POLITIKA KOMBËTARE

Qytetaret e Mushtishtit vepruan Arsyeshëm

Shkruan: Milazim Maraj

Drejtësia në Kosovë nuk ka përgatitur dosje për kriminelet serb.
Ata që nuk kanë viktima nga familjet e tyre e kanë më lehtë.

Në Mushtisht dhe gjithandej Kosovës shqiptaret e gjallë janë dëshmitarë të krimeve dhe dhunës që serbet që kanë ushtruar në Kosovë. Ata i njohin më mirë fqinjët e tyre. Ardhja e tyre për të festuar pranë varreve që vet i krijuan është luks i tepërt. Presioni mbi shqiptaret që të i pranojnë është i rëndë dhe nuk jep rezultatet . Pajtimi më shqiptarët nuk behët pa kërkuar falje, pa u gjetur të zhdukurit më të cilët Serbia bënë lajka dhe pazare. Pa dënimin e kriminelëve. Institucionet shtetërore të Kosovës të përgatitin më shpejt dosjet e kriminelëve që ata të arrestohen sa të hyjnë në territorin tonë. Institucionet serbe të gjykojnë dhe dënojnë drejt, jo sikur deri më tash 130 vjet burg për 120 shqiptarë të vrarë. Për dhunime, për djegie, masakra dhe forma tjera të pa para në botë.

Shqiptarët nuk mund të i harrojnë kaq shpejt inskenimet e fqinjëve serb, të pa ndërprera por më theks të veçantë nga viti 1981-1999. Raste të pa ndërprera si: Rasti i dështuar i shoqatës”Bozhur”, Panda, Monstra, rasti mbytjes së plakës nga biri i sajë e shumë raste tjera për të cilat sot nuk po ndalem. Shërbimet sekrete serbe vazhdojnë luftën speciale në Kosovë. Kjo luftë nuk ka qenë më e ashpër as në vitet 81/97. Therja e plakës serbe 80 vjeçare Draginja Nikolçeviq dhe i një plake tjetër fqinjë e sajë është rrëqethëse.

Këtë krim e bënë një serbe nga Beogradi. Hulumtimin e parë që do të duhej ta bënin institucionet tona do të duhej të ishte; A është kriminelja punëtore e BIAS. Ja po të mos zbulohej, si kur nuk po zbulohen ata që sulmuan parlamentin, televizionin dhe ata që na vranë, dhe plaguan pas lufte, do të dilte një material i mirë për Daçiçin-Institucionet serbe. Që në KS të OKB. “ së të prezantohej si akt kriminal që po e bëjnë shqiptarët në Kosovë. Po theren serbet“. Forma e ekzekutimit i përngjan ekzekutimeve të ISIS-it. Më këtë rast do të vendosej një paralele në mes të krimit serb në Kosovë dhe krimit të inskenuar për shqiptarë pas lufte. Do të trajtohej së ISSIS në Kosovë po vepron lirshëm.

Nuk është racionale ardhja e serbëve në Kosovë dhe as kthimi i tyre para njohjes së Kosovës nga Serbia. Vetëm pas njohjes mund të zhvillohen marrëdhënie të shëndosha ndërshtetërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *