POLITIKA KOMBËTARE

Dështimi i votimit në kuvend, fundi i koalicionit PDK-LDK

SHKRUAN: FLORIM ZEQA

Kur u pranua e ashtuquajtura “Pako e Ahtisarit”, për pavarësimin (njohjen ndërkombëtare) të shtetit të Kosovës, të gjithë liderët partiak dhe shtetëror të asaj kohe patën deklaruar njëzëri; Ky është kompromisi i dhimbshëm për pavarësimin e shtetit, nga i cili nuk do të levizet tutje me kompromise të reja…” Mirëpo, përkundër atyre deklarimeve, kompromiset në dëmë të Kosovës ngarendën njëri pas tjetrit, duke filluar me 6 pikat e Ban Kimunit, decentralizimin etnik (sipas orekseve serbe),…për të vazhduar me bisedimet e Brukselit, të cilat prodhuan Asociacionin e komunave (“Zajednicën) serbe e deri tek Demarkacioni i kufirt me Malin e Zi.

Të gjitha këto projekte ndërkombëtare u bënë për të kënaqur orekset serbo-malazezo-maqedone në dëmë të shqiptarëve,…të cilat u pranuan lehtësisht nga liderët e korruptuar shtetëror të Kosovës,…duke u thirrur si gjithnjë në emër të “forcimit” të shtetit, liberalizimit të vizave dhe integrimeve europiane. Të gjitha këto, përveqse hipokrizi qeveritare, na dolën të jenë farsë dhe alibi diplomatike përendimore, për të mbajtur Kosovën e martirizuar dhe të izoluar nga bota e lirë dhe demokratike, papërspektiva zhvillimore, me rrezikshmëri permanente të shpërthimit të “bombës sociale” si produkt i krizës së thellë politike dhe sociale në vend. Ndryshe, analizuar pak më thellë situatën e viteve të fundit në Kosovë, e tëra çfarë ka ndodhë, ishte dhe është një skenar i përgatitur i qarqeve proserbe për destabilizimin e Kosovës, përmes obstruksioneve të vazhdueshme në mardhënjet ndërkombëtare dhe invazionit politik të Serbisë ndaj shtetit të Kosovës.

Tërheqja qyqare e kryeministrit Mustafa Atëherë, kur çdo gjë ishte gati për (mos) votimin e Marrëveshjes se Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në foltore u paraqit kryeministri kukull, i cili e bëri publik vendimin e tij për tërheqje nga rendi i ditës të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duke e arsyetuar me mungesën (kushtëzimin) e Listës “Srpska” në seancën e kuvendit. Përveq vasalitetit të kryeministrit, pushteti e vërtetoi mungesën e numrave në kuvend dhe kredibilitetin e kësaj qeverie, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit. Dështimi i sotëm në votimin e variantit qeveritar të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është delegjitim total i Qeverisë Mustafa dhe koalicionit qeverisës PDK-LDK. Tërheqja nga ana e kryeministrit Mustafa nga rendi i ditës, të Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, nën arsyetimin e mungesës (kushtëzimit) të Listës “Srpska” në seancën e kuvendit, përveq pozitës nënshtruese dhe vasalitetit të kryeministrit, e tregoi dështimin e qeverisë përballë listës “Serpska” dhe vërtetoi dështimet dhe gabimet e komisionit qeveritar në demarkimin e kufirit me Malin e Zi,…mungesën e numrave dhe kredibilitetin e fundosur të kësaj qeverie kuislinge, e cila në asnjë variant nuk e meriton të shkoi tutje me qeverisjen e vendit.

Në rrethanat e krijuara, e vetmja dalje nga situata e rënduar politike janë zgjedhjet e jashtëzakonshme, në afatin ligjor prej 45 ditësh, nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, si nevojë imediate për nxjerjen e një qeverie kredibile,…të pastër dhe të guximshme për largimin njëherë e përgjithmonë nga skena politike të kësaj klase të dështuar politike dhe sejmenëve të tyre nga institucionet shetërore. Le të jetë ky, fundi i kompromiseve politike në dëmë të shtetit dhe qytetarëve të vendit. Lavdi e përjetshme të gjithë deputetëve, ekspertëve ligjor dhe qytetarëve të vendit, që me mendjet dhe trupat e tyre dolën në mbrojtje të kushtetuthsmërisë dhe integritetit territorial të shtetit të Kosovës. Nderi dhe krenaria u takon të gjithë atyre, që në mënyra të ndryshme, nuk u ndalen së kundërshtuari variantin qeveritar të demarkacionit, shpeshëherë duke rrezikuar edhe qenjen e tyre fizike. Sot me 1 Shtator 2016, përfundimisht u mund tradhëtia nga atdhedashuria, u ndal e keqja e madhe,…do të mbetët ky shembulli më i mirë dhe udhërrëfyes për gjeneratat e e reja, se si mbrohet sovraniteti dhe integriteti i vendit nga papërgjegjësia dhe tradhëtia kombëtare e liderëve shtetëror.

Nga sot, 1 Shtator 2016, kurora e panatyrshme qeverisëse PDK-LDK, pashmangshëm do të shkoi drejt shkurorëzimit, si rezultat i mosbesimit në njëri-tjetrin, mospërmbushjen e premtimeve elektorale, kapjes së shtetit, dështimit të përbashkët në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit në vend dhe mospërmbushjes së obligimeve ndërkombëtare në raport me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel.

One thought on “Dështimi i votimit në kuvend, fundi i koalicionit PDK-LDK”

  1. Urime kombit Serb, Musliman e dhe Komunisteve.

    Urime Ramush, i ke ndertuar tre shtepia ne vlere 2.4 Milion Euro, mos te ishte State Departmenti, ti Ramush kishe qene punetor izolimi ne kulmet e Zvicres.
    Urime Ramiz Kelmendi, ty te ruan State Departmenti, me bo shitje te mallit nga Serbia dhe i ke fituar 160 Milion Euro. Pa Amerike ti kishe qene ruajtes i deleve ne Anadoll.
    Urime Vjosa , te shkolloi Amerika , pa Amerike ti do te ishe mjelese e lopeve ne Turqi.
    Urime Nait Hasani ! Pa Amerike o shizofren , ti kishe qene ne spitalet mentale te Serbise, e jo delegat ne parlament…..more qenef, goran.
    Urime Shaip Muja, pa Amerike kishe qene doktor ne Shqiperi……ndoshta edhe pacijent mental ……. E din ti pse.
    Urime Fatmir Limaj, sepse ke dashte me u kall ne vitin 1998 para zyres Amerikane ne Prishtine, por disa shoke te ndalen sepse e dishin qe je shizofren , hajduk dhe dhunues i shum femrave…..urime.
    Urime Labinote Demi muslimane, pa Amerike nuk kishe gerrvalll me hoxhallart , por ishe ne anadoll, tu vjel lejthi , se kryt e ki thi.
    Urime Jakup Krasniqi, analfabeti, Nenad Rashiqi, flet ma mire shqip se ti, ke qene kryetar i parlamentit, deri kur ta nalen cicën….urime fitorja o jakupshkavelli..jakupovski
    Urime edhe krejt tjereve qe ishin kunder State Departmentit, sepse ka faj qe ua ka mundesuar, me honger mut lirisht, me vjedh, me shajt , apet me honger mut.
    Edhe Hashim Thaqi, edhe ty urime se ke bashkpunue me te gjithe keta qenefa sepse edhe vet je qenef.
    Urime edhe komplet partise islamikokomuniste vetvendosja me gjithe hordhite e tyre barbare, dhe ne krye me kryeshizofrenin Al- Bin Kurti.

    Edhe ty Shpend Al Ahmadija urime se ne Harvard ke nejt ne parkun e ketij universiteti, por mesimet me te mira i ke marr prej studimeve ne Bullgarine e viteve 90-ta…..
    Urime shpend , edhe taqifshin nonen krejt kush eshte i Prishtines

    Urime Rusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *