POLITIKA KOMBËTARE

Balli Kombëtar Demokrat mbajti një tubim me qytetarët e Gjakovës.

Balli Kombëtar Demokrat mbajti një tubim me qytetarët e Gjakovës, ku për herë të parë në këtë qytet merrni pjesë të gjitha strukturat drejtuese të këtij subjekti nga Shqipëria të prira nga Kryetari Artur Roshi dhe stafi i tij, nga Ilirida të prirë nga Sazan Papraniku dhe stafi tij si dhe nikoqirët të prirë nga Kryetari Gazmend Islami, Nënkryetari Bekim Baftiu dhe stafi i tyre.

Në këtë tubim u shpalos platforma politike dhe ekonomike e BKD-së për Kosovë gjithashtu edhe platforma e përgjithshme e BKD-së për territoret shqiptare. Artur Roshi foli për rolin e Ballit Kombëtar Demokrat në Shqipëri dhe historikun e Ballit, gjithashtu edhe për platformën e përbashkët ekonomike, sociale dhe arsimore, foli që me një qeverisje të djathtë do të bënim unifikimin e teksteve shkollore që nga klasa e parë deri në universitete, gjithashtu edhe taksat doganore mes dy shteteve të jenë në formën që e kanë në BE.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë Gazmend Islami foli rreth keqqeverisjes në Kosovë dhe në komunën e Gjakovës, foli rreth nepotizmit të madh, korrupsionit të lartë dhe per klanet mafioze që kanë kapur shtetin. Me të djathtën në qeverisje dhe me Ballin Kombëtar Demokrat, Kosova do të jetë më ndryshe dhe Gjakova do të frymojë lirshëm. U bë edhe anëtarësimi i më shumë se 100 të rinejve të qytetit të Gjakovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *