POLITIKA KOMBËTARE

Të gjithë në protestë!

Shkruan: Sefedin Krasniqi

Për më shumë se 70 vjet e provuam të majtën në të gjitha variantat e saj dredharake dhe morbide, mashtruese dhe përfituese në emër të kombit. Ka pasur vetëm një intermezzo, por që nuk kishte asnjë pikë pushteti dhe të gjithë veprimtarinë e saj, në “ruajtjen e substancës kombëtare”, e bazonte në solidaritet për të mbijetuar. Përfituesit e luftës çlirimtare që s’e shkrepen asnjë plumb, tash po mundohen të realizojnë tradhëtinë më të tmerrshme kombëtare-faljen e tokave të Kosovës, për të shpetuar nga Gjykata Speciale.

Duhet t’iu dalim në pritë, t’iu themi STOP!

Koha është për të djathtën e vërtetë siç ishte dhe është BALLI KOMBËTAR DEMOKRAT . Të gjithë me Ballin! Të gjithë në protesta sot, kundër Klanit PRONTO që ka vendosur t’ia dhurojë Malit të Zi një pjesë të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *