POLITIKA KOMBËTARE

Zahirin e vramë se na shau Azem Sylën në Tiranë

Hasan Zeneli, bashkëluftëtarë i heroit Zahir Pajazir, në ditëlindjen e Zahirit, në faqen e tij në facebook ka shkruar në lidhje me vrasjen e tij.

 

Me 01 Nentor 2016, Kom. Zahir Pajaziti e ka DITELINDJEN.

“Zahirin e vramë sepse na e shau Azem Sylen ne TIRANE. Kete e di, vetem SEKTORI i veçant.
E vramë sepse ishte tmerr per ne dhe per vllaznit tonë sllavokomunist. Nuk eshte e vertet se Xhavit Haliti me perjashtoi mua, por une e perjashtova Xhavit Halitin. Une jam shefi i shefave ktu!

Hiq s’marr vesh qka thot Llapi as Gallapi, e a’s Harapi. Pyeteni, Nait Hasanin, ai e dine se si u rrefye ne polici rreth Zahirit dhe grupit te tij.
Faleminder nga shoket e Zahirit qe shumë po më respektojnë, bile me bëjnë edhe ftesa per akademi e ditëlindje. Kurren e kurres mos ju qoft per nder Hasan Zenelit e Avni Ajetit te cilet vazhdimisht m’i shkatrrojnë nervat me k’to shkrimet e tyre. Kurrë nuk i them faleminder as Ismet Avdullahit, edhe pse ka ardh ne rradhet tona.

Ju vertet nuk e dini …. Une vet e dergova Nait Hasanin, nepermes Ismet Avdullahut te Zahiri. Ja dhash edhe pseudonimin tim Naitit. Kur e verejta qe Zahiri s’po qajtet n’kraj e majtem nji mbledhje në një fshat të Kërqoves dhe morëm vendim që ta qesim ne prijt. Atëherë Azemi tha: Duhet me ja ba njani prej nesh një telefon Beligradit dhe le ta kapin Naitin, e Naiti ka per t’ju tregua se kush eshte Zahiri dhe shoket e tij. Kete çka po them une Ali Ahmeti, e dine edhe shoket e mi të cilët kanë qenë në atë kuvend.

Këtë punë e di edhe Fazli Veliu (UJAK), serbski dobrovolac iz Zajaza R-Makedonia.

Kurse unë Hasan Zeneli, në emër të shokëve të gueriles së Zahir Pajazitit, publikisht u them se këtë punë do ta çojmë deri në fund, deri në zbardhjen përfundimtare, duke i zbuluar tradhtaret e vërtetë të cilët i kanë bërë priten Zahirit dhe shumë djemave tjerë dëshmorë të këtij kombi.

One thought on “Zahirin e vramë se na shau Azem Sylën në Tiranë”

  1. Është shumë të dijë se cilin nga bijtë më trima të këtij kombi.
    Ësh të e sigurt vetëm vdekja e legjendrit Adem Jashari dhe Fehmi Lladrofci
    ndonëse edhe këtu dikush I ndimu armikut.Dihet edhe këtu kush janë ata por nuk dihetkur do ta tregojnë këtë ata që e dinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *