Marrëveshja e koalicionit PS-LSI u nënshkrua me insistimin e Serbisë, në përvjetorin e Masakrës së Tivarit
POLITIKA KOMBËTARE

I sëmuri mendor me ide enveriste nuk mundej që të këshillonte amerikanët se kush do të ishte presidenti i tyre

Shkruan: Sejdi Peka

Në fillim të këtij shkrimi më duhet të falenderoj Gazetën 55 dhe stafin e saj, që si media e mendimit të djathtë, i ka qëndruar besnike objektivit të saj si rrallë ndonjë media tjetër në Shqipëri, me ide të hapura proamerikane, si mirënjohje ndaj këtij kombi gjigand, për mbrojtjen e interesave kombëtare. Në këtë kontekst, “Gazeta 55” me editorialet e saj ju kundërvu me shumë forcë deklaratave të papërgjegjshme të Edvin Ramës kundër kandidaturës së Trump për postin e Presidentit të Amerikës. Ishte një handikap i radhës i një Kryeministri eksiq nga koka, aq më keq akoma që binin ndesh me interesat tona kombëtare në marrëdhëniet me ShBA, si një partner strategjik me rëndësi të jashtëzakonshme. Në një shkrim timin të dt.10 Mars 2016, të botuar në këtë gazetë me titull “A po bën thirrje Edvin Rama për manipulimin e zgjedhjeve në Amerikë që të pengohet Trump-i”, kam kundërshtuar me shumë forcë deklaratat e këtij Kryeministri eksik nga koka, që me një urrejtje patologjike i mëkuar me idetë bolshevike të Babait të tij shpirtëror Enver Hoxha, sulmonte demokracinë amerikane nga Shqipëria “si shkëmb graniti në brigjet e Adriatikut, fanari që ndriçonte të gjithë botën kundër imperializmit amerikan”.

Me dt.24 Mars të këtij viti, në një studio të CNN, në pragun e një vizite në ShBA, Edvin Rama do të lëshonte handikapin e radhës “duke u lutur që Trump të mos zgjidhet President i Amerikës se do të ishte turp për amerikanët dhe është fatkeqësi e tyre, jo e imja”. Duke vazhduar me skizofreninë e tij, e thellon edhe më tej marrëzinë kundër interesave kombëtare duke deklaruar po citoj “se nëse Trump fiton zgjedhjet si President i Amerikës, do të ishte fatkeqësi për këtë vend dhe do të përkeqësohen marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve”. Ishte kjo një ndërhyrje e paprecedentë, kur një Kryeministër i një vendi ndërhyn në punët e brendshme të një vendi tjetër dhe aq më pak të provokojë marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën që në të vërtetë përbën një tradhti kombëtare. Fatkeqësia është për ne shqiptarët që kemi zgjedhur një Kryeministër të budallallepsur dhe të lojtur nga fiqiri, që po sulmon Amerikën, aleatin tonë strategjik, Amerikën, pa kontributin e atij vendi të shembullit të demokracisë, të Presidentit Uillson, sot nuk do ta kishim Atdheun tonë e Shqipërinë do të ishte copëtuar nga vendet e tjera ballkanike. Amerika pa pushim e ka ndihmuar Shqipërinë për të ndërtuar një shtet demokratik, duke ardhur në luftën e dytë botërore duke e ndihmuar vendin tonë për t’u çliruar nga fashizmi.

Gjatë diktaturës komuniste, me emrin dhe shpresën tek Amerika, dhanë jetën dhe derdhën gjakun në tortura çnjerëzore të xhelatëve komunistë, qindra dhe mijëra shqiptarë që aspironin për liri dhe Shqipërinë si Europa. Në përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri, Amerika ka dhënë ndihmën maksimale që Shqipëria të orientohet dhe të eci i sigurtë në rrugën e integrimit euro-atlantik. Populli shqiptar i është mirënjohës përjetë Presidentit Klinton për ndërhyrjen ushtarake kundër Millosheviçit për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve dhe duke çliruar Kosovën. I është mirënjohës edhe Presidentit Bush që me vizitën historike në vitin 2007 i deklaroi Kryeministrit Berisha se “pavarësia e Kosovës do të bëhet sot, pa u vonuar”. Populli shqiptar e konsideron Zotin në qiell dhe Amerikën në tokë që do të ndihmojnë gjithnjë Shqipërinë. Amerika është një dhe e tërë me një demokraci të konsoliduar, ndërkohë Edvin Rama me mediokritetin e tij është përpjekur që të ndajë amerikanët në të majtë e të djathtë dhe qeveritë që do të vijnë. Ashtu siç deklaroi edhe Ambasadori Amerikan në një dalje publike, pas fitoren së Trump, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk do të pësojnë ndryshim, përkundrazi do të forcohen gjithnjë e më tepër. Për shqiptarët si të fitonte Klinton apo Trump, ishte një fitore për Amerikën dhe për Shqipërinë. Kur është mirë Amerika, janë mirë të gjithë popujt që aspirojnë për liri dhe demokraci.

Edvin Rama përbën sot një rrezik eminent për demokracinë në Shqipëri. Me një politike qorre dhe revanshiste kundër të ardhmes tonë të përbashkët, e zhyti Shqipërinë në një skamje dhe varfëri të tejskajshme,në dështimin total të një ekonomie të falimentuar që ka vrarë shpresën e shqiptarëve, tani po përkeqëson marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët tanë ndërkombëtarë edhe në fushën diplomatike. Duke kthyer kokën nga Lindja bolshevike, po krijon aleanca të dyshimta me Vuçiçin e Serbisë,ndërkohë ka krijuar probleme të pa nevojshme me fqinjët tanë. Kur përqafohet më Vuçiçin, që Serbia nuk është partner dhe as fqinji ynë, nuk bën pjesë në NATO dhe as në BE, në mënyrë të qëllimshme përkeqëson marrëdhëniet me Greqinë që është Anëtare e NATO-s dhe BE. Ndërhyn në punët e brendshme të shtetit të Kosovës duke u përpjekur me skizofreninë e tij që të paraqitet si Lider i Ballkanit. Ka bërë përpjekje që të mësojë popullin amerikan se cilin duhet të zgjedhë si President të Amerikës e plot broçkulla të tjera,ishte ky një handikap i madh që çuditi botën diplomatike. Por duket se “bathët” Edvin Ramës nuk i treguan se kush do të zgjidhet President i Amerikës. Dhe tani thotë një fjalë e popullit se “vrima e miut, njëqind grosh”. I sëmuri psiqik i Partisë Socialiste, tani më duket se nuk po gjen vrimën e miut ku të futet. Fundi i kësaj qeverie oligarkësh është fare afër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *