Arbër Gashi, Artur Roshi dhe Zudi Xhelili
POLITIKA KOMBËTARE

Votimi kundër demarkacionit nuk mund t’i cenojë marrëdhënjet e veçanta të shqiptarëve me SHBA dhe vendet mike të BE-së

Nisur nga besimi i pathyeshëm në vlerat e drejtësisë dhe demokracisë funkcionale, shqiptarët kanë obligim dhe detyrim historik për të trajtuar me durim dhe sinqeritet një sërë çështjesh të hapura me fqinjët e tyre, të cilat, në radhë të parë, për të prodhuar një rezultat pozitiv dhe të pranuar nga të gjitha palët, duhet të gjejnë partner me seriozitet maksimal te vet politika shqiptare.

Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat, vazhdon t’i jap mbështetje maksimale diskursit racional për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi dhe Serbinë, andaj i bënë thirrje deputetëve të Parlamentit të Kosovës që, në interes të ruajtjes së paqes dhe perspektivës shtetndërtuese për Kosovën dhe shqiptarët, në seancën e 1 shtatorit, njëzëri të votojnë kundër Marrëveshjes për Demarkacionin.

Njëkohësisht, Këshilli Koordinator i Ballit Kombëtar Demokrat vlerëson se, marrëdhënjet miqësore të shqiptarëve, në veçanti ato me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe marrëdhënjet miqësore e tejet të frytshme me vendet tjera mike të BE-së, nuk rrezikohen në asnjë rrethanë nga vota demokratike e deputetëve të Parlamentit kundër marrëveshjeve që cenojnë integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *