HISTORIA

ENVER HOXHA NË DATËN E THEMELIMIT TË PKSH, NGELI VETËM ARKËTAR PARTIE

Shkruan: Prof. Dr. Vebi Xhemaili

– Komunistët shqiptarë nuk reaguan kundër Greqisë kur iu vërsul kufirit shqiptar, por reaguan vetëm atëherë kurrë u rrezikua Rusia ata u çuan në këmbë për ta mbrojtur së bashku me komunistët jugosllavë.

– Komunistët shqiptarë u vunë ne lëvizje vetëm kur atdheu i tyre, Rusia Sovjetike, u sulmua prej Hitler-it në Qershor 1941. Ndërsa kur Greqia sulmoi kufijtë e Shqipërisë së Jugut në vitin 1940 dhe hyri në Gjirokastër, këta komunistë heshtën, gojën nuk e hapën, bile ca prej tyre anonin nga pushtuesit duke u dhënë përkrahje morale. Në këto rrethana lufte, Forcat nacionaliste vrapuan drejtë kufirit në luftë kundër pushtuesve grekë që po shkatërronin fshatrat shqiptare për rreth kufirit. Në këto luftëra ka marrë pjesë edhe Xhemë Gostivari së bashku me të vëllanë Musli Hasën, duke i dëbuar grekët nga kufiri me humbje të mëdha.

– Hyrja e Rusisë ne luftë i vuri në siklet komunistët shqiptarë dhe komunistët jugosllav. Në këtë kohë u dërguan dy emisarë jugosllavë, Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha, që të dy anëtarë te Partisë Komuniste Jugosllave për Kosovën, erdhën në Tiranë, dhe u paraqitën si të delelguar prej Shtabit të Titos. ( me origjinë ishin serbo-malazez të ardhur nga Mali i Zi, si kolonistë në Kosovë).

– Siç dihet historikisht, shqiptarët më shumë u gjunjëzohen politikave sllave se sa njëri–tjetrit. Këta dy emisar emisarë jugosllavë e kryen plotësisht misionin e tyre duke i bashkua të tre grupet komuniste që vepronin në atë kohë në Shqipëri. Këta dy emisarë arritën që këto tre grupe komuniste ti unifikojnë në një parti të vetme edhe pse midis tyre pati mospajtime të forta. Siç dihet se PKSH u themelua si Parti e vetme, me 8 Nëntor 1941. Këta dy misionar (Miladini me Dushanin) zgjodhën edhe anëtarët e Komitetit Qendror, por Jo me Enver Hoxhën si Sekretar te Përgjithshëm, por e vërteta historike është ndryshe. Enver Hoxha në këtë datë të themelimit të PKSH, ngeli vetëm arkëtar Partie. Pas një kohe dhe analize të emisarëve jugosllav, të cilët më në fund erdhën në konkludim se Hoxha për ata ishte më i përshtatshëm politikisht. Edhe me propozimin e Mugoshës, që ishte dakordua edhe Milladini, (i cili në këtë kohë i njihte mirë rrethanat në Tiranë, pasi kishte ra në dashuri). Pra, të dy emisarët e Titos, vendosën që ta emërojnë Sekretar të Partisë pas disa ditëve. Pra, Hoxha në bazë të dokumenteve nuk ka qenë Sekretar i PKSH, nga themelimi i Partisë Komuniste Shqiptare në Tiranë, por u caktua pas disa javësh. (V.Xh).

– Në këto rrethana PKSH ishte vetvetiu si një degë e Partisë Komuniste Jugosllave. Pasi u themelua PKSH, të dërguarit e Titos, i ndanë detyrat; Miladin Popoviçi si organizator politik dhe Dushan Mugosha si organizator ushtarak. Këta dy gjatë luftës, mbetën drejtuesit dhe komandantët e vërtetë te Partisë Komuniste Shqiptare deri mbas luftës. Ma vonë arritën edhe te tjerë emisarë jugosllavë, por më i zëshmi ka qenë Vukmanoviç Tempo-ja, Ky që ndikoi fuqishëm në prishjen e Marrëveshjes së Mukjes, ku ishte nënshkruar platforma e përbashkët nga të gjitha forcat antifashiste në Mukje, për luftën përbashkët të shqiptarëve për çlirim e bashkim kombëtar me Shqipërinë pas mbarimit të luftës. Pra bashkimi i Kosovës dhe trevave lindore Shqiptare nga Dibra deri në Kumanovë e Preshevë ti bashkëngjiten trungut të tyre. Kjo marrëveshje i dogji në zemër emisarët jugosllav, që në shpirt e kishin ruajtjen e Jugosllavisë, në kufijtë e sajë të para luftës. Në bazë të fakteve që u thanë më lartë, del ky rezultat; “shqiptarët më shumë u gjunjëzohen politikave sllave, se sa njëri–tjetrit”. Prandaj historia e jon kombëtare duhet të rishkruhet me të gjitha të mirat pozitive dhe negative, që tu shkurtohet hapësira falsifikimeve që ka bërë klasa sunduese komuniste kundrejt forcave nacionaliste.

One thought on “ENVER HOXHA NË DATËN E THEMELIMIT TË PKSH, NGELI VETËM ARKËTAR PARTIE”

  1. Me vjen shume mire qe e ceket pjesmarrjen e Xhemes Hases kunder grekeve kjo eshte e vertete por thuhet se ja qene ne kohen e mbretit Zog kur greket kohe pas kohe e kane sulmuar kufirin shqiptare.A mund te vertetohet kjo edhe njehere ngase Zogu i jep mirnjohje…?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *