POLITIKA KOMBËTARE

Ekskluzive: Rrëfimi dramatik i kolonel Ahmet Krasniqit para gjykatës kroate

Më morën dhe më dërguan në kazermë dhe këtij Kariçit i kam dhënë deklaratën time dhe pastaj më kanë rekomanduar të qëndroj në shtëpi dhe të mos lëvizë askund, pra të mos dalë nga shtëpia. Kam qëndruar në apartamentin e Remzi Beqirit deri në mëngjes në orën 8.00, derisa erdhi PU dhe më solli këtu në gjykatë

 

Përgatiti: Sefedin Krasniqi
1.
Pasi i pandehuri është njoftuar për çka fajësohet, është udhëzuar që mund të ketë avokat mbrojtës gjatë procedurës penale. Kur është pyetur, çka kishte për të thënë për mbrojtjen e vet, ai tha:

Ju ma keni bërë me dije nëpërmes padisë ose dokumenteve që quhet arrestimi i të akuzuarit se me çka më ngarkoni si dhe të drejtën time për të zgjedhur mënyrën më të mirë të mbrojtjes, që kam të drejtë të angazhoj avokat mbrojtës dhe atë që nga pyetja e parë e parashtruar. Pastaj, që s’jam i detyruar fare të mbrohem as të përgjigjem në pyetje specifike të shtruara. Por, unë deklaroj që e kuptoj me çka ngarkohem dhe i kam të qarta të drejtat e mia, prandaj deklaroj se për avokat mbrojtës nuk kam nevojë dhe që do të mbrohem vetë.

Ja në vazhdim mbrojtja ime:

– Unë e kam mbaruar shkollimin e duhur për oficer profesionist në APJ dhe kam qenë në shërbim në Gospić, me gradën nënkolonel. Nga data 23.08.1991, në APJ kam qenë në detyrën e komandantit të Brigadës së I (parë) i divizionit partizan. Në vazhdim jam transferuar dhe nga 26.08.1991 kam marrë detyrën e shefit organit personal të Komandës ushtarake në Rijekë. Më 17.09.1991, PU (Policia Ushtarake) e APJ-së më ka burgosur dhe 34 ditë kam qëndruar në burgun e Policisë Ushtarake në Rijekë, ndërsa më 19 apo 20.10.1991 më kanë dërguar në aerodromin e Pulës dhe më 20.10.1991 me avion më kanë transferuar në Beograd në burgun hetues të ushtrisë ku kam qëndruar deri më 20.11.1991, data kur jam liruar.

Theksoj se disponoj me një vendim për fillimin e hetimeve dhe caktimin e paraburgimit dhe heqjen e paraburgimit. Ky vendim mu ka marrë (nga gjykatësi hetues) dhe iu ka bashkangjitur skedarit.
Pastaj, më 29.11.1991, jam lajmëruar në detyrë dhe jam dërguar në Shabac në Brigadën e motorizuar 554 në të cilën kam qëndruare deri më 20.12.1991 dhe në ndërkohë kam kryer detyra të ndryshme. Kështu, në Petrovo Selo e kam dërguar një batalion të motorizuar për të zëvendësuar njësinë vendore të MT dhe aty kam qëndruar krejt dy ditë. Përveç kësaj e kam sjellë nga Shid në Shabac një batalion të tankeve i cili më herët kishte marrë pjesë në luftime rreth Vukovarit. Në Shid kam qëndruar vetëm një natë derisa është bërë ngarkimi i tankeve në mjetet transportuese. Atë ditë, më 20.12.1991 nga Shabaci në Borovo Selo ose në vendbanimin Borovo e kam sjellë një batalion të motorizuar i cili e ka ndërruar në front njësitet nga Divoshi deri në Antunovac. Këtu kam qëndruar deri në fund të dhjetorit 1991 dhe kam fjetur në Antunovac dhe Tenje. Komandanti i batalionit ka qene rezervist dhe selinë e ka pasur në Novi Selesh.

Sipas urdhrit të datës 01.01.1992, e kam marrë detyrën në avanpostin e komandantit të komandës në Tenje dhe këtu kam qëndruar deri më 24.02.1992. Në këtë kohë, në përbërjen e Brigadës së motorizuar është kyçur detashmenti i MT të Tenje dhe MT të Inxhisë të cilin e kanë përbërë rezervistët e dy kompanive të vullnetarëve; kompania e 25 e vullnetarëve dhe kompania e Shumësisë.
Në kohëzgjatjen prej datës 24 deri më datën 26.02.1992 e kam zëvendësuar komandantin e brigadës në vendin e quajtur Bjelo Brdo e cila përndryshe gjendet në mes të Sarvash dhe Dalja ngase nuk ka qenë i pranishëm as komandanti i brigadës, koloneli Lisdek Vlado as komandanti i Shtabit, nënkoloneli Spanovic, emrin e të cilit nuk e di. Përafërsisht, që nga data 27.02.1992, me kërkesën time jam kthyer në Shabac ku kam qëndruar deri kah gjysma e muajit të gjashtë të vitit 1992 dhe në ndërkohë e kam shfrytëzuar një pjesë të pushimit vjetor të vitit 1991, gjithsejtë 15 ditë. Në këtë kohë e kam vizituar familjen e cila ka qenë në Pirot.

Përafërsisht, më 15.06.1992, kah fundi i muajit të gjashtë kam qëndruar në Kosovë dhe me datën 28.06.1992 e kam kaluar kufirin maqedonas-shqiptar dhe kam shkuar në Shqipëri. Më datën 03.07.1992, nga Tirana, me aeroplan kam fluturuar për Vjenë-Austri nga kisha planifikuar të vazhdoj për Kroaci. Por, policia austriake më ka mbajtur në aerodrom, sepse donte të më kthej mbrapa në Shqipëri. Unë kam refuzuar dhe pati fjalë se do të shkojë me aeroplan për Lubjanë, por nuk mu lejua. Më kanë mbajtur katër ditë dhe tri netë, atëherë kam kërkuar ndihmë nga përfaqësia e Kroacisë, nuk di a ka qenë në pyetje konsullata apo ambasada. Pas intervenimit të përfaqësisë kroate jam lënë i lirë dhe më është lejuar të vazhdojë me tren rrugën për Zagreb. Policia austriake deshi të më kthej për Shqipëri, pasi në atë kohë shumë shqiptarë kërkonin azil në Austri.

Dua të theksoj se me këtë rast e kam përdorur pasaportën e huaj, por këtë policia austriake nuk e ka diktuar sikur edhe ajo e Shqipërisë, as e Sllovenisë as e Kroacisë. Por kur kam biseduar me përfaqësuesin e Kroacisë, atij i kam treguar që udhëtoj me pasaportë të huaj dhe me emër të huaj dhe i kam treguar identitetin tim të vërtetë. (Ahmeti kishte udhëtuar me pasaportën e djalit të hallës, I. Graiqevci nga Hadja v.j.) Me datën 10.07.1992 kam udhëtuar për Zagreb dhe më 11.07.1992, jam lajmëruar te kryetari i Lidhjes Demokratike të shqiptarëve të Kroacisë, Tomë Berisha, i cili më ka preferuar që të hënën tjetër, më 13.07.1992, t’i lajmërohem gjeneralit P. Shpegelj në Ministrinë e Mbrojtjes. Kështu, para të hënës, për fundjavë vendosa të udhëtoj për Gospić me qëllimin që për vete dhe të gjithë familjen t’i marrë dokumentet e udhëtimit dhe paraprakisht t’i përgatisë sipas nevojës fotografitë. Këtu kam fjetur, me qëllimin që të gjitha këto dokumente t’i kërkoj me ndihmën e personave me të cilët kam punuar dhe këta janë dr. Dražen Jurkoviç, Ante Vlainić dhe Dasović, të cilit nuk e di emrin, po tani sa di unë është në detyrën e shefit të policisë në Gospić. Nëpërmes mikut tim Remzi Beqiri kam dërguar porosinë në kazermë që kam mbërri duke llogaritur në bashkëpunëtorët e me mëparshme, por në vend tyre më erdhi policia ushtarake e RK njëri prej tyre ishte një Karic, emri i tij nuk më kujtohet. Më morën dhe më dërguan në kazermë dhe këtij Karicit i kam dhënë deklaratën time dhe pastaj më kanë rekomanduar të qëndroj në shtëpi dhe të mos lëvizë askund, pra të mos dalë nga shtëpia. Kam qëndruar në apartamentin e Remzi Beqirit deri në mëngjes në orën 8.00, derisa erdhi PU dhe më solli këtu në gjykatë.
Përndryshe, unë kam filluar shërbimin në Gospić në vitin 1983.

Tash do të doja të kthehem ta përshkruaj punën time gjatë vitit 1991 në Gospić para shkuarjes time në Rjekë. Në fakt, duke parë situatën në vend në muajin e 7 të vitit 199l, unë fshehurazi natën kam marrë pjesë në një takim 3-orësh me Ante Vlainic i cili në atë kohë ishte komandant i Shtabit për Gospić në një shtëpi me dr. Drizen Jurkovic. Kemi qenë vetëm ne tre dhe Jurkovici më vonë u emërua komandant i Shtabit të Krizës për Gospić, por nuk e di kur (datën). Në këtë takim të fshehtë, Vllinicit dhe Jurkovićit i kam sugjeruar të më arrestojnë dhe më pas unë do t’ua dorëzoja tërë kazermën e quajtur “Kaniza” sepse unë kam qenë komandant në atë kazermë.

Kur më 29 apo 30.08.199l, nga Rjeka, ku shkova në një punë të re, jam kthyer në Gospić me familjen time, atje fshehurazi jam takuar me anëtarin e Shtabit Krizës për Gospić, Mesicin, nuk e di emrin e tij, por i ati e quaj Mirko Mesic dhe atëherë ai anëtar i Shtabit të Krizës ka kërkuar nga unë t’ia vizatoj planin e vendosjes së gjësendeve në kazermë si dhe planin e mbrojtjes dhe marrjes së kazermës të cilin ia kam bërë. Menjëherë dua ta theksoj se Mesici, anëtar i Shtabit të Krizës ka vdekur dhe babai i tij Mirko Mesic jeton ende në Gospić pranë kazermës në fakt skaj një ndërtese ushtarake në rruga APJ dhe meqë numri i ndërtesës ushtarake është 31, shtëpia e tij private mund të ketë numrin 33 apo 29.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *