Petrit Belliu, Kryetar i Qendrës Shqiptare për Kulturë Demoratike "Fan Noli"
POLITIKA KOMBËTARE

NACIONALIZMIN PO E VRASIN DY FAKTORË…

Shkruan: Petrit Belliu, Kryetar i Qendrës Shqiptare për kulturë demokratike “Fan Noli”

Nacionalizmin, dmth ndjenjёn e natyrёshme tё kombёsisё, shqiptarve ua vranё e po ia vrasin dy faktorё:

  1. Armiqtё historikё e tё betuar tё tyre sllavo-greko-turk, qё kanё dashur e duan kurdoherё çkombёtarizimin dhe asimilimin e shqiptarve, kudo ndodhen, nё trojet e tyre etnike dhe kudo gjetkё, pёrfshi shtetet e tyre, ku u ndodhёn qё lashti apo si rezultat i pushtimeve dhe deportimeve.
  2. 2.Fuqitё e Mёdha, duke zgjidhur krizat rajonale kurdoherё nё favor tё armiqve tradicionalё tё shqiptarve dhe nё favor tё interesave dhe ekuilibrave politikё midis tyre. Kjo ndodhi mё 1878 (Kongresi i Berlinit), 1913, 1915, 1920 (Konferenca e Paqes, pas L.I-rё Botёrore, ku SHBA ishte e vetmja qё asi kohe doli kundёr copёtimit tё plotё tё Shqipёrisё, se ashtu ia donin interesat), 1939 -1945, kur nuk u protestua dhe kundёrveprua ndaj pushtimit italian tё Shqipёrisё dhe kur, mё pas, 1941-1945, Kosova dhe Shqipёria londineze, nё marrveshjet e fshehta midis Aleatёve anglo-ameriakano-rus, me kёmbёngulje tё Jugosllavisё dhe Bashkimit Sovjetik, iu lanё sё parёs, kurse Epiri Greqisё. (Ishte koha kur Anglia, e tmerruar deri nё palcё nga sulmet gjermane, sё bashku me SHBA dhe BS, i kishin njohur Jugosllavisё njё rol me peshё nё Evropёn Juglindore, pra dhe premtime tё majme, gjat e pas Lufte, aq sa qё madje Çёrçilli dёrgoi pran Titos djalin e tij, Randolf Churchill).

Qё kjo ishte vendosur kёshtu edhe nga aleatёt anglo-amerikanё, u duk nga fakti se ata qenё kundёr Shqipёrisё Etnike, tё krijuar dhe mbrojtur me shpirt ndёr dhёmbё nga nacionalistёt atdhetarё, 1941- 1944, duke sfiduar kёta e duke pёrkrahur hapur komunistёt dhe tutorёt e tyre, jugosllavёt, si rikthimin forcёrisht tё Kosovёs Serbisё dhe tё Epirit Greqisё. Edhe tash, nё kushtet e shpёrbёrjes sё ish Jugosllavisё dhe luftёs pёr ndryshime demokratike edhe nё Shqipёri dhe trojet etnike shqiptare, miqtё tanё euro-atlantikё pёrsёri zgjodhёn komunistёt dhe bijtё e tyre pёr qendrim nё pushtet e bashkёpunim, (madje duke u falur edhe mёkatet fatale e duke i mikluar) dhe jo nacionalistёt. Madje duke u kujdesur qё kёta t’i qendrojnё larg rimёkёmbjeы ekonomiko-politike dhe pozicionimit pushtetor..! Pse? Thjesht e vetёm prej frikёs se nacionalistёt atdhetarё mund t’u hapin atyre telashe tё padёshiruara e t’u prishin llogaritё, me pathosin e tyre atdhetar dhe vendosmёrinё pёr realizimin e çёshtjes sё shenjtё kombёtare..! Kurse tё shiturit e tё gjitha kohёrave, pёrfshi komunistёt dhe bijtё e tyre biologjik e shpirtёror, kanё dhёnё mjaft prova se mund lehtёsisht tё manipulohen dhe lёpihen pa kurrfarё skrupulli, pёrballё mbajtjes nё pushtet dhe pёrfitimeve egoistike prej tij..!

Ja pra faktorёt jashtshqiptarё e shqiptarё qё kanё vrarё nё kohёra dhe vrasin ende nacionalizmin shqiptar. Vetёm rizgjimi i ndjenjёs kombёtare, dmth nacionalizmit atdhetar tё shqiptarёve dhe bёrja e tyre faktor e aktor nё rajon e mё gjerё, do t’i ndihmojё ata tё marrin nё duart e tyre fatet e veta; sigurisht, nё bashkёpunim e bashkёrenditje edhe me faktorin mik euro-atlantik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *