POLITIKA KOMBËTARE

TRADHTIA BRINA NUK KA!

Shkruan: Naim Miftari

Tani po e dëgjojmë refrenin e modifikuar se kinse, Mali i Zi po rritet, ndërsa Kosova nuk po zvogëlohet në territor! Ju deputet të Parlamentit duhet ta dini se po u rrit Mali i Zi në dëm të territorit të Kosovës, kanë për t’u rritur edhe ato që ju lindën juve që votoni verbërisht. Tradhtia brina nuk ka!

Çka ua merr mendja juve, o deputet qyqar? Mendoni se populli është krejtësisht budalla? Apo, ndoshta mendoni se ne jemi të gjithë të verbër dhe nuk shohim asgjë me sy?! Mos e djegni vendin tonë për të shpëtuar dy-tre individë nga drejtësia që i pret…

Nuk keni nevojë të na shisni hatër kinse të Brukselit e Washingtonit. Po të ishte miqësia në politikë vlerë e sinqeritetit, Kosova sot do ta kishte ushtrinë, drejtësinë, sovranitetin, zhvillimin dhe progresin e garantuar.

Nuk duhet të harrojmë se “miqtë” e kanë sjellë popullin tonë në këtë gjendje. Jo, nuk falim tokë për hatër të Sulltanit, Carit, Kralit, Mbretit, Kryetarëve, Konzullëve e kangjallozëve tjerë të vendeve “mike”. Kur është në pyetje territori i mikut, ai të vret për një metër katrorë.

Mos e harroni Nenin 70, paragrafin 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili thotë: “Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues (partiak)”. Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë se, askush dhe me asnjë normë nuk mund ta detyrojë deputetin të veprojë në kundërshtim me vullnetin dhe bindjen e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *