POLITIKA KOMBËTARE

Unë besoj në aftësitë dhe mundësitë e Kosovës!

Miqtë e mijë, zonja dhe zotërinj, Ju motra e vëllezër shqiptarë!

Të gjithë ju që në 15 vitet e fundit më keni përcjellur hap pas hapi dhe keni ndihmuar e dhënë kontribut të çmueshëm në shpërndarjen e informacionit të rezistencës qytetare kundër korrupcionit, kapjes së shtetit nga bandat e SHIK-ut dhe interesat meskine të drejtuesve të partive politike: Unë, miku Juaj, Gazmend Islami, kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat për Republikën e Kosovës, Ju ftoj të gjithëve të bashkoheni me ne në Protestën e datës 19 Gusht 2016, duke filluar nga ora 14:00 në kryeqytetin tonë, te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kosova, si asnjëherë më parë në historinë e sajë ka nevojë të dëgjoj zërin e ndërgjegjes kombëtare, qytetare dhe patriotike. Shteti ynë ka nevojë dhe i duhet ndihma jonë e përbashkët.

Unë besoj në aftësitë dhe mundësitë e Kosovës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *