POLITIKA KOMBËTARE

Ekskluzive: Rrëfimi dramatik i kolonel Ahmet Krasniqit para gjykatës kroate (3)

Përgatiti: Sefedin Krasniqi

Kur jam liruar nga burgu në Beograd që të mbrohem në liri, sipas urdhrit mu ka dashur të lajmërohem në SFMP (Sekretariati Federativ i Mbrojtjes Popullore) nga aty jam dërguar në Korpusin 12 të Novi Sadit, pastaj tri ditë jam liruar të shkoj ta vizitoj familjen. Kështu edhe kam vepruar dhe me 29.11.1991, sipas të njëjtit vendim, jam lajmëruar në Shabac.

Nga Shabaci, siç kam thënë më herët, jam dërguar në Petrovo Selo dhe kur kam mbërritur aty, kam planifikuar ikjen nëpërmes kufirit të Hungarisë që të kthehem në Kroaci, sidomos për faktin se kam qenë i vetmi ushtarak që kam qenë nën hetime dhe përkundër kësaj më kanë dërguar në front. Këtu jam munduar të hy në kontakt me komandantin e karakollit dhe jam munduar ta bind që hungarezët të gjuajnë mbi ne dhe disi të shkojmë në bisedime dhe kështu të kaloj kufirin e Hungarisë. Nuk kam arritur ta bind aq më tepër që këtu kam qëndruar vetëm dy ditë. Përndryshe ai njeri ka qenë shumë i dyshimtë kundruall meje.

Kur më  20. 12. 1991 arrita në Borovo Selo, ku kam kaluar natën te një civil pranë shkollës me një kapiten të klasit të parë që quhej Novica, mbiemrin ia kam harruar dhe dy ushtarë. Natën e parë rreth orës 22:00 në atë shtëpi u paraqitën dy civilë me thika, me qëllim, siç thoshin ata ”për ta therë atë shiptarin” që më referoheshin qartë mua, por për këtë ndërmarrje  i parandaloi  kapiteni në fjalë, i  cili përndryshe ishte organi i sigurisë në njësit. Deri në fund të vitit 1991 e  kam përcjellë batalionin në  drejtimin e Tenja – Antunovac – Divoš.  Asgjë e veçantë nuk ka ndodhur. Më  31. 12. 1991 dhe 01. 01. 1992 në Tenje erdhi shefi i Shtabit të Korpusit të 12 (Novi Sad) i quajtur Srboljub nëse më kujtohet saktë me gradën e gjeneralit së bashku me komandantin e brigadës, të cilës i përkisja, nënkoloneli Lizdek dhe më kanë thënë që do të shërbejë më tej si komandant i komandës së avancuar deri në ardhjen e të gjithë komandës së brigadës, e cila do të jetë e vendosur në Bjelo Brdo. Me këtë rast, i njëjti gjeneral  më ka thënë  të planifikoj  sulmin dhe marrjen  e një fshati të quajtur Jovanovac, i cili ishte në duart e ushtrisë kroate. Meqë në lidhje me këtë sulm në dokumentacionin e Brigadës nuk kishte  të shkruar asgjë, i kam thënë gjeneralit që këtë urdhër të ma shkruaj, për të cilën ai u përgjigj se nuk ka nevojë.  Por, unë e kam  kundërshtuar vazhdimisht dhe i kam shpjeguar se në rast të një sulmi me siguri do të ketë ushtarë  të vrarë dhe prindi i ushtarit  do të vijë të më vrasë mua, ose edhe mund të përgjigjem. Për shkak të ngurrimit  tim sulmi në fshatin Jovanovac as nuk është planifikuar as zbatuar

Sa iu përket urdhrave të shkruar, dua ta theksoj se në këtë brigadë, në të vërtetë korpus, nuk ka pasur asnjë urdhër të shkruar në pikëpamje të veprimit luftarak dhe as që është dorëzuar në komandën e brigadës, përveç planeve të fushave të minave dhe urdhrave të për ndërrimin e njësive. Të gjitha ia kam thënë atij gjenerali. Kur ia kam thënë të gjitha, e kam ditur që nuk do të shkruante urdhrin që më kishte dhënë. Do ta theksoj se Brigada 544 e motorizuar e ka lëshuar fushë luftimin e atjeshëm me oficerët, me 5000 njerëz, ashtu është thënë, dhe s’ka vdekur asnjë njeri. Në të vërtetë, ajo brigadë, pasi janë vrarë disa veta në Baranje, e ka lëshuar këtë zonë dhe është kthyer në Serbi edhe pse shumica e oficerëve kanë qenë mbështetës të Vuk Draskovicit. Në Banji ka mbetur vetëm një njësit i ushtareve të rinj dhe ndonjë oficer. Kur është dashur të hyj në fuqi armëpushimi në fillim të atij viti, vetëm pak kohë para hyrjes në fuqi, ka ardhur Brigada e 12 e motorizuar në vendin e komandës tonë  në Seles me Ëebber dhe i ka zbrazur afër 160 granata mbi fshatin Jovanovac edhe mbi një fshat tjetër që s’ia mbaj mend emrin.

Unë këtë sjellje e kam shfrytëzuar  dhe komandën e batalionit e kam lutur dhe ia kam arritur që paraardhësit e Batalionit të Brigadës 12 të motorizuar, është fjala për Brigadën e  moto mekanizuar, të ankohen ndaj veprimeve të tilla, sepse kështu u zbulua  vendi i komandës tonë në Seles. Ata e bënë këtë. Unë personalisht nuk guxoja ta bëj, por procedurën e tyre të shkruar e kam përdorur.

Batalionin që e kam përcjellë në Baranje me datën 18.01.1992 ka ardhur në Tenje ku gjendesha edhe unë. Kam vërejtur se disa pjesëtarë të atij njësiti janë ankuar për faktin që kanë ardhur në front dhe këta pjesëtarë i kam vendosur në vende të ndryshme por jo edhe në front dhe për këtë arsye nga komanda e Korpusit të 12 ka ardhur  nënkoloneli Jovica, mbiemrin s’ia di, më ka dhënë vërejtje pse ushtarët nuk ishin në pozita pasi që duhej të ishin. E kam ngushëlluar duke i thënë se nuk ka nevojë dhe do të jetë krejt në rregull. Kështu kam  vepruar duke shpresuar se para ndërrimit  të  njësive, ushtria  kroate të lëvizte dhe të kalojë në sulm ndaj pozicioneve tona.

Diku rreth datës 20 ose 25, ose në mes të datës 20 dhe 25 01. 01. 1992 mbërriti një ekip i TV Beogradit në Tenje që është dashur ta regjistrojë një intervistë me komandantin e brigadës Lizdek.  Por, përpara regjistrimit të intervistës gazetari i cili është dashur të intervistojë ka kërkuar përgatitjen paraprake të përgjigjeve në pyetjet që do t’ia shtronte dhe po ky gazetar, mua pasi isha i pranishëm, mi ka diktuar  përgjigjet në pyetje që do t’i shtronte. I kam shkruar dhe ia kam dorëzuar në tryezë komandantit Lizdek dhe jam larguar nga dhoma. Kur kam menduar tashmë se Lizdek i kishte lexuar ato  përgjigje jam kthye në dhomë dhe kur erdhën gazetarët, në vend që t’i bëjnë pyetje Lizdekut më kanë  thënë se ishte  vendosur t’i lexoja unë sepse gjoja Lizdek para disa dite kishte dhënë intervistë  për TV.  Kam hezituar duke thënë  se unë nuk ishte shefi i Shtabit, pasi edhe ashtu ishte  nënkoloneli Spanovic. Me këtë rast, më kanë informuar  se unë së shpejti do të jem  shef i shtabit  dhe se mund të përgjigjesha në këto pyetje. Kështu që nuk kam pasur ndonjë zgjidhje tjetër i kam lexuar përgjigjet paraprakisht të përgatitura. Kështu doli se unë kam qenë shefi i Shtabit të Sllavonisë Lindore dhe Baranjes dhe kështu madje më vonë është paraqitur në TV  kur videoja është publikuar dhe shkruar. Edhe njëherë do ta theksoj se ende  kam nën hetime dhe për këtë arsye nuk mundur të bëhesha shef i Shtabit.

Gjatë muajit të parë dhe të dytë të atij  viti, sa kam mundur, kam insistuar që të respektohet  armëpushimi, por në atë periudhë në Antunovac një trupë e blinduar dhe 4 transportues të blinduar ka hapur zjarr mbi Osijek, që ishte në kundërshtim me armëpushimin. Prandaj, personalisht kam shkuar në komandën e tankut dhe me anë të ashtuquajturit fonpërkrenares kam urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe natyrisht i kam kritikuar komandantët pse njësiti kishte hapur zjarr.

 

Pastaj kur më ka takuar koloneli Boro Jevanović,  i cili u ngrit në ndërkohë në postin e shefit të Shtabit të  Korpusit 12 të, në dëborë ma ka vizatuar dhe më ka thënë  se në qoftë se ata marshojnë  100 m, duke iu referuar UK,  ju marshoni 200 m. Unë iu kam përgjigjur  se duke marrë parasysh armëpushimin nuk mundja dhe aq më tepër kur njësitet ishin larg njëra nga tjetra vetëm 200 metra. Ai në këtë ka reaguar duke më thënë se ma merrë të drejtën e komandimit  me njësitin tankist  ose me mjete të blinduara.  Kështu një togë tankistësh nga Tenje është zhvendos në sfond në thellësi në mbrojtje. Dua ta theksoj edhe këtë,  se për lëshimin e urdhrave për hapje zjarri nga armët që konsiderohen të këmbësorisë dhe që janë të kalibrit  82 mm ishte përgjegjës komandanti i batalionit, ndërsa për armët e kalibrit  120 mm ose më shumë për të hapur zjarr ishte përgjegjës për lëshimin e urdhrave  komandanti i brigadës. Por unë nuk kam qenë i ngarkuar me asnjë detyrë të tillë.

Më 24. 02. 1992 është shuar avanposti komandues i brigadës ku isha i  vendosur dhe erdhi urdhri të lajmërohem në   komandën e brigadës në Bijelo Brdo, ngase komandanti i brigadës kishte shkuar  për  fundjavë dhe në të njëjtën kohë Shefi i Shtabit të brigadës tashmë gjendej për vizitë familjes, në mënyrë që unë do këto dy ditë ta  zëvendësoja  komandantin e brigadës.

Para se të shkojë, komandanti i brigadës Lizdek solli urdhrat e duhur dhe iku. Unë kisha dëshire së paku gjatë këtyre dy ditëve, sa të jem komandant brigadës dhe shef i Shtabit të brigadës, të mbretërojë qetësia, që mos të  hapet zjarr. Por, posa komandanti i brigadës udhëtoi, u shfaq shefi i Shtabit Spanoviq të cilin e kisha njohuri më herët se pavarësisht armëpushimit në disa raste ka kërkuar të hapej zjarr. Posa është kthyer ka kërkuar nga unë t’ia dorëzoj detyrën dhe i jam përgjigjur se isha i gatshëm por duhej t’i pyesja kompetentët. Ç’është e vërteta, ai ka telefonuar diku, por nuk e di a ishte e vërtete a jo, por arsyetohej se nuk iu ka përgjigjur askush dhe unë nuk ia dorëzova detyrën.

Por atë natë, Spanovic arriti të bindë disa komandantë të ndryshëm në front dhe ata qëlluan mbi Osijek, përkundër faktit se unë kam qenë kundër tij dhe të nesërmen pas atyre të shtënave, pasi i kam zëvendësuar të dytë  komandantët kam kërkuar  raporte të plota se si dhe pse është shtënë mbi Osijek. Nga  raportet kam mësuar  se atë natë mbi Osijek janë hedhur 760 raketa të kalibrit  120 mm dhe më shumë.

Më 26. 02. 1992 është  kthyer komandanti Lizdek të cilit i kam raportuar në lidhje me këto të shtëna dhe me këtë rast i thashë se këtu po bëhet luftë private dhe që Spanovic e ka organizuar gjuajtjen,  siç thashë, dhe se shkëputja natën e detashmentit të MT nga Tenje ka hapur zjarr  dhe se nuk do të dëshiroja në këtë luftë private të marrë  pjesë dhe iu luta që të më kthej  në Shabac madje të njëjtën ditë. Ai më dëgjoi dhe e bëri.

(tekst i palexueshëm)

Baresic Josip, me gradën nënkolonel, i cili paraprakisht ka qenë në paraburgim dhe nën hetime. Në këtë kohë kam udhëtuar në Kosovë dhe e kam përgatitur ikjen për Shqipëri të cilin përfundimisht e kam realizuar me 16.06.1992.

Familja në këtë kohë ka qëndruar në Pirot dhe më vonë në fshatin Kamjane te Tetova, ku gjendet edhe tash.

Dua ta theksoj se bashkëshortja ime, tre muaj nuk ka guxuar të flejë bashkë me fëmijët por ndaras sepse ka pasur rrezik që ndokush të m’i vras fëmijët.

Dua ta përmend, gjithashtu, se me mua në burg në Beograd ka qenë edhe Vratović Marijan nga Pula, Rovenjska 12 dhe Vičević Stjepan. Vratović tani thuhet se është në shtëpi, ndërsa për  Vičević nuk e di se çfarë ka ndodhur me të.

Dje kam pasur një bisedë telefonike me Ante Karić, i cili ndodhet tashmë në Zagreb, nuk e di në çfarë detyre, por ia di numrin e telefonit (41) 219-491, si dhe me gjeneralin Crneća Đuro, i cili numrin e telefonit të punës e ka  468-016, ndërsa në banesë  e ka 271 – 388.  Të dytë  më kanë thënë se ata dinë çdo gjë për mua dhe se çdo gjë do të bëhet mirë, në vërtetë ata do të kujdesen që ta rregullojnë. Veçanërisht, Karić më ka thënë t’i lajmërohem  Dr.Jurković-it në Gospić dhe Dasović-it dhe mund ta përmend si referencë dhe nëse ka nevojë ta thërrasin.

Po e përmend edhe numrin e telefonit të Tomë Berishes që e ka në banesë 526-845. Të tretë jetojnë në Zagreb.

Nga Zagrebi në Gospić kam shkuar për dokumente, siç e kam cekur, dhe kam pasur për qellim të kthehem në Zagreb, por atje siç e kam thënë jam mbajtur pa dëshirën time deri sot.

Kjo është krejt çka kam pasur të them.

I paralajmëruar në kuptimin e nenit. 82 i LPP- deklaroj që e kam ndjekur diktimin e procesverbalit dhe që deklarata ime është përcjellë me besnikëri dhe nuk kërkoj ta lexoj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *