POLITIKA KOMBËTARE

DEZERTIMET E KOMANDANTËVE ISHIN TË PANUMËRTA

Shkruan: Naim Miftari

Panelisti Driton Selmanaj duke përmendur faktin që ish anëtari i LDK-së, tani anëtar i AAK-së, Blerim Kuçi, vazhdon të heshtë për burgosjen dhe maltretimin e bërë ndaj tij, gjatë luftës. Kajtazi, si për të plotësuar maltretimin e bërë ndaj Kuçit, tha se ushtarët e UÇK-së e kanë mbajtur atë për 2 muaj rresht të burgosur në Kleçkë, ku ushtarët e asaj kohe “kanë urinuar mbi të”, ka thënë Kajtazi në emisionin Click.

Për mua kjo storje në pjesën e saj të fundit nuk është e vërtetë (me thanë e kanë rrehë, e besoj, se e di edhe vet), por jo këtë storjen e urinimit edhe pse Blerim Kuçi ka qenë i akuzuar, i arrestuar dhe i dënuar për tradhti, i akuzuar madje edhe nga vet disa ushtarë të tij (“Kitrrat”), se ia ka dorëzuar qindra apo mijëra armë Serbisë dhe se i ka lënë ushtarët e vet pa kurrfarë komande dhe ka ikur (dezertuar) vet me disa persona të afërt, duke e lënë popullatën dhe ushtarët e vet në fatin e mëshirës.

Përveç dorëzimit të armëve, nuk shoh ndonjë dallim edhe me komandantët tjerë të UÇK të zonave të tjera pasi këso gjestesh ikje (dezertimesh) ka patur shumë në Kosovë, kudo, (këtë e kanë bërë edhe qindra komandantë tonë të UÇK) përveç se armët nuk ia kanë dorëzuar askujt!

Mirëpo, po të dënoheshin me vdekje komandantët si Blerim Kuqi, që kanë ikur sikur lepuri, me siguri parlamenti jonë sot nuk do të kishte pothuaj asnjë komandant të luftës deputet, sot kjo vlen si për pozitën ashtu edhe për opozitën.

Nuk do të kishim sot disa as kryeministër, as kryetar shteti, e as kryetar parlamenti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *