POLITIKA KOMBËTARE

Zbulimi maqedon i implikuar në planifikimin e sulmit në Shkodër

A ju kujtohet rasti i Kumanovës ku u vranë mbi 10 ish-ushtarë të UÇK-së, 8 policë maqedon dhe dhjetëra të tjerë të arrestuar, në rastin që doli të jetë i improvizuar nga shërbimi sekret maqedon. I trumbetuar si një aksion patriotik, por që çdo gjë ishte me skenarë të ish shefit të shërbimit sekret, Sasho  Mijallkov dhe ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Që nga sulmi mbi një karakollë kufitare, ku shërbimi sekret maqedon një javë më herët dërgoi armë të lehta, kryesisht kallashnikovë, e deri te zhvendosja e grupit në një lagje të Kumanovës, shërbimi i shtetit maqedon mbante frerët e dirigjentit në dorë.

Më pas ndodhi sulmi total mbi grupin e armatosur keqaz, dhe mospranimi në asnjë mënyrë i mundësisë për negocim nga e Policisë Maqedone. Skenari u zbulua nga shërbimi sekret amerikan qysh të nesërmen, ndërsa ministrja e brendshme maqedone Jankullovska dhe shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov u detyruan të japin dorëheqje. Një skenar afërsisht i njejtë nga shërbimi maqedon është menduar edhe me rastin e ndeshjes Shqipëri – Izrael. Përvec sulmit me bomba, do të sulmoheshin edhe lojtarët e Izraelit, ndërsa në krye të sulmit u vendos  Lavdrim Muhaxheri. Të implikuarit tjerë, xhihadistë nga Kosova dhe Shqipëria që u arrestuan nga Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, janë kryesisht nga zonat kufitare me Maqedoninë.

” Xhihadisë nga Kaçaniku, Dibra dhe më pak nga zonat tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, të rekrutuar më herët nga shërbimi maqedon, janë thirrur apo janë vënë në veprim, për të diskredituar të gjithë shqiptarët para opinionit ndërkombëtarë. Por, fatmirësisht, synimet e tyre u zbuluan. “Ishte një rast shumë i rrezikshëm”, tha për Ndryshe.net, një zyrtar i shërbimit të zbulimit të Kosovës.

Të shtunën e kaluar autoritetet në Shqipëri dhe ato në Kosovë arrestuan katër, respektivisht nëntë të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS. Katër të arrestuarit në Shqipëri, sipas burimeve brenda policisë në Tiranë, po planifikonin të kryenin sulm terrorist në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Izrael, që do të zhvillohej në Shkodër.

Të dyshuarit, dy nga ta të lindur në Shkodër e dy në Dibër, vepronin brenda një rrjeti rajonal ku përfshihej Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Sipas hetimeve bëhet e ditur se të dyshuarit mbanin komunikim të vazhdueshëm me pjesëtarë të ISIS-it në Siri dhe planifikonin sulme në ndeshjen në mes Shqipërisë dhe Izraelit në Shkodër, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror të futbollit “Rusia 2018”.

Kjo bëri që Federata Shqiptare e Futbollit ta zhvendosë ndeshjen e së shtunës kundër Izraelit nga Shkodra në Elbasan.
Lidhur me këtë, agjencia e lajmeve AFP është interesuar nëse edhe grupi i nëntë të arrestuarve në Kosovë dyshohet të ishte pjesë e përgatitjeve të ndonjë sulmi në ndeshjen futbollistike Shqipëri – Izrael.

Prokuroria e Republikës së Kosovës i ka thënë AFP-së se grupi po planifikonte “sulme në ndërtesa dhe institucione vitale të Kosovës”, por deri tani nuk kanë informacione se ata po planifikonin edhe ndonjë sulm në Shqipëri. Gjatë operacionit të së shtunës, nëntë persona ishin arrestuar në territorin e Kosovës, si pjesë e aksionit që vuri në pranga të katër të dyshuarit në Shqipëri. Sipas autoriteteve, nga viti 2012 deri më 2014, rreth 120 shqiptarë iu bashkuan ISIS-it dhe 15 prej tyre humbën jetën në Siri ose Irak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *