POLITIKA KOMBËTARE

Të prekur thellë në shpirt

Shkruar nga Ahmet Asani

Rasti i vdekjes se Astrit Deharit na ka prekur thelle ne shpirt! Kjo vdekje ka prekur jo vetem prinderit e Astritit, jo vetem familjen e gjere Dehari, familjar miq e shoke ne Kosove e ne Kumanove, por me se shumëti na ka prekur neve qe na kaloi jeta ne Diaspore! Na ka prekur nga fakti se femijet sikur Astrit Dehari, jane rritur nëpër tubime e protesta, keta femi gjumi i zinte dhe zgjoheshin me parollen ‘KOSOVA REPUBLIKE’! Keta femi i mësuam qe të ndajnë edhe nga kafshata e gojës për jetësimin e lirisë së Kosovës!

Nje pjese e mire e familjeve sikur kjo e Astritit, menjëherë pas luftës me shumë besim e pa hezitim u kthyen që të jetojnë e veprojnë në Kosovën e çliruar nga armiku shekullor, u kthyen pa me te voglin dyshim se ne Kosoven e lire edhe pas 17 vitesh liri do të kete vrasje, krim ekonomik, papunesi, pasiguri, sistem te shkollimit korruptues, sistem i cili prodhon varferi te skajshme dhe te pasuruar grabitqar! Situatat e tilla ku pritshmëria e shoqerise per gjera te mira eshte ne maksimum dhe ndodhin te kundertat, vepra te shemtuara kriminale, padrejtesi sociale, korrupsion, varferi etj. prodhojne depresione dhe revolta te cilat nëse nuk drejtohen shpejt, lehte mund ta katandisin nje shoqeri deri në shpërbërje! Padrejtësite dhe devijimet me te papritura qe shoqeria kosovare kurrësesi nuk po mund ti kaperdijë jane ato te cilat i erdhen Kosoves nga disa individ te reklamuar e proklamuar ne shoqëri si “çlirimtar”!?

– Kush ka mund ta imagjinoj qe edhe pas çlilirimit dikush do te beje lista per vrasje të kundershtarëve politik!?
– Kush e ka imagjinuar se veteranet e luftes dhe familjaret e deshmoreve do te bien ne pozite per të kerkuar lëmosh!?
– Kush e ka menduar qe shoqeria kosovare e pasluftes do te jete pa sigurime shoqerore!?
– Kush e ka menduar se familja e policit te Republikes se Kosoves, qe humb jeten ne detyre nuk do te kete pension!?
– Kush ka mund te imagjinoje se ne Kosoven e çliruar dikush pas gjithe atyre te keqijave e tmerreve te luftes, vrasjeve e dhunimeve, viktimave ende te pagjetura, do te lejohet nga shteti qe te grabis pasurine private e shoqerore, te marr tituj akademik pa kurrëfare dije dhe te ze vend ne poste shteterore!? Kush?!

Te gjithë mund te kene patur dyshime dhe frike se gjera te tilla do mund te ndodhin por jo femijet e lindur, te rritur e eduakuar ne diaspore JO!

Gjithe keta keqberes, te gjithe keta qe i dhane te drejta vetes te bejne lista per te vrare kundershtaret politik, qe uzurpuan e shfrytezuan pasurine shoqerore, qe e prune shoqerine ne kete derexhe kishin nje ideologji e cila u printe, kishin nje shtet te cilin e morren pet yrrnek!

Tani qe Kosova eshte ne nje situate te para fitores ndaj te keqes, secili shqiptar qe i thot vetes shqiptar duhet te jetë shume i kujdesshem se çfar po flet, çfar po shkruan e si po vepron, sepse e keqja do te mundohet deri ne fund te krijoj situata depresive e shperthyese !
Shoqeria shqiptare ne pergjithesi e posaçerisht shqiptaret e Kosoves qysh moti e kane kuptuar qe dhuna prodhon dhune, prandaj duhet perflakur modelet e yrrneqet e shteteve qe me shekuj nuk po gjejne rehati shoqërore e duhet marr modelet e shteteve ku çdo padrejtesi zgjidhet me ligj!

Kosova ka potencial njerëzor, ka rini, ka kapital, ka diaspore te forte, ka shtete e popuj miq qe na ndihmuan per tu çliruar, qe na strehuan gjate luftes, qe na ndihmuan pas lufte dhe jane te gatshem t’na ndihmojne edhe ne vendosjen e rendit e ligjit ne Kosove. Te tregojme durim e maturi, ta leme drejtesine nderkombetare dhe miqt tane e ta heqim bashke te keqen qafes sepse i ka ardhur fundi!

Edhe njehere ngushellime gjithe familjes Dehari, farefisit miqeve e shoqerisë ne Atëdhe e në Diasporë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *