POLITIKA KOMBËTARE

Gëzuar ditëlindjen vëlla Zahir

Urime ditëlindjen, vëllau im i madh Zahir!

Lutem, më fal që nesër nuk do të prezentoj pranë shtatores tënde or vëlla.

Nuk mund t’i shoh aty duke te nderuar ata që të TRADHTUAN.

Po, po! Nuk po mund ti shoh pran shtatores tënde qent që lehin nëpër rrugët e qyteteve gojën plot me Zahir Pajazitin dhe Adem Jasharin. Ty të ngitën kurth kurse Bac Ademit nuk ia derguan armët e duhura që ia kishin premtuar. Vdekja e juaj u dha pushtet klyshve të Sërbisë të cilët më shpesh pijnë kafe me shkije se me invalidët e luftës dhe familjarët e dëshmorëve.

Nuk mundem ti shoh edhe disa shokë të dikurshëm, të cilët nesër vijnë të përkulen para shtatores tënde bashkë me ata njerëz për të cilët ata e dijnë shumë mirë se janë tradhtarë dhe që ta bënë kurthin.

Nesër vijne edhe ata që shtrembëruan historin tuaj.. edhe ata që manipuluan me listat e veteranve të luftes duke ju bërë të barabartë me spiunët dhe bashkpunëtorët e KOS-it jugosllavë… pra, para teje do të vijnë për të shfajsuar veten nga mëkatet e bera para, gjatë dhe pas luftes të cilën e organizove me shokët e idealit dhe heronjtë e këtij kombi.

Aty nesër do vijne edhe disa nga ata që shitën një pjesë të asaj toke që sëbashku me shokët e çliruat nga SHKIET.

Nesër në atë tubim nuk do të jenë shokët tuaj të veprimtarisë tënde, nuk do të jenë as shokët që i deshe shumë si Avni Ajeti, Hasan Zeneli, Izet Ahmeti që e kishe krah të djathtë, as Nazmi Ademi shoku yt i qelisë që të ndoqi në rrugëtimin tënd për bashkim kombëtar. Nuk vjen as Bajr Hasan Bajra, aty do të mungon edhe eprori i lart nga koha e Xhaxhit: Ferit Zeneli, Nuk do të prezentoi as shoku juaj Shefqeti nga Bushati, as Vejseli nga rrethina e Kukesit, nuk do të prezenton as Daim Hiseni shoku yt i idealit nga rradhët e Unikombit që e kishe takuar në Malin e Dajtit më 1991, as Avniu i shish-it, e dine Ti për cilin e kam fjalën, as Rexhep Kovaçi me familjen. As familja e Nezir Rrahmanit qe na strehoj pas aksionit te dates së 5 Shtatorit 1995. Gjithashtu do të mungojnë edhe shumë komandanta e figura të shkabës së lavdishme të UÇK-së, aty do të mungojn të gjithë ata djema luftëtarë të cilët sot e kësaj dite ndjehen krenar me emrin tënd dhe kontributin e tyre në radhët e ushtrisë së shenjtë që ti e themelove.

…. Një pjesë e këtyre që përmenda, nesër do të vijm në Ballabanin tonë të përbashkët, do ulemi aty pran teje ku Ty prehesh i qetë, do të tregojm për gjendjen e mjerueshme të luftëtarëve dhe për kapadaillëkun e zuzarëve, do të tregojm se ishim në Shqipëri dhe ke të fala nga eprorët dhe shokët e gjallë të stërvitjeve. Të fala nga Koloneli juaj, Dekani i Akademisë ushtarake Baca Hisen Ymeri, njeriu që ju kaliti dhe përgatiti kundër bishave sllave.

Do vijm të bëjmë muhabet se vërtet na ka marë malli Komandant.

Në mungesën tënde, jeta jonë e humbi kuptimin e saj

Megjithatë nesër bëhesh edhe më plak, por ne zemrën dhe shpirtin tonë të mbajmë akoma të rinj, ashtu sikur në ditë e vjetra tonat.

Edhe njëherë, GËZUAR 54 vjetorin e lindjes HEROI IM !

Hasan ZENELI

One thought on “Gëzuar ditëlindjen vëlla Zahir”

  1. JAN THENE TE TERA PER KETE ARDHETAR, UNE NUK DI SE KUSH INI POR NGA SHKRIMI I ZOTIT HASAN ZENELI BASHKOHEM ME TA DUKE JU URUAR DITEN E LINDJES, JE BASHK ME NE DJAL TRIM SHQIPTAR SHQIPRIJA KA NEVOJE PER BURA SI TI OR NUK PARA I GJEN, JAN BERE MERE TJA MARIM I PERJETSHEM DO JET EMTI JUA NDERIMET VELLAZERORE,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *