POLITIKA KOMBËTARE

DIVERSANTËT BIOLOGJIK

Shkruan: Milazim Maraj

Kosova duhet të këtë mbrojtje kundër luftës Biologjike.

Kudo në trojet e banuara më shqiptarë ka pasur sulme më armë të ndryshme, në kohë të ndryshme, nga të njëjtit pretendues për okupim. Të gjitha aksionet e planifikuara janë realizuar duke pasur pasoja të rënda për shqiptarët. Këto armë behën nga institutet biologjike ushtarake ruse, turke dhe serbe.

Virusi (Krime-Kongo) u importua nga Kongo në Rusi. Sulmi u bë në Krime ku në këtë kohë jetonin 4500 familje shqiptare. Biologët rus emrit të këtij virusit i dhanë edhe parashtesën Krime, vendi ku kishte operuar ky virus. Virusi u përdor edhe në vendet tjera të Ukrainës dhe Armenisë të populluara me shqiptar. Ky virus shkaktonte ethet hemorragjike dhe përhapej shpejt. Përhapja ishte biologjike, për mes të minjve, rriqërave morrave dhe gjallesa tjera që i përshtaten lehtë ambientit.

Ky virus u provua në vitin 1945 në Suharekë nga instituti biologjik ushtarak i Jugosllavisë. Nga ky sulm diversant Biologjik pësoj familja 8 anëtarësh e Hashim Bytyqit nga Nishori i Suharekës. Virusi tani mori emrin Dubrava Beograd. Ky virus operon edhe sot në Komunat, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Klinë dhe Skenderaj. Intensiteti i operacionit gjithmonë lidhet me intensitetin e aksioneve antishqiptare, të serbeve në Kosovë. Numri i viktimave ndryshon nga viti në vit.

Sëmundja ”Shapi” e deleve erdhi nga Rusia në vitet 1948 për mes të deshve të sëmurë që i kishin sjellë gjëja për të ndërruar racën nga raca e deleve autoktone në atë “Mërimë”. Delet në Kosovë nuk u shëruan kurrë nga kjo sëmundje.

Tani sëmurja e gungave të lopët që përfshiu tërë Kosovën për një kohë kaq të shkurtër. Veterinarinë tonë e gjeti të pa përgatitur. Por lajmi që vaksinat kundër gungëzave duhet të sillën nga Kongo. Të japin të kuptosh së edhe virusi i “Gungave” që po vret lopët në Kosovë është bashkë atdhetarë i virusit krime Kongo që operon në Kosovë tani e sa vite. Kosova ka institutin e Biologjisë. Ka edhe bukur shumë inxhinier të Biologjisë. Por a janë të inkuadruar këto kuadro në mbrojtjen e shëndetit në Kosovë ?? Apo, a kanë menduar për këtë institucionet e sigurisë së Kosovës ?? Përhapja kaq e shpejt e këtyre sëmundjeve është treguesi më real. Serbia nuk e konsideron luftën për Kosovën të përfunduar. Armë biologjike dhe kimike të ndaluara me konventa ndërkombëtare ka përdorë në Kosovë; para lufte në shkolla, etj, dhe gjatë luftës në Koshare. Tani në fshatrat në veri të Mitrovicës paraqitet edhe gjarpri më helmues në Botë.

Gjarpri “Viper” ky gjarpër nuk jeton në viset tona. Jeton në Indi dhe Afrikë. A ka filluar dikush të merret më këtë? Nuk është shumë i rëndësishëm një gjarpër sa është e rëndësishëm si ka ardhur deri në Mitrovicë? Pastaj pse pikërisht në Mitrovicë? Ekspertet biolog duhet ta studiojnë këtë rast. A mund të jetojë ky gjarpër në Kosovë? A po është i infektuar më ndonjë virus që do të përhap sëmurje tjera në këtë ambient???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *