POLITIKA KOMBËTARE

Sofra e madhe dardane e “Darkës së Lamës” në Moosburg

Shkruan: Florim ZEQA

Nën patronatin e shoqatës atdhetare “Bekim Berisha-Abeja”, të dielën e 30 tetorit 2016 në Moosburg të Gjermanisë u mbajt takimi tradicional, në kujtim të njërës nga traditat më unikale të kombit tonë, “Darka e Lamës”, e kthyer në kujtesën tonë, në vjeshtën e vitit 2002 nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

darka e lamesDarka e Lamës, ky eveniment i veqantë i traditave tona kombëtare, është i lashtë sa vet lashtësia e kombit tonë, që simbolizon mbledhjen e të korrave të motmotit.

Njiherit kjo është një formë falenderimi dhe urate ndaj krijuesit tonë për të mirat dhe begatitë e shumta, shtimin e pasurisë dhe resurseve njerëzore.

Darkën e Lamës në Moosburg e karakterizuan disa gjëra të veqanta, duke filluar nga paraqitja skenike, si logoja e shoqatës me dy simbolika të fuqishme e deri të “Sofra Dardane” e mbushur përplot bereqete të motmotit, e shoqëruar me dy sofra të mëdha në të dy krahët anësor të skenës (njëra për burra e tjetra për gra), përderisa në krahun e djathtë ndodhej edhe Bunari i improvizuar, kinse për nxjerrjen e ujit të pastër nga thellësia e tokës.

Këto simbolika të veqanta, përveq ngacmimit të syrit, kënaqen shpirtin e qindëra bashkatdhetarëve pjesmarrës në sallen e madhe antike në Moosburg, në një ambient të ngrohtë dhe vëllazëror.

Hapja e këtij manifestimi kulturor, filloj në një mënyrë tepër të veqantë, nën tingujt e Kavallit, me deklamimin e fuqishëm artistik të poetit të madh Mentor Thaçi me poemën “Lutja për Darkën e Lamës”, e cila ngjalli emocione të papërshkruara me fjalë në mesin e mërgimtarëve.

Pastaj në skenë u paraqiten moderatorët e shkëlqyer të veshur me kostume kombëtare, Arif Arifaj dhe Majlinda Haxhija të cilët solemnisht e deklaruan të hapur fillimin e Darkës së Lamës, duke i falenderuar të gjithë të pranishmit në sallë, e në veqanti mysafirët e ardhur nga Zvicëra, Italia, Belgjika dhe landet e largëta të Gjermanisë.

Fillimisht, nga moderatorët e këtij aktiviteti, për një fjalë rasti u ftua i zoti i shtëpisë, kryetari i shoqatës Xhemajl Hoxha i cili përshendeti të gjithë pjesmarrësit duke u uruar mirëseardhje në Darkën e Lamës.

Më pas filloj pjesa artistike e këtij manifestimi, me recitimet e më të vegjëlve, duke filluar nga voglushja 4 vjeqare Ariana Haxhija (Voglushja kosovare) e deri tek më të rriturat; Melise Haxhija (Bekim Berisha), Majlinda Haxhija (Sofra), Eliona Gashi, Aurora Haxhija (Dëshmorët), Loreta Lulaj, Aurora Haxhia (Për ty nëna ime), Egzona Haxhija (Vajzë nga Kosova), Aleta Haxhia (Ushtria çlirimtare) dhe Blerian Arifaj (Trimat kosovarë). Recitimet e shkëlqyera të nxënesve janë rezultat i punes së palodhshme të arsimtares Nife (Buqe) Arifaj.
Në të njëjtën mënyrë u vazhdua edhe me pikat e vallëzimit, duke filluar nga grupmoshat më të vogla; deri tek të rriturit, me ekzekutimin e valleve të bukura shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, nën koregrafinë e mjeshtrit të vallëzimit Agron Haxhija.
Pas pjesës së parë të programit artistik, arritem tek momenti më kulmor i kësaj mbrëmje, tek shtruarja e Sofrës Dardane, urata dhe nderimi i veçantë për Presidentin Ibrahim Rugova, për njeriun që e riktheu si ripërtërierje në traditën popullore këtë mrekulli të uljes në sofer, të përcjellur ndër shekuj nga brezi në brez, nga gjenerata në gjeneratë.
Ishin të zotët e shtëpisë, kryesia e shoqatës atdhetare “BekimBerisha-Abeja”, që mbushen sofren përplot me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat e dardane.

darka e lamesFillimisht u shtruan dy “Sofra” të mëdha dardane, njëra për burra e tjetra për gra sipas traditës së vjetër iliro-dardane. Nxjerrja e ujit në mënyrë simbolike nga bunari dhe mbushja e gotave nga dy motra shqiptare të veshura me kostume kombëtare nga treva e Dukagjinit, prekën thellë në ndjenjat e bashkatdhetarëve të shumt në sallën antike në Moosburg.
Pas ngrënjës së ushqimeve të shijëshme nga kuzhina e pasur shqiptare sipas traditave popullore,…moderatorët e programit për nga një fjalë rasti i ftuan mysafirët e nderit; Donika Gërvalla – Kryetare e Degës së LDK-së në Gjermani, Shefqet Dibrani Kryetar i Degës së LDK në Zvicër (shkrimtar dhe publicist), Fran Tanushi – Sekretar i Përgjithshëm i LKSHM, Deli Balidemaj nga Ministria e Arsimit të Landit-shtetit Bavarez, Florim Zeqa (publicist dhe veprimtar nga Italia), mbesa e heroit Bekim Berisha-AB-ja, zonja Azemine Berisha e ardhur enkas për këtë aktivitet nga Belgjika, Ferdane Alidemi Bajrami, Maxhun Smajli (publicist), Mentor Thaçi (poet),…etj.

Pas fjalëve përshendetëse u vazhdua me pjesën e dytë të programit artistik me këngë folklorike nga rapsodët e njohur të mërgatës shqiptare në Gjermani; Shkurte Hadergjonaj me kënget e së madhes Fatime Sokoli, përcjellur me çifteli nga Asmon Mahmutaj dhe Hysen Hoti.

Prezent në këtë aktivitet të madh kulturor ishin veprimtar të shumt, si; Idriz Zeqiraj (publicist), Xhafer Leci (publicist), Emrush Ceku (veprimtar), Fadil Osmani (veprimtar nga Italia), Ali Sylejmani, Fazli Hajdaraj, Bajram Osmani, Adam Olluri, Blerim Hajdaraj (djali i Smajl Hajdarajt), Blerim Bojaj…etj.

Vlenë për t’u theksuar se i gjithë ky aktivitet u përcjellë nga syri i kameramanit Halil Rrustemaj dhe çdo detaj tjetër nga blici i aparatit të veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare Reshat Murati, njiherit antar nderi i shoqatës atdhetare “Bekim Berisha-Abeja”.

Në organizimin e Darkës së Lamës ndihmuan të gjithë antarët e shoqatës pa dallim emri, moshe apo gjinie,…janë nënat, motrat gratë dhe motrat tona si dhe mysafirët nga të gjitha anët që sollën gatesa dhe ushqime nga të gjitha anët.
Falenderim i veqantë shkon për veprimtarin Reshat Muratin i cili e bëri përgatitjen e logos së shoqatës dhe gjitha ftesave për mysafirët e Darkës së Lamës në Moosburg.

darka e lamesKrejt në fund, i mbetëm borxh lexuesit nëse nuk e ceku përmbajtjen e dyfisht të logos së shoqatës “Bekim Berisha-Abeja”, e cila ngërthen në vete dy etapat më të rendësishme të historisë më të re të Kosovës; etapën e rezistencës paqësore dhe epokën e luftës çlirimtare,…etapa këto të lidhura njëra me tjetrën si “mishi me kockën”.

Ky bashkërendim, ky unitet i fuqishëm, ky harmonizim i veprimtarisë së shoqatës “Bekim Berisha-Abeja”, duhet të shërbej si shembull edhe për shoqatat e tjera kudo që veprojnë në mërgatën tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *