HISTORIA

Për Shqipërinë

Nga Mit’at Frashëri

“Akoma nuk dihet nëse Shqipëria (pa qenë ndonjëherë armike dhe fajtore), do të gjymtohet ashtu si Traktati i Londrës i vitit 1915 (kjo kryevepër e Grey-Asquithit) e parashikonte të ndarë atë midis serbëve, italianëve dhe grekëve. Nëse do të kryhet ky krim kundër këtij populli të vogël, që ne i kemi siguruar pavarësinë dhe neutralitetin e përhershëm, ai do të figurojë në histori si krimi më i keq i paqës“. N.H.Brailsford

A ka një Shqipëri apo nuk ndodhet një vend i tillë? A gjendet në brigjet lindore të detit Adriatik një popull që quhet shqiptar? A formon ky popull një komb dhe anëtarët e këtij kombi a e quajnë veten shqiptarë dhe thirren nga bota si të tillë?

Ata që nuk kanë studiuar gjeografinë e roman-fejtonit ose që nuk janë qorruar nga pasionet politike të kancelarive, e dinë fort mirë se nga njëra anë ajo gjendet midis Malit të Zi dhe Greqisë – midis Tivarit dhe Gjirit të Artës, – nga ana tjetër, midis detit Adriatik e Vardarit dhe Liqenit të Kastories, një krahinë me mbi 65.000 kilometra katrorë, e banuar nga një racë që s’ka të bëjë fare me të tjerat, një racë që nuk është as greke, as sllave, as turke: kësaj race i përkasin shqiptarët.

Këta janë banorët më të vjetër të vendit, janë autoktonë, ata gjenden në atë vend qysh në kohët prehistorike, zotër dhe zotërues legjitimë të vendit të tyre. Grekët, sllavët e turqit kanë ardhur në Ballkan shumë më vonë. Ata i kanë shpronësuar shqiptarët; në atë kohë shqiptarët zotëronin një sipërfaqe mjaft më të madhe se ajo që u ngeli pas këtyre pushtimeve.

Shqipëria ka pësuar mjaft të papritura, ajo detyrohej të luftonte kundër pushtuesve më të fortë e më të mëdhenj numerikisht, romakë, sllavë, turq; në këtë rast kemi cituar më të rëndësishmit. Megjithatë shqiptarët kanë ditur ta ruajnë vendin, gjuhën. ndërgjegjen kombëtare si dhe solidaritetin e tyre etnik. Ndarjet fetare nuk kanë mundur t’i shkëpusin këto lidhje. Shqipëtari, para se tëjetë katolik, musliman apo ortodoks, është shqiptar. Vëzhguesit e huaj thonë se shqiptarët janë i vetmi popull i Ballkanit që zotëron një ndjenjë të vërtetë kombëtare. Ky popull e ka pohuar dhe shpallur këtë ndjenjë kombëtare me anë të rezistencës që i ka bërë asimilimit të huaj si dhe sunduesve osmanë, po kështu ka vepruar edhe kundër orvatjeve paqësore ose të armatosura të tyre. të sllavëve dhe të grekëve. Për ta studiuar këtë racë të mësuar me jetë të ashpër dhe me karakter të vendosur, mjafton që ta kqyrim në kolonitë shqiptare të Turqisë, Greqisë. Italisë. po kështu deri në Dalmaci, Hungari dhe Besarabi, që të bindemi për vitalitetin kombëtar të këtij populli.

Një komb i tillë që ka një natyrë të vetën. një gjuhë të përbashkët, një solidaritet të pakundërshtueshëm meriton, sigurisht, të jetojë, sepse ai vetë e shpall vendin që i përket, po ashtu shpall vullnetin e tij për tëjetuar i lulëzuar.

Kombet e tjerë të Ballkanit u liruan nga zgjedha otomane gjatë shekullit XIX, duke i lënë shqiptarët disa dekada prapa. Mirëpo Grekët, serbët dhe bullgarët kanë përfituar nga mbështetja efektive e fuqive evropiane (Rusisë, Francës dhe Anglisë), kurse shqiptarë tjo vetëm që nuk kanë marrë ndonjë ndihmë të jashtme, por shpesh kanë hasur me vështirësitë që u kanë krijuar mbrojtësit e fqinjëve të tyre.

Më 1878, pas Luftës ruso-turke, kur krahinat shqiptare duhet të shërbenin për zmadhimin e Sërbisë, të Malit të Zi dhe të Greqisë, shqiptarët u ngritën kundër kësaj padrejtësie, protestuan gojarisht si dhe kundërshtuan me armë. Fuqitë nënshkruese të Kongresit dhe të Konferencës së Berlinit, ndreqën një pjesë të gabimeve të tyre, Janina që i ishte dhënë Greqisë, iu ridha Shqipërisë, por nga ana tjetër, qytete krejtësisht shqiptare si Ulqini, Tivari si dhe krahina të banuara në pjesën më të madhe nga shqiptarët (p.sh. Vranja), iu dorëzuan sllavëve. Politika tepër e fuqishme e Rusisë vepronte kundër popullit tonë. Vetëm Anglia pati ndjenja të drejta dhe njerëzore ndaj kërkesave të shqiptarëve gjatë krizës që pasoi Luftën ruso- turke.

Këto ndodhi fatkeqe u dhanë të kuptojnë shqiptarëve se nuk duhet të bazoheshin në përkujdesjen e askujt. Ata duhej të punonin dhe të organizoheshin duke u bazuar në forcat e tyre, të ndërmerrnin një vepër rilindjeje duke e ngritur moralisht dhe mendërisht që kështu, të përgatiteshin për emancipimin kombëtar.Këto 50 vjetët e fundit ata iu kushtuan kësaj pune kulturore, bashkimit dhe përgatitjes së popullit me anë të mësimit dhe të edukimit.

Më 1912 katër shtetet ballkanike (Bullgaria, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia) i shpallën luftë Turqisë duke thënë se kishin për qëllim lirimin e bashkatdhetarëve të tyre nga zgjedha turke. Çasti i dëshiruar për shqiptaret erdhi. Më 28 nëntor përfaqësuesit e tyre të mbledhur në Vlorë shpallen pavarësinë e Shqipërisë, e cila ishte përgatitur gjatë tre vjetëve luftte te paepur kundër zgjedhës turke. Është për t’u kujtuar jehona e madhe e luftës së shqiptarëve e shkaktuar nga betejat e tyre kundër ushtrisë osmane si dhe suksesi që ata patën, duke i diktuar në Shkup sunduesve osmane kërkesat e tyre.

Shtetet ballkanike, duke përfituar nga dobësimi dhe demoralizimi i sollën shqiptarët fuqisë ushtarake osmane, si dhe duke pretenduar se zhvillonin një luftë çlirimtare, pushtuan mjaft toka shqiptare dhe mohuan të drejtat e shqiptarëve: 9/10 e territorit shqiptar u pushtua nga ushtrite e tyre.

Konfrerenca e Londrës (1912-1913) qysh nga fillimi i punëve të saj e njohu pavarësinë e shtetit shqiptar. Ky është një akt ndërkombëtar i nënshkruar nga Anglia, Franca, Italia, Gjermania, Austria dhe Rusia qe vulos lirinë dhe sovranitetin e popullit shqiptar. Vetë kjo konference garantoi neutralitetin e Shqipërisë së re dhe qysh atëherë, asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk është përfunduar për ndryshimin e vendimeve të marra gjashtë vjet më parë në Londër nga të plotfuqishmit e Fuqive të Mëdha.

Kështu rilindi Shqipëria mjaft e gjymtuar dhe e pranuar zyrtarisht nga këta fuqi: 2/3 e tokës dhe të popullsisë së Shqipërisë iu dhanë Greqise. Serbisë dhe Malit të Zi. Shteti i vogël shqiptar akoma po pëson sulmet e Serbisë dhe të Greqisë; e para duke shkretuar krahinën e Dibrës dhe te Lumës, ndërsa e dyta pushtoi dy distriktejugore, Korçëndhe Gjirokastren: veprimi kriminal i kryer nga grekët e Zografos i kushtoi Shqipërisë 300 fshatra plotësisht të shkatërruara nga bandat dhe ushtarët grekë.

Gjatë Luftës së Madhe Shqipëria vuajti shumë nga bllokada dhe pushtimi i ushtrive të huaja, territori i saj u bë teatër lufte gjatë katër vjetëve. Fundi i Luftës Botërore u përshëndet nga shqiptarët me një gëzim shpresëdhënës, sepse ata mendonin se kishte ardhur dita që do të sillte nje epokë të re drejtësie, në të cilën do të respektoheshin të drejtat e kombeve të vegjël, parime drejtësie këto, të shpallura në mënyrë solemne nga Fuqite e Mëdha. Ata mendonin se ishte e pamundur që burrat e shtetit të mos mbanin premtimet e tyre. Shqiptarët prisnin që drejtësia të vepronte duke ;a kthyer Shqipërisë pjesët e atdheut që i ishin dhënë padrejtësisht Serbise, Malit të Zi dhe Greqisë. Bile edhe sot shqiptarët vazhdojnë ende të shpresojnë.

Konferenca e Paqes akoma nuk e ka shtruar çështjen shqiptare. Ne nuk dimë se çfarë vendimi do të merret për Shqipërinë, por nga zërat që qarkullojnë është krijuar mosbesimi.

Ja në të vërtetë, se për çfarë dyshojnë shqiptarët:

1. Lënie nën zgjedhën e huaj të krahinës së Epirit, të Maqedonisë Perëndimore dhe të Kosovës.

2. Çmimi i pavarësisë dhe i sovranitetit shqiptar me anë të një mandati dhënë Italisë.

3. Pushtimi i Portit të Vlorës nga kjo e fundit.

Shqiptarët duan dhe do të dëshirojnë që edhe në të ardhmen të kenë marrëdhënie miqësore të rregullta me fqinjët e tyre, sepse qetësia në Ballkan si dhe mundësia ejetesës varen nga paqja dhe harmonia midis shteteve të ndryshme të gadishullit. Por nuk mund të flitet për paqe dhe marrëveshje nëse një milion e gjysëm shqiptarë do të mbeteshin nën pushtetin e grekëve dhe të sllavëve. Përveç kësaj dihet se “pushtimi i huaj në Ballkan” është sinonim i një keqtrajtimi që shkon deri në dhunime nga më mizoret, pa llogaritur se gjymtimi i atdheut do ta bëjë jetën e Shqipërisë së vogël e të pavarur tepër të pasigurt, sepsejanë tamam vendet që ujanë dhënë grekëve dhe sllavëve ato që përbëjnë pjesën më të mirë të krahinave të Shqipërisë.

Të flasësh për një mandat në Shqipëri është sikur të trajtosh këtë vend si koloni afrikane, duke ditur se pavarësia e Shqipërisë është e njohur nga një marrëveshje ndërkombëtare, kështuqë do të krijohej paradoksi më i •madh.

Italia nuk i fsheh aspak synimet e saj imperialiste: ajo nuk do vetëm të zëvendësojë Austrinë në politikën e saj Ballkanike, por gjithashtu ajo, ëndërron një shtrirje të saj në Azinë e Vogël. Kjo ndërhyrje në punët e Shqipërisë do të verë në rrezik të ardhmen politike dhe ekonomike të Shqipërisë si dhe do të shkaktojë çrregullime në vendet e tjera të Ballkanit.

Italia në Vlorë do të thotë realizimi i mbretërisë imperialiste italiane, sepse ky port i Shqipërisë, në realitet, nuk i jep asnjë dobi strategjike Mbretërisë Gadishullore. Italia e lidh nevojën e një porti ushtarak në bregun lindor të Adriatikut me zotërimin e sigurt të këtij deti. Por zotërimi i Adriatikut nuk është gjë tjetër, veçse sundimi i Italisë mbi shtetet ballkanike. Kjo që po bën Italia nuk është çështje masash të ndërmarra kundra Jugosllavisë, sepse ky shtet është tepër i dobët dhe përkatësisht i vogël në krahasim me Italinë dhe, pothuajse i mungon marina luftarake.

Në të kundërtën, për Shqipërinë, Vlora, si porti i vetëm i tregtisë së sigurtë, ka rëndësi jetësore për këtë shtet të vogël. Pavarësia politike dhe ekonomike e Shqipërisë do tëjetë i pamundur po të pushtohej nga i huaji kjo pikë kaq e rëndësishme.

(Një pakt sekret që u bë në Londër nië 1915 parashikonte ndarjen e Shqipërisë midis Serbisë, Italisë dhe Greqisë si dhe krijimin e një Shqipërie të vogël muslimane rreth Durrësit. Kjo marrëveshje e padrejtë dhe e kurdisur kundër një populh të vogël, nga disa fuqi që kishin garantuar indipendencën e Shqipërisë dy vjet më parë, ne na duket e padrejtë dhe e dënueshme; përveç kësaj ajo është e ndëshkueshme prej vetë disa fuqive dashamirëse. Fatmirësisht duket qartë se vetë nënshkruesit e këtij pakti nukjanënë gjendje të përfitojnë nga kjo marrëveshje, sepse nuk gjejnë dot mënyrën se si të nxjerrin leverditë e duhura. Mbi të gjitha, Italia e ka hedhur poshtë këtë fakt me anë të deklaratës së saj zyrtare të vitit 1916 në përkrahje të pavarësisë së Shqipërisë).

KONKLUZION

Në Ballkan gjatë bregut lindor të Adriatikut gjendet një komb shqiptar që ka ruajtur karakterin e vet etnik prej disa shekujsh dhe që synon të arrijë një jetë më të mirë dhe të përparojë. Të drejtat e këtij kombi janë garantuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913, në Londër.

Shqiptarët mund të bëhen një faktor rregulli dhe ekuilibri në pjesën juglindore të Evropës falë inteligjencës’dhe cilësive të tyre të punës dhe të durimit. Ata që mbajnë në duart e tyre fatet e popujve dhe që në këtë çast kanë zënë vend në Konferencën e Paqes në Paris, duhet të binden se kurrë paqja dhe qetësia nuk mund të vendoset në Ballkan në rast se nuk do të pranohen kërkesat e shqiptarëve. Vuajtja dhe fatkeqësië e pësuara nga mbarë botajanë mjaft të rralla sa që sot nuk mund të harrohen rrjedhimet e rënda, që mund të sjellë shpërthimi i një shkëndije nga ky vend i vogël.

Tani, në çastin kur disa vendeve të vogla, të cilave më parë u është injoruar vetë ekzistenca e tyre dhe u është dhënë një jetë e lirë dhe e pavarur, është e pamundur të mos njihen të drejtat e popullit shqiptar dhe të hiqet ai nga lista e të gjallëve, ose t’i kufizohet liria e tij politike. Në qoftë se Konferenca e Madhe e Parisit dëshiron me të vërtetë qetësinë e mbarë planetit tonë me anë të respektit të lirisë së kombeve dhe të zbatimit të parimeve të drejtësisë, ajo duhet të marrë në konsideratë të drejtat legjitime dhe pa parakushte të popullit shqiptar. Për këtë:

1. Të respektojë dhe të pohojë pavarësinë e popullit shqiptar ashtu si ka qenë njohur në vitin 1913 nga përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha të mbledhura në Londër.

2. T’i kthejë Shqipërisë së pavarur krahinat e banuara me shumicë nga shqiptarët. por që sot ndodhen të pushtuara nga grekët dhe serbo-malazezët fill pas Luftës turko-ballkanike. pushtime që këto fuqi i kanë pranuar, duke pasur parasysh kërkesat politike që sot nuk ekzistojnë më. Këto kthime të trojeve të lartpërmendura janë të nevojshme për të vendosur ekuilibrindhepërt’i dhënë Shqipërisë mundësinëejetesës, duke garantuar kështu paqen e ardhme.

3. Si rrjedhim natyror dhe logjik që paraprin. Italia nuk duhet të pretendojë as për zotërimin e portit të Vlorës dhe as për ushtrimin e çfarëdo kontrolli mbi Shqipërinë. gjë që fyen thellësisht shqiptarët edhe për faktin se Italia këtë nuk mund ta realizojë kurrë pa përdorur masa të rënda shtypëse, të shoqëruara me rrjedhime mjaft të përgjegjshme.

A gjendet drejtësia në këtë tokë, apo jo? A i kanë shpallur solemnisht parimet liberale dhe respektin e të drejtave të kombeve të vogla Fuqitë e Mëdha përparimtare?

Aeropagu i mbledhur në Paris, a ka për synim të sjellë paqen dhe qetësinë në përgjithësi në botë dhe në veçanti në Ballkan? Për këtë do të na përgjigjet më së miri zgjidhja që do t’ ijepet çështjes shqiptare.

Lumo Skëndo, delegat i Shoqërisë Panshqiptare “Vatra” të SHBA, Lozanë, 30 tetor 1919

Përktheu nga frëngjishtja: Sherif Delvina

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *