POLITIKA KOMBËTARE

Skandalet nuk kanë të ndalur

Pas një hulumtimi në regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë u zbulua edhe një gënjeshtër e radhës e grupit të Zajazit.

Këtë herë bëhet fjalë për Shoqatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Të gjithë deri më sot e kanë ditur se Kryetar i SHVL-së është Fazli Veliu me nofkën DAJA. Por, e vërteta e thotë krejtësisht të kundërtën. Në regjistrin gjyqësor, respektivisht në regjistrin qendror, aty ku bëhet regjistrimi i subjekteve juridike si organizata, shoqata, firma e tjerë, edhe mëtej kryetar i ShVL-UÇK-së figuron emri i themeluesit të saj, anëtarit të ish-shtabit Operativ UNIKOMB , veprimtarit të trevave tona, z. Daim Hiseni.

Uzurpimi i SHVL-së, keqpërdorimi i saj nga grupi i Zajazit është bërë me qëllim të keqpërdorimit të mjeteve nga fondi Vendëlindja thërret.

Ne kërkuam prononcimin e z. Daim Hiseni se si ka ndodhë ky manipulim me shoqatën?

Përgjigja e tij ishte, për gjëra të këtilla të cilat janë të ndijshme, nuk do të ishte mirë të prononcohem në portale. Pranoj që për një temë të këtillë të ballafaqohem me z. Fazli Veliu ose persona të tjerë të cilët thirren në emër të shoqatës sonë.
Duhet të kemi parasysh se dëshmorët nuk privatizohen dhe nuk janë pronë e asnjërës nga shoqatat ose organizatat, ato janë nderi dhe shembëlltyra e këtij kombi. Ideali i tyre duhet të jetë synim i yni për veprimtarinë e mëtutjeshme.

Pse deri më sot nuk është folur për këtë çështje?

Nuk e ndaj mendimin me Ju. Ju tani e keni në duar dokumentacionin të cilin e posedoj edhe unë, ju i keni faktet dhe dëshmitë me të cilat të tjerët po manipulojnë opinionin, kurse sa më përket mua, unë disa herë e kam potencuar këtë problematikë, por asnjëherë nuk kam dashur të krijoj përçarje ndër shokët, veprimtarët dhe bashkluftëtarët tanë që janë anëtarë të shoqatës së veteranëve.

Sa i përket mediumeve tona, ata nuk janë të pavarura dhe akoma janë pjesë e pushtetit ose interesave grupore. Ato kanë informata për të vërtetat rreth SHVL-së, por me siguri kanë frikë të flasin ose ta zbardhin të vërtetën. Ose më së miri, le të kërkojnë prononcimin zyrtar nga grupi i Zajazit, respektivisht vet Fazli Veliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *