OPINIONE

Fajin e kanë grekët, serbët, Sorosi, homoseksualët, e më së shumti ti legen

Shkruan: Edison YPI

Fajin e kanë grekët, serbët, Sorosi, homoseksualët, e më së shumti ti legen

Ermal Hasimja

Fajin e kanë grekët, serbët, Saliu, Sorosi, homoseksualët, iluminati, thatësira, përmbytja nga rreshtimi i planetëve, shejtani që shkundi brekët në Drin, Çurçilli që na fali te Stalini etj.
More po kemi qindra vjet që ankohemi e nuk po zgjidhim gjë!
Po sikur, larg qoftë, ta kemi fajin vetë?
Ti plehra që hedh plehrat nga makina.
Ti 20 vjeçar që futesh te forumi rinor se do të gjesh punë në shtet dhe ka goca të bukura.
Ti legen që voton për hajdutët.
Ti burrë-lavir që shet votën.
Ti trim i madh që vret dikë sepse të pa shtrembët.
Ti polic që ruan parcelën e kanabisit.
Ti mësues që mashtron nxënësit e prindërit me 10 qyl.
Ti pedagog që shet notat në provim.
Ti komunist me fuoristradë që qan për Çavezin dhe nuk pranon më pak se 30 për qind në tender.
Ti drejtor që shpik ligje dhe i merr shpirtin biznesit se ashtu e ke parë në Itali.
Ti Ilir që je bërë Jorgo se ke ndryshuar emrin në Greqi dhe quan Rashicën tradhtar se do të luajë me Kosovën.
Çfarë do t’u lemë fëmijëve?
Borxhe dhe ankesa?
Po sikur ta bënim si gjermanët?
Domethënë, po sikur të punojmë?
Po sikur t’ia nisim nga vetja?

2 thoughts on “Fajin e kanë grekët, serbët, Sorosi, homoseksualët, e më së shumti ti legen”

  1. Ashtè artikull pa behane na shyptart ashtè minuti i funitè qe duhum me kuptu se neq gjendje jemi ne buz humnere nakan vnu sytè pelhur te trash pona doket dreqi melaqe sjemi tue ditè vllavin vlla lutne zotin nryshoni mendimet se marum pa tlig t’ kerkuj punoni per veti K.L.M. /

  2. Artikull pa behane…
    Do behemi edhe ne si te tjeret ama ta imitojme gjermanin.Gjermania pas luftes se dyte ishte bere pluhur e hi por dashuria e madhe jo me llafe por me vepra e popullit gjermsn e beri nje shtet shume te fort ne Europe.Ne shqiptaret jemi siqe pershkruan artikulli.PUNE E VEPRA E BASHKIM SIQE BERI GJERMANI.Ata e rrezuan murin e Berlinit ne duhet ti gjunjezojme te tjeret me pune e vepra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *