POLITIKA KOMBËTARE

Edvin piktori i tregon dhëmbët Gjykatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias

Edi Rama i shpërngulur në Nju Jork duke harruar humbjen e katër jetëve gjatë ditëve të fundit si pasojë e përmbytjeve dhe shpërthimeve në rafineritë, që inaguron për interesa të miqve të tij, ka marr përsipër që të nisë një fushatë presionesh kundër Gjykatës Kushtetuese, sepse kërkon të minojë edhe atë pak demokraci që i ka ngelur Shqipërisë. Thirrja e djeshme e Edvinit ishte pasqyrë e sulmit verbal që ai ka ndërmarrë ndaj Gjykatës Kushtetuese, sepse i duhej të konfirmonte tashmë faktin se gjatë karrierës së tij në politikë, ka ndjekur gjithmonë një linjë presionesh dhe kërcënimesh ndaj institucioneve, të cilat e ka të pamundur t’i vendosë nën diktatin e tij personal.

Rama e tregoi në mënyrën më të qartë të mundshme se duke shfrytëzuar propagandën e tij mbi ligjin e Vettingut, kërkon që me dorën e tij të hekurt të nënshtrojë edhe ato institucione shtetërore, që i kanë dalë jashtë kontrollit dhe i binden demokracisë, e jo dëshirave të tij delirante e pasionante për të rrëzuar shtetin e së drejtës. Sulmi i radhës i lëshuar nga Nju Jorku ishte thelbi i tentativës së Edvinit për ta orientuar procesin e implemntimit të Reformës në Drejtësi sipas dëshirave personale të frymëzuara nga një mendje që nuk e adhuron shtetin e së drejtës, por që gjithmonë synon të dalë kundër tij. Pra shqiptarët sot duhet të kuptojnë se Vettingu ashtu siç u gatua dhe u nxor i gatshëm nga zyrat e Rilindjes së Edvinit, po synohet që edhe të aplikohet në vijim nga ky kryeministër dështak, që tashmë kërkon të kontrollojë hallkat e demokracisë së një vendi për të dalë i larë nga përfshirja e tij në botën e krimit dhe aferat korruptive.

Rama po përpiqet që me sulmet mediatike dhe presionet indirekte të japë sinjalin se ai e dëshiron shumë që të mbajë në postet aktuale ata prokurorë e gjyqtarë të korruptuar, të cilët i garantojnë atij sigurinë e të mos prekurit të interesave të tij në botën e krimit dhe drogës.  Madje kjo aktualja nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë as e fundit që Rama kërcënon institucionet shtetërore, siç është Gjykata Kushtetuese, sepse në thelb të politikave të tij qëndron ideja e  të bërit presion, me synimin për të kontrolluar gjithçka nga ai dhe bandat e tij kriminale. Kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të çliruar ligjin e Vetting-ut është pra një farsë  e radhës, sepse e vërteta e madhe që Rama e di, por nuk e merr për bazë, sepse i duhet të luajë me kartën e Vetingut për të hequr vëmendjen nga udhëtimet e tij të luksit në kushtet kur vendi përjeton sfida të mëdha, është se Gjykata Kushtetuese është në pritje të opinionit të Komisionit të Venecias për ligjin e Vetingut dhe nuk mund të veprojë vetëm se kryeministri delirant i Shqipërisë i bën këto thirrje si parulla prej lideri, që gjoja i do të mirën vendit, kur në të vërtetë është duke plotësuar qejfet personale në Nju Jork.

Për sa i përket pikërisht Vetting-ut, duhet të sqarojmë se ai dhe zbatimi i reformës në drejtësi është e vërtetë që janë vënë kusht nga BE për hapjen e negociatave, por Rama po të ishte vërtetë një politikan i denjë, thirrjen e djeshme mund t’ia bënte Gjykatës Kushtetuese që ditën kur Komisioni Europian e rekomandoi hapjen e negociatave me këto kushte. Por Edvini pëlqen të luajë me çështje të tilla të nxehta për publikun dhe e konservoi reagimin e tij për ditën e djeshme, sepse i duhej që të shuante altoparlantët që buçasin për largimin e tij nga vendi në kuadër të çeljes së ekspozitës me piktura në Nju Jork , në kohën kur shqiptarët po vuajnë problematikën e përmbytjeve dhe kur presidenti mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas situatës së përkeqësuar nga droga.

Gazeta 55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *