POLITIKA KOMBËTARE

Përfundoj greva Komode !

Shkruan: Milazim Maraj

Përfundoj më përfitim greva e Kryetarit të shoqatës së malazezëve në Kosovë. Një grevë komode që i përshtate malazezit. Një dyshek, jastëk , nuk e di a pati edhe jorgan por rahat, ishte. Këtu tha zotëria do të filloj grevën për ta kthyer përmendoren e Vukmiroviqit dhe Zogoviqit në Kosovë. Këta dy heroi komunist. Institucionet tona u treguan “ferr”(servil) dhe të shpejta. Do të kthehen këto busta që ju i kërkoni ; dhe greva përfundoj. Nuk ishin të zënë sikur ishin më grevën e punëtoreve të fabrikës së tubave në Ferizaj etj. Më këtë zotërinë e shoqatës malazeze në Kosovë u morën vesh shpejt. Institucionet tona nuk patën asnjë kërkesë që të plotësohet nga Mali i Zi. Nuk u diskutua së këto dy përmendore ishin të komunistëve. Por as që u diskutua për përmendoret tona në Mal të Zi. Për të pasur një fqinjësi të mirë, si dy shtete të pavarura, si dy popuj që kanë jetuar bashkë dhe në fqinjësi herë të mirë e herë të keqe. Do të duhej për mes të këtij zotërisë të përcillnim kërkesat tona në Mal të Zi. Të ndërtohet memoriali i Isë Boletinit dhe djemve e nipave të tij në Podgoricë, afër Lumit Ribnica. Të ndërtohet edhe memoriali i Zhuj Selmanit më shokë në Smilovicë. Memoriali i Adem Isufit më shokë në Nokshiq. Mëmoriali i Ali Pashë Gucisë në Guci. Mëmoriali i Qun Mulës në Kelmend, Memorialin e viktimave shqiptare në Tivar dhe shumë personaliteteve të tjera të rënë në mbrojtje të tokave të veta . Kështu Mali i Zi që pretendon të jetë shtet ekologjik dhe turistik do të përfitonte shumë nga vizitat që do ti bënin shqiptaret dhe të tjerët, nga e gjithë bota këtyre memorialëve. Nuk besoj që do të kishte pengesa nga malazezet. Ata gati 60% kanë origjinë shqiptare, ilire dhe pellazge. Shqiptaret do të ndjenin një rehabilitim shpirtëror për përkujtim të te parët e tyre që dhanë jetën, në mbrojtje të tokave të veta. Imazhi i Malit të Zi do të ngrihej në botë bashkë më simpatinë dhe respektin për empatinë dhe mirëkuptim më fqinjët. Për kontributin e tyre për stabilitetin në rajon. Kështu do të ndihmohej fqinji jonë më shumë së më lejimin e kthimit të këtyre dy busteve.

One thought on “Përfundoj greva Komode !”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *