POLITIKA KOMBËTARE

LETRA E KOMUNISTËVE GREK PËR REVOLUCIONIN E VONUAR TË REXHEP QOSJES

PËRSHËNDETJE E PARTISË KOMUNISTE GREKE PARAQITUR NGA SHOKU JORGO HAVATZAS

Shoqe dhe shokë,

Ju falënderojmë për ftesën tuaj për të marrë pjesë në këtë jubile kushtuar udhëheqësit shqiptar Enver Hoxha, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij.

Kjo mbledhje ka rëndësi të veçantë, se mbahet në një kohë të zymtë, ku në vendin tuaj si në shumë vende të tjera të Evropës u shkatërruan dhe u përmbysën fitoret dhe arritjet e socializmit për popullin dhe rehabilitimin e atyre që bashkëpunuan me fashizmin.

Për këtë shtrëmbërim të historisë përpiqen forcat imperialiste me në krye imperializmin amerikan dhe atë evropian. Jo rastësisht në Parlamentin Evropian është miratuar një rezolutë e turpshme dhe e poshtër prej 409 evroparlamentarëve në të cilën kërkohet të përkujtohet një ditë për krimet e komunizmit. Partia Komuniste Greke e ka hedhur poshtë dhe e ka demaskuar në popullin grek këtë rezolutë të poshtër e të turpshme, që synon në goditjen e arritjeve të socializmit si e vetmja rrugëzgjidhje e shpëtimit nga kapitalizmi. Kjo goditje synon në radhë të parë moshën e re, rininë.

Shokë dhe shoqe,

Takime të tilla si ky i sotmi vlejnë për ngritjen lart të vlerave të komunizmit dhe të lëvizjes punëtore dhe për të nxjerrë mësime për të ardhmen.

Partia Komuniste Greke kurrë nuk ka kaluar me ato forca që kanë hedhur poshtë përvojën e ndërtimit të socializmit. Përkundrazi përpiqemi të përfitojmë nga kjo përvojë bile në Kongrezin e 18 të PK Greke që do të mbahet në shkurt 2009 do merret me studimin dhe nxjerrjen e shkaqeve të përmbysjes së socializmit në shumë vende, studim ky që ka filluar në vitin 1995, dhe ka organizuar takime kombëtare.

Nisur nga kjo jemi të detyruar të mbajmë një respekt për popullin shqiptar ku nën udhëheqjen e komunistëve dhe të Enver Hoxhës bëri në qëndresë heroike në luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve fashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Shoqe dhe shokë,

Komunistët e Greqisë do përkujtojnë gjithmonë me respekt luftën heroike të komunistëve shqiptarë dhe më vonë ndihmën e madhe që dhanë për ushtrinë popullore të Greqisë në përiudhën 1946 – 1949 duke qenë Shqipëria një shtet i pavarur dhe i çliruar nga fashizmi, ndihmë kjo që e bënte ushtrinë greke më të sigurtë nga jugu.

1

Shoqe dhe shokë,

Ndërtimi socializmit në një vend të shkatërruar nga lufta nuk ishte i lehtë, dhe akoma më shumë kur flasim për Shqipërinë, ku më përpara ka qenë një vend feudal me prapambetje të theksuar.

Partia Komuniste Greke pavarësisht nga mosmarrëveshjet që kemi patur me Partinë Komuniste Shqiptare, qëndroi pranë dhe hodhi poshtë të gjitha përpjekjet shoviniste në Greqi me qëndrimet dhe mendimet shoviniste që kanë disa qarqe të caktuara dhe lufton për forcimin e marrëdhënieve tona.

Partia Komuniste Greke pas përmbyjes se socializmit në Shqipëri qëndroi në krah të gjitha lëvizjeve shqiptare që donin të vazhdonin lëvizjen komuniste në vend. Qëndroi në krah të popullin shqiptar në vitin 1997 dhe përshëndeti ligjërimin e PK Shqiptare dhe në vazhdim forcoi lidhjet me PKSH dhe me Rininë Komuniste.

Duke përfunduar përshëndetjen tonë në këtë tamin do donim të thekojmë nevojën që komunistët e Ballkanit të tregojnë të njëtin qendrim që mbajtën komunistët shqiptarë dhe Enver Hoxha në mënyrën e marrjes së pushtetit, dhe në luftën që bëjnë imperialistët duke përdorur të ashtuquajturat ide shoviniste në territoret tona që të arrinjë qëllimet e tyre.

Duhet të forcojmë luftën e popujve te Ballkanit me në krye komunistët kundër planeve imperialiste në vendet tona.

Nuk duhet të harrojmë që sot në Greqi jetojnë dhe punojnë me mijëra emigrantë shqiptarë. Duhet të bashkëpunojmë për të mbrojtur interesat e këtyre emigrantëve. Në vendin tonë Partia Komuniste Greke dhe forcat tjera sindikaliste siç është PAME mbështesin përpjekjet që bëjnë emigrantët për të drejtat e barabarta me punëtorët grekë, mbështesin miqësinë midis grekëve, shqiptarëve dhe emigrantëve të vendeve të tjera kundër urrejtjes që po ushqen imperializmi.

Vlerësojmë se mbajtja e një qëndrimi të njëjtë të komunistëve të Ballkanit kundër imperializmit dhe taktikave të tij, do të sjellë patjetër një strategji më të mirë të të gjitha Partive Komuniste të të gjitha vendeve përballë imperializmit dhe organizmave të tij siç është NATO dhe BE.

Do të jetë mënyra më e mirë për të nderuar udhëheqësa, siç ishte Udhëheqësi i komunistëve shqiptarë ENVER HOXHA.

Kjo letër e komunistëve grek është postuar në faqen e komunistëve shqiptarë. – Këtu mund ta gjeni origjinalin në PDF Pershendetje e Partisë Komuniste të Greqisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *