POLITIKA KOMBËTARE

NJERËZIT E NËNTOKËS ZANAFILLËN E KANË NGA FONDI “Vendlindja Thërret”

Intervistoi: Nehat SHAQIRI

Raporti i progresit për korrupsionin në institucionet e Kosovës e në veqanti në gjyqësorin, nuk është një çështje e re që e ngritë Bashkimi Evropian, por vazhdimësi e raporteve paraprke që në vazhdimësi e kanë kritikuar këtë fenomen dhe kanë kërkuar luftimin e tij, thotë Saim Tahiraj, veprimtari i hershëm i LDK-së në diasporë, bashkëluftëtarë dhe bashkorganizator i luftës në Kosovë me Sali Çekajn.

Saim Tahiraj pohon se, të gjitha raportet paraprake të BE-së nga kjo klasë politike e zhytur deri në veshë në korrupsion dhe krime të natyrave të ndryshme, janë injoruar tersisht dhe kanë vazhduar rrugëtimin e tyre kriminal, madje me intenzitet të shtuar.

“Luftimi i korrupsionit në të gjitha institucionet e shtetit nuk duhet kërkuar të luftohet nga ata që janë ideatorët dhe themeluesit e tij. Të kërkosh ta luftojnë korrupsionin nga këta që nga varfnjakë u shëndrruan në milioner, e ndoshta edhe në miliarder, është  absurditeti më i madhë  i lloijt të vetë. Për luftimin e korropsionit duhet të ndryshohet rrënjësisht qasja dhe veprimi, si nga bashkësia nderkombëtare e po ashtu edhe nga populli i Kosovës”, shprehet ai.

“Kjo klasë e ndyer politike detyrimisht duhet të largohet nga pushteti sa më parë. Pjesa dermuese e administrates në të gjitha institucionet shtetërore, duhet pastruar nga ky rrjet kriminal që e ka grryer temelin e shtetit, dhe nëse vazhdon kështu do e përmbyes përfundimisht. Për të pasur sukses luftimi i këtij fenomeni shoqëror me përmasa kaqë shkatrues për shoqërin Kosovare, medoemos duhet marrur ma analizen e tij seroioze. E para, zanafillen e këtij fenomeni. E dyta, koka e këtij fenomeni. E treta rrjeti i këti fenomeni”, thotë Tahiraj.

“E para: Zanafilla e këtij fanomeni qendron të themelimi i dy fondeve, Fondi “Vendlindja Thërret” dhe i Qeverisë së Kosovës, i njohur si Fondi i Trepërqindëshit. Të dyja këto fonde duhet në mënyrë të detajuar të hetohen dhe të dilet me rrezulltatet se sa para ishin tubuar dhe si u shpenzuan ato para.  E dyta: Koka kryesore të e këtyre dy fondeve të hetohen. Të hetohet pasuria e tyre dhe prejardhja e asj pasurie.  E treta: Të hetohet i tër rrjeti i këtyre dy fondeve. Pasë këtij hetimi jam i bindur se rezulltati do na dërgoj në vrasjet politike që ndodhen gjatë luftës dhe pasë sajë. Në këtë pikë të hetimit mendoj se fondi i Qeverisë Bukoshi nuk mund të krahasohet me atë “Vendlindja Thërret” sepse ai ishte më transparent, derisa Fondi “Vendlindja Thërret” ishte plotësisht fond i nëntokës dhe i kontrolluar njerëzit e nentokës”, potencon Tahiraj.

Sipas tij, pamvarsisht kësaj, me urgjencë duhet të hetohen të dyja fondet. “Jam i bindur se bazamenit mbi të cilën u krijua kjo kastë e ndyer politike e veshur me petkun kriminalë janë pikrishtë këto dy fonde. Që nga koha e themelimit të këtyre dy fondeve e deri më sot kurrë nuk pati një transparencë rrethë menagjimit të tyre. Kurrë nuk pati një hetim të tyre, por përkundrazi edhe pasë lufte vepruan njejtë edhe me fondet e shtetit duke i menagjuar nëntoka. Kjo logjikë po vazhdon edhe sot, prandaj si rrezulltatë kemi milionerë të asajë nëntoke. Pjesë përbërse e këtij fenomeni shtetrrënues, fatkeqësisht është edhe një pjesë e bashksisë nderkombëtare që ndodhet në Kosovë”.

“Kjo nëntoka si duket ka pasur aftësi dhe mundësi finaciare ta korruptoj një pjesë të bashkësisë nderkombëtare. Dështimet e njëpasnjëshme të bashksisë nderkombëtare në luftimin e korrupcionit në Kosovë janë fakti më i mirë që e vertetonë këtë simbiozë në mesë të kastës së ndyer politike të Kosovës dhe një pjese të bashkësisë nderkombëtare. Deri më tani nuk kemi vërejtur as edhe mëtë voglin verim serioz në luftimin e këtij fenomeni shtetërrënues. Kemi vërejtur vetëm themelim të shumë organizmave vendorë dhe nderkombëtarë të cilat kanë qenë më shumë si mbulojë e këtij fenomeni shtetëshkatrues, sesa diqka serioze në këtë luftë, ndërsa para popullit të paraqiten se gjoja po veprojmë diqka”, thekson Tahiraj.

Më tej Tahiraj thekson se, korrupsioni nuk luftohet me dekleratë false, me raporte që vetëm konstatojnë gjendjen, me kriminelë që e themeluan atë.

“Korrupsioni luftohet duke e sulmmuar atë në kokë, me organe serioze të përbëra nga individë të pastër kombëtarisht, moralisht dhe matrialisht. Me organ profesionale. Nëse me të vërtetë bashkësia nderkombëtare deshiron me e luftue korrupsionin, duhet të heqë dorë nga përkrahja dhe bashkpunimi me këta kriminelë që e mbollen dhe e kultivuan këtë fenomen shtetëshkattrues, e jo të  bisedojnë dhe të bashkpunojnë me ta si të vetmit që mundë të bisedohet për ardhmërin e shtetit të Kosovës, sepse nga dosje të tyre që kanë mund të shantazhohen dhe të jenë shumë të lehtë për bisedime”, thekson Saim Tahiraj.

One thought on “NJERËZIT E NËNTOKËS ZANAFILLËN E KANË NGA FONDI “Vendlindja Thërret””

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *