POLITIKA KOMBËTARE

Edvini, shkencëtari më i ri i Shqipërisë, vetëshpallet edhe si përkthyes të pellazgjishtes

Edi Rama ka hapur kamaren e ka folur aliençe, për akademinë e shkencave, për të bërit shkencë dhe punë kërkimore. Se nga cilat pozita dhe me çfarë kredencialesh ka folur Edvini, kjo mund të kuptohet qartë pasi Rama është njeriu i shkarravinave që me shkollën ka bërë divorcin më të egër të jetës së tij. Ai ka alergji ndaj shkollës, dijes dhe injorancën e vetë është përpjekur ta mbulojë me një autodidaktizëm që në të shumtën ka arritur të dallojë ngjyrat e lapsave nga njëra-tjetra. 

Kritikat ndaj akademisë së shkencave nuk mund të vijnë nga një kryeministër që shkencën e konsideron si hamam. Atë e kanë kapur “ethet” e Enver Hoxhës e duke mos marrë përgjegjësitë e veta, po shfaqet si i paarsimuar dhe me sëmundjen e diktatorit Hoxha që të flasë për gjithçka. Ai e ngatërron shkencën dhe punën kërkimore me volumet e “Vepra” të fundërrinës Hoxha. Kështu, Edvini shfaqet si shkencëtari më i ri i Shqipërisë, erudit dhe përkthyes i pellazgjishtes dhe mbllaçit në atë gojën e tij anti-dije, fjalë që mund të lundrojnë vetëm në gjirizet e injorancës.

Natyrisht, përfshirja e kryeministrit në një “debat akademik” vjen si dëshmi e rrëshqitjes jo vetëm cerebrale, por edhe të pushtetit, rrëshqitje të cilat përkojnë bashkë në rastin e një pushtetari megaloman e të dehur nga pushteti që pandeh se ka evoluar nga leximi i filxhanëve tek kritika për shkencën. / G55

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *