POLITIKA KOMBËTARE

Deklaratë për shtyp e Kryetarit të Ballit Kombëtar Demokrat

“Partia Balli Kombëtar Demokrat vlerëson si korrekt dekorimin e Presidentit te Republikës bërë të rënëve nacionalist të Lushnjes, në raport me të vërtetën historike. Këtë dekorim mund ta quash të vonuar por jo të padrejtë, mund ta quash politik, por jo te pa drejte.

z.Rama është  “big brother” që e vëzhgon dhe inicion këtë reagim abstrakt ndaj këtij dekorimi, sepse ka kohë që ka filluar fushatën për 2017 dhe kur kredibiliteti i tij qeverises ka rënë, ngelesh në dorë te pensionistëve që bëjnë si veteran.

z.Rama nuk pranon se sistemi kapitalist në themel ka konkurrencën dhe që të vlejë ajo, duhet të njohësh vlerat e kundërshtarit në histori dhe në politikë.

Nëse z.Rama mendon se është i vetem në garë, ose ai jeton imagjinaten e tij, ose shqiptarët jetojnë diktaturen e tij!

Kryeministri duhet të jetë “uniteti social” i shqiptarëve, por sigurisht nuk mund të jetë i tillë kur ka tre vjet që nuk qeverisë dot por u ankohet shqiptarëve se ka shumë halle kur je kryeministër, ka disa muaj që bisedon per hallet e qytetarëve dhe sillet sikur është në opozitë, ndërsa dje në parlament ndaj njerëzve që janë sakrifikuar per idetë demokratike, lirine e vendit, prosperitetin e kombit, ”ballistet”, shprehu urrejtjen e tij nëpërmjet një humori të impostuar si një aktor i “Al Pazarit”.“

Artur Roshi

One thought on “Deklaratë për shtyp e Kryetarit të Ballit Kombëtar Demokrat

  1. Lidhur me dilemat per kohen e luftes se dyte boteore ne Kosove jane disa fakte:

    Italia e futi Shqiperine ne protektorat, sepse Jugosllavia dhe Greqia do te e okuponin. Kosova u qlirua ne kete kohe dhe poashtu u fut ne protektorat Italian.

    Ne perioden e protektoratit Italian Kosova ka qene vend i lire ne kuader te Shiperise. Vetem regjionet e Mitrovices dhe Podujeves ishin nen okupim te Serbise.

    Ne kohen kur jane themeluar celulat partiake te Partise Komuniste te Kosoves ne disa qytete siq jane : Prizreni, Peja, Gjilani, Gjakova, Prishtina…………ne Kosove kishte 85% Shqiptar dhe 15% ishin kryesisht kolonist nga Serbia dhe Bosnja dhe Mali i Zi.
    Celulat partiake komuniste kishin nga 24; 25 ose 26 anëtar…në te cilat ishin NJË ose DY Shqiptar Komunist, dhe 23 ; 24 ose 25 anëtar komunist Kolonist!
    Dmth ne celulat partiake komuniste 98% ishin Kolonist dhe vetem 1 deri ne 1.5% ishin Shqiptar te Konvertuar ne Komunist. Kjo eshte fakt i pamohueshmëm.

    Lufta qe e bente Partia Komuniste e Kosoves kunder Shqiptareve, Italianeve apo Gjermaneve , ishte lufte per idealet terroriste – komuniste e jo per liri Kombetare Shqiptare.

    Komunistet e Kosoves ishin renditur me komunistet e Rusise dhe Serbise.

    Ne Luften e dyte boterore Britania, SHBA, Kanada, Australia luftonin kunder Gjermanise , Japonise dhe Italise. Prandaj E ashtuquajtura levizje LNQ nuk iu bashkua fituesve kunder fashizmit Gjerman por iu bashkua Komunizmit ekspanzionist Rus.

    Rusia luftonte per te okupuar shtetet fqinje siq janë: : Finlanda, Letonia, Gjermania, Rumania, Moldova, Bullgaria, Polonia, Qekosllovakia, Hungaria, Estonia, Lituania, Mongolia…..dhe tentonte te i fute nen ndikim-okupim edhe shtetet : Greqia, Mbreteria Jugosllave, Shqiperia, Kina, Japonia.
    Rusia vetem formalisht luftonte kunder Gjermanise fashiste, e ne te vertete luftonte per okupim dhe influence komuniste….dhe ia arriti qellimit gati 100%.
    Vetem Finlanda, Greqia, Gjermania Perendimore dhe Japonia shpetuan nga kthetrat grabitqare Ruse.

    Përfundim: Shqiptaret e Kosoves të konvertuar në komunist , luftuan per ideale te terrorizmit komunist te bazuar ne Rusi, dhe asgje nuk kishin te perbashket me luften per LIRI kombetare apo pavarësi shtetrore Shqiptare.
    Po te ishin komunistet e Kosoves luftar per Liri, do te themelonin Partinë Komuniste te Shqiperise se bashku me Komunistet e Shqiperise, sepse ne kohen e themelimit te partise komuniste te kosoves, KOSOVA ISHTE NE SHQIPERI……..por Partia Komuniste e Shqiperise dhe Partia Komuniste e Kosoves u themeluan nga komunistet Serb, te cilet permes ketyre partive komuniste deshironin te e ri-okupojnë Kosoven dhe eventualisht Shqipërine.
    Po te luftonin per LIRI, per Shtet, apo kunder Fashizmit , ……..ata do ti bashkangjiteshin atyre qe luftuan kunder fashizmit e qe ishin : AMERIKA, BRITANIA E MADHE, CANADA, AUSTRALIA.
    Shtetet tjera Europiane ishin vetem veshtruese se qka po ndodhë ne kete lufte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *