KULTURA

Erdhi koha shqipëtar!

Mit'hat FrashëriErdhi koha Shqipëtar
Shqipëtar per Shqipëri
T‘gjithë së bashku n’Ballë Kombëtar
Tym e flakë për liri

Th‘rret gjaku i vllezërve
që po shkon rrëke
zani i dëshmorëve
që flasin në dhe

Per kët‘ flamur të bekuar
Të gjithë shqiptarët pa dallim
Kanë lidhë besë e janë betue
Me i ra t’huajit me terbim

Th‘rret gjaku i vllezërve
që po shkon rrëke
zani i dëshmorëve
që flasin në dhe

Kudo flitet gjuha e t’parëve
Bijë shqiponjash neve jem
Mit'hat Bej FrashëriAsht Shqipnia e Shqiptarve
E kerkojmë e do ta kem’

Th‘rret gjaku i vllezërve
Qe po shkon rrëke
Zani i dëshmorëve
Qe flasin në dhe

Vlla me pushkë me shqipen n’ballë
Mbi shkëmbinj q’urrejm robnin
Do t’luftojm sa t’jemi gjallë
T’huej, n’tok t’vet Shqiptar‘t nuk rrinë

Th‘rret gjaku i vllezërve
që po shkon rrëke
zani i dëshmorëve
që flasin në dhe.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *