POLITIKA KOMBËTARE

NE, DUAM GJAKUN TONË, DUAM DREJTËSI!

Shkruan: Arta Krasniqi

Nuk deshëm shumë nga ti Kosovë!

Nuk të kërkuam bukë nga ti, as ujë.

Nuk të kërkuam as livadhe, as male, as kullë as gur, as fusha nuk të kërkuam, asnjëherë. Nuk tu përziemë as në qeveri, as në pazare, as poste nuk të kërkuam!!.

Nuk të kërkuam asnjëherë asnjë tender, jo, jo nuk të kërkuam asnjëherë asgjë nga ty ..

Nuk të kërkuam asnjë përmendore edhe pse i meritojmë, asnjëherë nuk të kërkuam …

Nuk të kërkuam as mirënjohje, jo nuk të kërkuam ..

Dhamë shumë për këtë tokë, për këtë atdhe dhe nuk kërkuam asgjë nga ti, Kosovë…

Do japim prapë derisa të bëhesh siç kishin dëshirë babë e babagjysh, e imja Kosovë …

Një gjë t’u lutëm 18 vite me radhë – Drejtësi- drejtësi duam. Na premtove sa herë, por fjalët i mori era!!!

Ne, duam gjakun tonë, duam drejtësi e jo lëmosh, Kosovë.

Duam të pushojmë në tokën tënde Kosovë!!

Edhe kjo prapë shumë të duket ty?!!

Duam gjakun tonë…duam drejtësi.

As më shumë e as më pak, vetëm drejtësi duam..

#18vitePaTy 😢

#18VitePaDrejtësi

#18ViteNëPritje

#18viteTëPretFamiljaTëVishNëTokënTëndeBiriYnë…

#DuamGjakunTonëDuamDrejtësi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *