KULTURA

SHQIPTARIA DHE SYZET IDEOLOGJIKE

Prend Buzhala, 18 shtator 2016

(Kundrime III), 78

Këtu, ndër të tjera, do bërë dhe dy dinsktincione, një dallim të mprehtë mes kontrasteve brendashqiptare:

1.
Shqiptaria nuk i duron syzet ideologjike të djeshme komuniste a neokomuniste (edhe të pansllavizmit serbo-rus të dikurshëm a të sotëm), ideologji që ia ka futë thikën në asht kombit tonë me konceptin e NDASISË KLASORE… dhe assesi të ndahemi nga ajo!!!

Dihet, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, këta filo-moskovitë morën vendim ne Moskë që Gjergj Fishta (dhe tërë trashëgimia e kultura e proveniencës së krishterë perëndimore, për dymijë vjet), të përjashtohej nga kultura shqiptare (si gjoja kulturë antisllav). Beogradi, aso kohe, i jep urdhër Tiranës dhe kështu ndodhi për gjysmë shekulli kundër Fishtës e të tjerëve.

Nuancat e kësaj ideologjie rrafshojnë dhe i barazojnë vlerat me antivlerat diturore, vlerat atdhetare me ato të regresit historik (komunizmi ishte një regres historik) dhe vlerat njerëzore me ato antinjerëzore… egërsinë komuniste orientale na e shesin për kulturë të çliruar e mendje të lirë, ndërsa luftën për liri e kuptojnë si luftë civile… Nuk është e habitshme, prandaj, përse heronjtë, ngjarjet, vlerat etj ndahen në dy taborre (ndarje rusisht dhe prej kësaj mase ish-sovjetike duhet të çlirohemi një orë e më parë, sespe vetë rusët e kanë hedhë poshtë…), duke e shumëzuar të keqen, duke e deformuar të vërtetën sipas kutit ideologjik-policesk me veshje moderne…

2.
A ka sot shqipfolës?!
Sigurisht që ka…
Dhe na vijnë me tru të shpërlarë nga syzet totalitare të kontinenteve të lindjes… me një neo-ideologji, ku shpesh gjejnë strehim komunistët e djeshëm: për shkak se për ta nuk vlen asgjë shqiptare, as historia, as tradita, as heronjtë kombëtarë, as veshjet shqiptare, as bëmat shqiptare…
Por të tillët, nëse e duan Kosovën, konsideroj që janë të mashtruar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *