POLITIKA KOMBËTARE

Jemi popull i çuditshem

Shkruan: Dibran Gashi

Perse po u dashka te perziejme UÇĶ-ne per shkak te individeve te saj, te paditur (te gjykuar).

Jemi popull i çuditshem.

Askush nuk e ka thirrë UÇK-ne ne banken e te akuzuarit, por individet e saj. Nese vertet ata jane aq te paster, ashtu siç i deshirojme ne, le te mbrohen me mjete juridike dhe mos te keqperdoren mjetet politike per t’i shpetuar nga gjykimi.

Ne duam qe ata te dalin te paster ne raport me ligjet e luftes.

Keshtu, nese UÇK-se nuk ia atribuojme veprimet individuale te pjestareve te saj, atehere ate e ruajme dhe e mbrojme siç ishte dhe te mbetet formacion i paprekur dhe i paster ne qellimin dhe veprimin e saj madhor per çlirim nga pushtuesi.

Me vet faktin qe gjykimet e individeve pjestar te UÇK-se po ia fakturojme UÇK-se (pa na e thene tjeret), tue thene se po zhvleresohet e ndyhet lufta e paster e saj, pse po gjykohen individet, na bene neve fajtor te akuzave ndaj UÇK-se.

Deri kur do te mesohemi t’i klasifikojme gjerat sipas peshes, hapsires dhe rendesise qe kane?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *