POLITIKA KOMBËTARE

Tragjedia Muslimane në kontekstin e Zhbërjes së Europës Lindore (1989-1999)

Shkruan: Prof. Dr. Jahja Drançolli

(Sakrificat e fuqive euro-amerikane dhe të NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik dhe fetar në Bosnjë e Kosovë)!

S. Milosheviqi zgjodhi Kosovën si pikë qendrore (omphalos) territoriale e historiko-kombëtare për shpalljen zyrtare të idealit të tij prej shpëtimtari të popullatës ortodokse të Kosovës. Pozita e tij si lider kombëtar u vulosë sidomos më 24/IV/1987, kur kishte siguruar masën e shqetësuar serbe në Fushë Kosovë, që “askush nuk do t’ju rrah”. Me këtë Milosheviq ngriti vetën për mbrojtës të krenarisë, dinjitetit kombëtar dhe bindjeve morale të serbizmit. Nga perspektiva ortodokse përkrahja religjioze për Milosheviqin ndryshonte në mes të sanksionit eksplicit të vendimeve të tij politike dhe mos aprovimit implicit. Kisha Ortodokse Serbe, e gjendur atëbotë në mes të doktrinës religjioze, e cila në jetën shoqërore e politike është dashur të ishte pozitive (proklamimi i paqës dhe tolerancës ndërfetare), si dhe euforisë nacionaliste e shovensite e inicuar nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Serbe (1986), në njëfar mënyre zgjodhi rrugën e politikës së ditës. Së këtejmi, nepërmjet të shtypit dhe botimeve i arsyetonte veprimet ushtarake në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.

Pikëpamjet ortodokse u modifikuan në një nyancë ose shumë pak atëherë kur dhuna e kryer në Luftën e Bosnjës (Srebernica, etj.) dhe të Kosovës (Reçaku, etj.) u bë e qartë dhe si e tillë nuk mund të injorohet?! Në këtë kontekst ishte bërë nevojë e domosdoshme kordinimi i aksioneve euro-amerikane dhe të NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik dhe fetar në Kosovë nga S. Milosheviq (1989-1999).
Kjo çështje e rëndësishme kohë më parë ka tërhequr vëmendjën edhe të dy studuesve më kredibil të Universitetit të Oksfordit lidhur më çështjën e religjioneve komparative, respektivisht të problemetikës së bashkëveprimit të religjionit dhe politikës. Për ilustrim duhet lexuar këtë pasazh nga teksti origjinal e librit, të cilin e kemi postuar më poshtë:

“The fall of the Iron Curtain in 1989 made it possible for many Eastern European countries to join the European Union. Some of these, like Yugoslavia and Albania, constituted the biggest historic challenge to the stability of Europe since World War II. In that same year, 1989, Slobodan Milosevic was elected president of Yugoslavia and the country soon faced an accelerated ethnic disintegration centered on Kosovo and its Muslim population. This crisis manifested itself in the lack of a unified European defense identity able to settle conflicts in the neighboring former communist countries. Europeans could not do it alone, so the Americans and North Atlantic Treaty Organization were called upon to stop Milosevic’s ethnic cleansing in the Balkans. That eventually led to air strikes in Serbia and Kosovo in March 1999 and thus revealed continued tensions within Europe itself aggravated by hundreds of thousands of refugees-most of them Muslim-fleeing to neighboring countries in the European Union” (f. 282)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *