

Këtë komunikatë jam i porositur ta shkruaj nga Valdet Zekaj.

Lavdi dëshmorëve të kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *