Lef Nosi, Mehdi Frashëri dhe Patër Anton Harapi
HISTORIA

Vrasja e Lef Nosit

Shkruan Altin Kocaqi

“Nëse tradhëti na qenka të hapësh shkolla shqipe e të ngreshë administratën shqiptare në Kosovë e Çamëri, atëherë edhe unë jam një tradhtarë” – autori Altin Kocaqi

Në botën rreth nesh nuk ka aspak rendësi anëmbajtja ideologjike kur bëhet fjalë për kombin edhe të mirën e tij. Ideologjia shfrytezohet në maksimum për të perfituar prej saj. Kështu kanë vepruar sërbët me bolshevizmin rusë, po kështu vepruan edhe grekët me fashizmin. Ata i përdorën të dyja ideologjit në maksimum për të përfituar kombëtarisht edhe për këtë mjafton të kujtojmë se grekët e përdorën edhe po e përdorin fashizmin e Joan Metaksas edhe sot e kësaj dite kur festojnë ‘oxi’ kundër fashizmit. Dhjetra dokumente të qeverrisë greke, të asaj kohe, tregojnë përzjerjen e saj me nazistët por sot bota e di se krimi i gjenoncidit mbi çamërinë është bërë sepse çamët ishin bashkëpuntorë të nazistëve.

Ndërsa fqinjët tanë e luajnë mirë lojën me ideologjit , ndodh ndryeshe në vendin tonë. ‘Burgu i Murgeshave të pandershme’ është vetë elita akademike shqiptare e cila vazhdon edhe sot të shesi virgjëri komunistash. E mbyllur në guackën e saj si një i çmëndur me të meta mendore vazhdon të besoi se ideologjia edhe ndershmëria komuniste ishin shpëtimtare për kombin.

Ndryshimi yne me fqinjet eshte ky: në se Napoleon Zerba do propozohej në poste shtetërore….Lef Nosi do pushkatohej. Ne se akademik e nobelista serb do ndertonin platforma për shfarrosjen e shqiptareve ata do nderoheshin e do vazhdojnë të nderohen edhe sot…ndërsa ne me dy tre kokrra me mëndesi komunistash vazhdojmë të bëjmë ‘Xhon kokëprerësin e ISIS’ me figurat e ndritura që dhanë shpirtin për nënën edhe nëna i pushkatoi.

Zgjedhja e detyruar ne Këshillin e Lartë të Regjencës lexohet në Gazetën “Kombi”, Tiranë më 28 tetor 1943. Ishin kohë kur Kosova edhe Çamëria kishin administratë shqiptare edhe hapnin shkolla shqipe. Në se tradheti na qenka të hapësh shkolla shqipe e te ngresh administratën shqiptare në Kosovë e Çamëri…atëherë edhe une jam tradhetarë.

“Në rendin e ditës figuronte zgjedhja e anëtarëve të Këshillit të Naltë të Regjencës dhe u propozuan z.Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Fuad Dibra dhe Pater Anton Harapi. Të gjithë këta e refuzuan nderin që u bëhej, të gjithë patën guximin të thonë “Jo”, si i thonë një fjale “il grand rifiuto”. Mbas bisedimesh të nxehta që u zhvilluan në këtë mbledhje, u ngrit z. Deva dhe propozoj që z. Mehdi Frashëri t’i imponohet pranimi si anëtar i Këshillit të Naltë dhe të ngarkohet vetë ay qe t’ua imponojë shokëve të tjerë. Zoti Mehdi Frashëri kërkoj fjalën dy herë por nuk iu dha dhe atëherë u zgjodhën ve Mehdi Frashërit edhe tre antarë të tjerë të Këshillit të Regjencës, personat e sipërtreguem, mes brohoritjeve të Asamblesë… E vërteta është ; Përfaqsuesit e kombit dhe askush nga jashtë, dëshiron zgjedhjen e z.Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Fuad Dibra dhe Pater Anton Harapi, si persona të ndershëm.. Anëtarët e Komitetit Egzekutiv, çfaqën thjesht mendimin e tyre, se askush nuk është aq i madh sa t’i shmanget vullnetit të kombit dhe vetëm kombi dikton në këto kohëra jashtëzakonisht dramatike “. “Kombi”, Tiranë më 28 tetor 1943”

Një dokument i botuar ne Research Departament, Foreign Office, 3rd May, 1946, PRO.FO.371.58484, R 6970/470/90 na tregon me detaje gjyqin e stisur ndaj Lef Nosit

“ … Gjyqi u zhvillua, në 8 seanca, në një kinema të papastër në Tiranë, para një shtëpie ku ishin mbledhur anëtarë Partie, të cilët vazhdimisht ndërprisnin me tallje ndërsa tre gjyqtare ushtarakë nga skena, lexonin akuzat me zë të lartë dhe abuzonin ndaj të pandehurve, bashkërisht ose veçmas.. Të treve ( Pader Anton Harapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit) iu hodh përgjegjësia, përveç gjërave të tjera, për të gjitha dëmet e luftës në Shqipëri; “50 000” të vdekur, “47 000” shtëpi të djegura, internimi i 18 800 njerëzve, vjedhja e bagëtive, hedhjen në erë të urave, shkatërrimet, torturat, masakrat…. Avokatët mbrojtës mbyteshin nga britmat si “fashistë” dhe nuk ndodhi asnjëherë që të dëgjoheshin nga Gjykata dhe salla. Një grua e guximshme u ngrit në këmbë dhe thirri: “Liri popullit! A mund të flas?” Asaj iu tha se mund të fliste. Ajo iu drejtua më pas Padër Anton Harapit, Lef Nosit dhe Maliq Bushatit: “Ju jeni duke vrarë tre patriotët më të mëdhenj të mbetur” (pas pushkatimit të disa qindra të tjerëve më parë. Shënim imi RG). Duke e larguar me nxitim, ajo u godit dhe u rrah me ashpërsi dhe më pas u lirua”. Dy ditë më pas, të tre të akuzuarit u ekzekutuan   Research Departament, Foreign Office, 3rd May, 1946, PRO.FO.371.58484, R 6970/470/90

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *