KULTURA

SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS

Shkruan: Mr. sc. Nue Oroshi

Nesër me 4 Shtator 2016 bëhet shenjtërimi i Gongje Bojagjiut, e njohur me emrin Nënë Tereze. Vajza e atdhetarit Kol Bojagjiu i cili ndimoj kryengritësit shqiptarë që ta marrin Shkupin në vitin 1912, atëherë i kishte dy vjet jetë.

Babai Kola ishte një atdhetar dhe humanist i madh. Ai me të gjitha përpjekjet e ndimojë pavarsinë e Shqipëris Etnike, derisa u helmua nga serbët në mënyrë misterioze, vetëm e vetëm se mbronte tokat shqiptare. Duke e trashëguar humanizmin, zemërgjersinë dhe traditat shqiptare, Gongjeja e vogël e morri rrugën për ti shërbyer të varfërve, të pastrehëve dhe njerëzve që ishin në fund të jetës së tyre.

Ajo, me punen zgjuarsinë, humanizmin dhe traditën shqiptare, me përkushtim ndimoj të varfërit, ku bëri që e gjithë bota ta thërriste Nënë. 

Nuk jan të rastësishme as vargjet e një poeti shqiptar ku thot: Unë, që as zjarrit nuk i druhem, para teje në dy gjunjë ulem.

Me këtë rast, dua t’i falëndëroj publikisht dy biografët shqiptarë të Nënë Terezës, dr.Don Lush Gjergji dhe Don Pren Kolen, të cilët me veprat e tyre e bënë të njohur Nënë Terezën edhe në botën shqiptare, sepse shqiptarët pak e njihnin Nënë Terezën deri me rënjen e murit të hekurt komunist.

Një punë të madhe e bëri edhe piktori i njohur Agron Bytyqi, i cili ndër të parët piktor shqiptarë e pikturoj portretin e Nënë Terezes dhe ishte i mishëruar pa masë në punën dhe humanizmin e Nënë Terezes. Shenjtërimi i Nënë Terezes tregon qart se populli shqiptar nëpër shekuj ka dhënë atdhetarët, idealistët, humanistët dhe shenjtërit e tyre.

Familje e Gongje Bojagjiut ësht një sinonim i Shqipëris Etnike, sepse kjo familje jetoj e punoj në tri qendra të Shqipëris Etnike: në Prizren, në Shkup dhe Tiranë, në rrethana jo edhe aq të lehta. Nesër në Vatikan mblidhen të gjithë shqiptarët, pa dallime feje, krahine apo ideje, për të marrë pjesë në këtë shenjtërim të madh, ndërsa ne të tjerët që smundemi me marrë pjesë aty, po punojmë që ti shenjtërojm heronjët e Shqipëris Etnike, që në zemrat e tyre e kishin humanizmin dhe atdhedashurin. Gongjeja jonë që nga nesër do të jetë edhe zyrtarisht shenjtëresh.

Urime shqiptarë kudo që gjindeni. Urime Shqiperi Etnike, se për ty u flijue babai i Nënë Terezes, Kolë Bojagjiu. E vajza e tij Gongjeja, ja mbajti me nder emrin e babait Kolës, si dhe i dha nderë të madh mbarë Shqipërisë Etnike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *