POLITIKA KOMBËTARE

Historia e varjes së Nezir Muzhaqit

Shkruan Kujtim Cekani

Kur e kanë varur komunistët shqipfolës Nezir Muzhaqin në litar, në vitin 1945, ai ka qenë 27 vjeçar. Në fakt, i ati i tij u tmerrua nga vendimi i çmendur i komunistëve për ta varur…

Neziri, gjakftohtë filloj tu jepte kurajo… Mos u merzit Babi, e don Fisi një Kurban, më mirë që jam Unë!

Ka hipur vet në trekëmbësh. Vet e ka vënë litarin në fyt. Dëshirën e fundit e ka kerkuar nje krehër te krehi flokët, dhe fjala e tij e fundit ka qenë “Rrofte Shqipëria”. Menjëherë mbas varjes së të Birit, i ati vdiq në vend.

Trupin e tijë e kanë lënë për një kohë të gjatë të varur tek Rrapi që të tmerronin njerzit. Kur e kanë hequr, kasapët komunist i kanë prerë litarin dhe koka e tij është çarë në gurë.

Trupi i tij nuk dihet se ku është. Shpirti i Tij Po. Ai ndodhet mbi kokat e kriminelëve. Ai kerkon shpagim dhe drejtësi.

ZOT çfarë ka ndodhë në këtë vend…

Do të vijë një Ditë…

3 thoughts on “Historia e varjes së Nezir Muzhaqit”

  1. Litarin, komuniste e Kane perdorur kunder atyre, qe nuk donin komunizmin Serb, qe ata I mblodhi, I beri Piramide, mbi kurrizin e popullit, te cilin ata e mendonin, se qe skllav i Kupoles Mafioze, qe per dy pushke te qelbura, kishin te drejte the sundonin per kete, mbi popullin. Po kur do ta provojne litarin, ne fytin e tyre, plumbat mbi lekuren e vet, me the cilat ata masakruan djemte me te mire te kombit ? Mallkimi i nenave, motrave e grave, qe mbeten pa bijte, vellezerit dhe burrat, i zente kriminelet, qe vrane me shume shqiptare, se the gjithe pushtuesit se bashku !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *