POLITIKA KOMBËTARE

Mjerimi i presidentit Thaçi!

Shkruan: Florim ZEQA

Heshtja ndaj pergjimeve të grupit “Pronto” dhe thirrja publike e presidentit Hashim Thaçi drejtuar qytetarëve të vendit, për mbështetjen ndaj “detyrimeve” që ka pranuar nga bashkësia ndërkombëtare për Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, si kushtëzime fillestare për liberalizimin e vizave, formimin e FAK-ut dhe proceset tjera integruese,…e vërtetonë katërçipërisht vasalitetin dhe mjerimin e presidentit të shtetit, të dorëzuar para presionit ndërkombëtar dhe kapitullimin para invazionit politik të fqinjëve tanë.

Fjalimi i Hashim Thaçit dhe përuljet e fundit para varrezave serbe në Grackë dhe Gorazhdec, në memorialin e të cilave, në gjuhën serbe shkruan; “Žertve shiptarskog terrora” (Viktimat e terrorit shqiptar), me ç’rast i bën përgjegjës shqiptarët për të dyja rastet e pandriçuara akoma.
Me këto veprime të papërgjegjshme dhe qyqare Hashim Thaçi për më tepër i gjason një presidenti të zënë rob nën prangat e korrupsionit dhe shantazhit politik se sa një presidenti të shtetit më etnik dhe sovran (mbi 92% të popullatës shqiptare) në Ballkan.

Deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ditën kur duhet të votoni për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, duhet ta dini që jeni para një përgjegjësie historike, andaj ju të zgjedhurit e popullit me mosratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, përveqse e mbroni shtetin nga tkurrja territoriale, i çlironi presidentin dhe kryeministrin nga pengmbajtja ndërkombëtare,…për t’i hapur kështu rrugë sistemit të drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare që të mirret me fatin e tyre, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të vazhduar me grupin mafioz “Pronto” dhe nëntokat tjera politike dhe parapolitike në Kosovë.

F.Z. 19.08.2016, Trevizo (Itali)

One thought on “Mjerimi i presidentit Thaçi!”

  1. Ne na ka shpetuar Zoti dhe jemi shume me fat qe 1 here në 100 vjet lind nje Hashim Thaç, se na u kish luajt nana me na pas lindur në çdo 10 vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *